Eja, Më Ndiq
9–15 Nëntor. Ethëri 1–5: “Grisni Atë Vel të Mosbesimit”


“9–15 Nëntor. Ethëri 1–5: ‘Grisni Atë Vel të Mosbesimit’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“9–15 Nëntor. Ethëri 1–5”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Jareditët duke udhëtuar nëpër vendin e shkretë

Jareditët Largohen nga Babeli, nga Albin Veselka

9–15 Nëntor

Ethëri 1–5

“Grisni Atë Vel të Mosbesimit”

Ndërsa rishikoni atë që mësuat gjatë studimit tuaj të kapitujve tek Ethëri 1–5, cilat të vërteta ndiheni i frymëzuar t’i ndihmoni fëmijët që t’i zbulojnë? Ndoshta ka ide në këtë përvijim që mund të ndihmojnë.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Paraqitni një figurë të vëllait të Jaredit (shih përvijimin e kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Ftojini fëmijët të tregojnë atë që dinë rreth tij.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Ethëri 1:33–43; 2:16–25; 3:1–6

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

Historia e vëllait të Jaredit ilustron disa mënyra në të cilat Perëndia mund të na ndihmojë kur lutemi.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini disa anëtarë të lagjes të cilët dinë një gjuhë tjetër, që të thonë disa fjali në atë gjuhë për klasën tuaj (ose luani një regjistrim në një gjuhë tjetër). Lërini fëmijët të bëjnë sikur flasin një gjuhë tjetër dhe të vënë në dukje se sa e vështirë është ta kuptojmë njëri‑tjetrin kur nuk flasim të njëjtën gjuhë. Përdoreni këtë për të paraqitur rrëfimin e Kullës së Babelit te Zanafilla 11:1–9 dhe Ethëri 1:33. Lexojini vargjet tek Ethëri 3:13 dhe 15 dhe shpjegoni se si u lut vëllai i Jaredit që ai dhe miqtë e familja e tij do të ishin në gjendje ta kuptonin njëri‑tjetrin (shih Ethëri 1:34–37). Lexojeni dhe ndihmojini fëmijët ta kuptojnë përgjigjen e Zotit ndaj lutjes së tij tek Ethëri 1:35. Ju mund të përdorni gjithashtu “Kapitullin 50: Jareditët Lënë Babelin” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 143–144).

  • Ftojini fëmijët të bëjnë sikur ndërtojnë një maune, siç përshkruhet tek Ethëri 2:16–17. Shpjegoni problemet që patën jareditët me maunet e tyre (shih Ethëri 2:19) dhe pyetini fëmijët se çfarë do të bënin ata në lidhje me këto probleme. Lexoni nga Ethëri 2:18–19 për t’u mësuar fëmijëve mbi mënyrën se si vëllai i Jaredit ia paraqiti problemet e tij Zotit në lutje. Dëshmoni se ne përherë mund të lutemi kur kemi pyetje ose probleme.

  • Përmblidhini shkurtimisht vargjet tek Ethëri 2:19–3:6 për të shpjeguar se si iu përgjigj Zoti pyetjeve të vëllait të Jaredit rreth mauneve. Vendosni 16 gurë nëpër klasë dhe ftojini fëmijët që t’i numërojnë ndërsa i gjejnë. Paraqitni figurën në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe lërini fëmijët ta ritregojnë historinë (shih edhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave).

Ethëri 3:13, 15

Unë u krijova sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Kur vëllai i Jaredit e pa Zotin, ai mësoi që “në fillim të gjithë njerëzit qenë krijuar sipas shëmbëlltyrës [së Tij]” (Ethëri 3:15).

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Shpëtimtarit dhe ftojini fëmijët të tregojnë pjesë të ndryshme të trupit të Tij. Shpjegoni se kur vëllai i Jaredit e pa Jezu Krishtin, ai mësoi se ne të gjithë kemi pamjen si të Jezusit. Kur tregoni me gisht një pjesë të trupit në figurë, ftojini që të tregojnë me gisht të njëjtën pjesë në vetë trupin e tyre. Dëshmoni se ne u krijuam që të kishim pamje si të Atit tonë Qiellor dhe të Jezu Krishtit.

  • Këndoni së bashku një këngë që lidhet me trupin tonë, të tillë si “Head, Shoulders, Knees, and Toes” [“Kok’, Shpatull’, Gjunj’, Gishta”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 129). Ndihmojini fëmijët të flasin rreth arsyes përse janë mirënjohës për pjesët e ndryshme të trupit të tyre.

fëmijë duke vrapuar në një fushë

Ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Ethëri 1:33–43; 2; 3:1–17

Unë mund të marr zbulesë për të më ndihmuar.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë rreth zbulesës nga shembulli i vëllait të Jaredit? Çfarë përvojash mund të tregoni për kohën kur Zoti ju ndihmoi të gjeni zgjidhje për problemet ose pyetjet tuaja?

Veprimtari të Mundshme

  • Përpara orës mësimore, shkruajeni në gjuhë të ndryshme frazën “Ngrihuni në këmbë, kthehuni dhe uluni” në disa shirita letre (ju mund të përdorni një përkthyes në internet ose ndihmë nga një person që di një gjuhë tjetër). Jepini nga një shirit secilit prej fëmijëve dhe ftojini që të përpiqen t’i ndjekin udhëzimet. Përdoreni këtë për t’ju ndihmuar të shpjegoni se çfarë i nxiti lutjet e vëllait të Jaredit tek Ethëri 1:33–37. Lexojini këto vargje së bashku dhe kërkojuni fëmijëve që t’i kushtojnë vëmendje asaj që mendonte Zoti për Jaredin dhe miqtë e familjen e tij. Çfarë mësojmë nga ky rrëfim rreth lutjes?

  • Caktojini secilit fëmijë të lexojë njërin prej fragmenteve vijuese dhe ndihmojini që të kërkojnë një pyetje ose problem që kishte vëllai i Jaredit: Ethëri 1:33–35; Ethëri 1:36–37 dhe Ethëri 2:18–20. Çfarë bëri vëllai i Jaredit rreth këtyre problemeve apo pyetjeve? Si e ndihmoi Zoti në secilin rast? Ftojini fëmijët të mendojnë rreth problemeve për të cilat kanë nevojë për ndihmë. Si mund ta ndjekin shembullin e vëllait të Jaredit për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre? Tregoni një përvojë në të cilën ju u lutët për ndihmë dhe Zoti ju ndihmoi.

Ethëri 3:4–17

Unë u krijova sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, do të hasin shumë mesazhe të rreme rreth Perëndisë, vetes dhe trupave të tyre fizikë. Këto vargje janë një mundësi për të dhënë mësim të vërteta të përjetshme rreth këtyre temave.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni me fëmijët vargjet tek Ethëri 3:6–16 dhe ndihmojini që të bëjnë një listë të gjërave që mësoi vëllai i Jaredit rreth Zotit nga kjo përvojë. Përse është e rëndësishme që t’i dimë këto gjëra? Për shembull, si ndikon njohuria se ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit, te mënyra se si ne e shohim trupin tonë?

  • Shkruani në tabelë trupi fizik dhe trupi shpirtëror. Ftojini fëmijët të tregojnë karakteristikat e një trupi fizik (ne kemi lëkurë, gjak e kështu me radhë) dhe shkruajini përgjigjet e tyre në tabelë. Lexoni së bashku tek Ethëri 3:4–17 dhe ftojini fëmijët të kërkojnë atë që mësojnë rreth trupave tanë shpirtërorë. Dëshmoni se trupi dhe shpirti ynë u “krijua[n] sipas shëmbëlltyrës [së Jezusit]” (Ethëri 3:15).

Ethëri 5:2–4

Tre dëshmitarë dëshmojnë për Librin e Mormonit.

Moroni profetizoi se Tre Dëshmitarë do të ndihmonin në vendosjen e të vërtetës së Librit të Mormonit. Ju mund ta përdorni këtë profeci për t’i forcuar dëshmitë e fëmijëve dhe për t’i frymëzuar që të jenë dëshmitarë të Librit të Mormonit në vetë mënyrën e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë disa fjalë të rëndësishme nga Ethëri 5:2–4, të tilla si fletët, fuqia, të vërteta, dëshmitarë dhe dëshmi. Lexojini këto vargje me fëmijët dhe ftojini që të ndalojnë kur arrini te një nga fjalët në tabelë dhe flisni rreth arsyes përse këto fjalë janë të rëndësishme. Për t’i mësuar fëmijët rreth Tre Dëshmitarëve, ju mund të drejtoheni te “Kapitulli 7: Dëshmitarët Shikojnë Fletët e Arta” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 31–33) dhe te “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve” te Libri i Mormonit. Përse donte Perëndia që tri njerëz t’i shihnin fletët e arta?

  • Tregojuni fëmijëve se si e dini që Libri i Mormonit është i vërtetë. Ftojini fëmijët të tregojnë arsyen përse e dinë që ai është i vërtetë. Ndihmojini të mendojnë për mënyrat se si mund të jenë dëshmitarë të Librit të Mormonit dhe nxitini që të flasin për dëshminë e tyre me dikë këtë javë.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të mendojnë rreth diçkaje për të cilën mund të kërkojnë ndihmën e Atit Qiellor, siç bëri vëllai i Jaredit. Nxitini që ta kërkojnë ndihmën e Tij nëpërmjet lutjes.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepni mësim gjatë veprimtarive. Ndërsa fëmijët bëjnë veprimtari të tilla si për shembull vizatojnë ose punojnë me një faqe të veprimtarisë, ju mund ta përdorni kohën për të theksuar të vërteta që na mësohen nëpërmjet atyre veprimtarive.