Dhiata e Re 2023
22 Tetor. Si Mund të Qëndroj i Fortë në Zotimin Tim ndaj Jezu Krishtit? 1 dhe 2 Thesalonikasve


“22 Tetor. Si Mund të Qëndroj i Fortë në Zotimin Tim ndaj Jezu Krishtit? 1 dhe 2 Thesalonikasve”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“22 Tetor. Si Mund të Qëndroj i Fortë në Zotimin Tim ndaj Jezu Krishtit?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

të rinj dhe të reja duke ecur

22 Tetor

Si Mund të Qëndroj i Fortë në Zotimin Tim ndaj Jezu Krishtit?

1 dhe 2 Thesalonikasve

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Cilat përvoja të kohëve të fundit i kanë forcuar dëshmitë tona?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka nevojë për ndihmën dhe lutjet tona? Çfarë ndihemi të nxitur të bëjmë për t’i ndihmuar ata?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund të jemi një dritë për pjesëtarët e familjes ose miqtë që nuk kanë të njëjtat bindje si ne?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund të tregojmë më shumë dashuri dhe përkrahje për familjet tona dhe të sjellim një ndryshim për mirë në shtëpitë tona?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Shumica prej nesh njohin dikë që dikur dukej plotësisht i/e zotuar ndaj Jezu Krishtit, por që më pas është larguar nga besimi i vet. Është e natyrshme ta pyetni veten: “A mund të më ndodhë mua ndonjëherë kjo gjë vallë?” Pali i lavdëroi shenjtorët thesalonikas për besnikërinë e tyre, por u ndje i frymëzuar t’i paralajmëronte për mësimet e rreme dhe ndikimet e tjera që mund ta dobësonin besimin e tyre. Pavarësisht se sa i fortë është zotimi ynë ndaj Shpëtimtarit pikërisht tani, gjithmonë ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të “plotës[uar] gjërat që ende i mungojnë besimit [tonë]” (1 Thesalonikasve 3:10).

Ndërsa luteni për njerëzit në klasën ose kuorumin tuaj, dëgjoni nxitjet që ju dërgon Zoti. Çfarë mendoni se do t’i ndihmonte ata të qëndronin besnikë ndaj Shpëtimtarit pavarësisht nga kundërshtimi që do të hasin? Çfarë ju ka ndihmuar ju? Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, ju mund të shqyrtoni mesazhin e Plakut Dejll G. Renland “Zotim i Patundur ndaj Jezu Krishtit” (Liahona, nëntor 2019, f. 22–25) përveç kapitujve 1 dhe 2 Thesalonikasve.

Mësoni së Bashku

Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat ta shqyrtojnë atë që lexuan te 1 dhe 2 Thesalonikasve dhe për të paraqitur temën e të qëndruarit të fortë në zotimin tonë ndaj Shpëtimtarit, mund të lexoni së bashku te 2 Thesalonikasve 2:1–3. Diskutoni se çfarë kuptimi mund të ketë termi “rënia”. Në veçanti, çfarë do të thotë për një individ të pësojë rënie nga Jezu Krishti? Ju mund ta krahasoni këtë term me frazat e tjera që përdori Pali, si “qëndroni të patundur në Zotin” (1 Thesalonikasve 3:8) dhe “mos u lodhni së bëri të mirën” (2 Thesalonikasve 3:13). Më pas mund të shqyrtoni vargjet te 1 Thesalonikasve 5:15–23. Si mund të na ndihmojë zbatimi i këshillës së Palit në këto vargje që të mos pësojmë rënie të besimit tonë te Jezu Krishti – madje edhe kur hasim kundërshtim? Përdorni veprimtari si ato në vijim për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të qëndrojnë të fortë në zotimin e tyre ndaj Shpëtimtarit.

  • Mund të jetë frymëzuese të mësojmë nga shembujt e të tjerëve që u bënë të patundur në zotimin e tyre ndaj Krishtit. Për shembull, ju mund të studioni së bashku shembullin e anti-nefi-lehitëve, që kishin qenë “një popull [i] egër, [i] ngurtësuar dhe gjakatar”, por “nuk hoqën dorë kurrë nga besimi i tyre” kur u “kthyen në besim te Zoti” (Alma 17:14; 23:6–8). Çfarë sugjerohet tek Alma 24:8–18 rreth arsyes përse ata qëndruan besnikë? Çfarë zgjedhjesh të rëndësishme bënë ata? Si i ndihmoi Shpëtimtari ata? Shembuj të tjerë mund të gjenden te mesazhi i Plakut Dejll G. Renland “Zotim i Patundur ndaj Jezu Krishtit”. Ndoshta disa të rinj dhe të reja mund të lexojnë disa nga këta shembuj dhe të tregojnë se çfarë mësojnë rreth të qëndruarit të vërtetë ndaj Krishtit. Si kemi qëndruar të zotuar ndaj Zotit pavarësisht nga të metat tona?

  • Në përpjekjet tona për ta forcuar besimin vetjak, është e dobishme të jemi të vetëdijshëm për forcat që kërkojnë ta dobësojnë atë. Vegimi i Lehit i pemës së jetës përshkruan disa nga këto forca. Ndoshta ju mund të shfaqni një fotografi të vegimit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 69) dhe të shqyrtoni së bashku hollësitë që gjenden te 1 Nefi 8:10–34. Në vegim, çfarë i pengoi njerëzit ta shijonin frutën e pemës? Çfarë i ndihmoi njerëzit të arrinin te pema dhe të qëndronin atje? Çfarë simbolizojnë këto gjëra në jetën tonë?

  • Në mesazhin e tij “Fuqi për të Mposhtur Kundërshtarin” (Liahona, nëntor 2019, 110–112), Plaku Piter M. Xhonson renditi tri mënyrat se si Satani përpiqet të na dobësojë. Mund t’i caktoni çdo të riu ose të reje të lexojë rreth njërës prej këtyre mënyrave dhe t’i tregojnë klasës ose kuorumit shembuj të mënyrës se si Satani e përdor këtë mjet kundër rinisë sot. Më pas secili prej tyre mund të lexojë njërin nga katër sugjerimet e Plakut Xhonson për të kapërcyer taktikat e kundërshtarit dhe të tregojë atë që mësoi.

Jezu Krishti

Be Not Afraid [Mos Kini Frikë], nga Michael Malm

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Në shumë raste, mund të jetë e përshtatshme që t’i ftoni nxënësit ta ndihmojnë njëri-tjetrin që të gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre. Kur nxiteni nga Shpirti, ju mund të vendosni ta bëni këtë edhe nëse e ndieni se e dini përgjigjen.