Dhiata e Re 2023
23–29 Janar. Mateu 3; Marku 1; Lluka 3: “Përgatitni Udhën e Zotit”


“23–29 Janar. Mateu 3; Marku 1; Lluka 3: ‘Përgatitni Udhën e Zotit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“23–29 Janar. Mateu 3; Marku 1; Lluka 3”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Gjon Pagëzori duke pagëzuar Jezusin

Dritare me artin e vitrazhit në Tempullin e Navusë në Ilinois, nga Tom Holdman

23–29 Janar

Mateu 3; Marku 1; Lluka 3

“Përgatitni Udhën e Zotit”

Ndërsa lexoni dhe përsiatni kapitujt te Mateu 3; Marku 1 dhe Lluka 3, mbajini shënim mbresat që merrni. Kjo do ta ftojë Shpirtin teksa përgatiteni për të dhënë mësim. Përveç ideve për mësimdhënien në këtë përvijim mësimi, idetë e studimit tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund të përshtaten për t’u përdorur në klasën tuaj.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të tregojnë se si të mësuarit nga Dhiata e Re po e bekon jetën e tyre, ju mund ta shkruani pyetjen vijuese në tabelë: Çfarë bëtë për shkak të asaj që lexuat në Dhiatën e Re këtë javë? Ftojini anëtarët e klasës që të japin përgjigjet e tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Mateu 3:1–12; Lluka 3:2–18

Dishepujt përgatitin veten dhe të tjerët për ta pranuar Jezu Krishtin.

  • Si përgatitemi ne për vizitën e një të ftuari të rëndësishëm? Një pyetje si kjo mund t’ju ndihmojë të nisni një diskutim për mënyrën se si Gjon Pagëzori i përgatiti njerëzit ta pranonin Jezu Krishtin. Më pas mund ta ndani klasën në tri grupe. Secili grup mund të lexojë ose te Mateu 3:1–6; Mateu 3:7–12 ose Lluka 3:10–15, duke kërkuar mënyrën se si Gjon Pagëzori i përgatiti njerëzit ta pranonin Jezu Krishtin në jetën e tyre. Lejojeni secilin grup me radhë që të tregojë atë që gjeti.

Gjon Pagëzori duke predikuar

John the Baptist Preaching in the Wilderness [Gjon Pagëzori Duke Predikuar në Shkretëtirë], nga Robert T. Barrett

Lluka 3:2–14

Ne kemi nevojë të japim “fryte të denja pendimi”.

  • Te Lluka 3:8, Gjon Pagëzori u dha mësim njerëzve se përpara se të mund të pagëzoheshin, ata duhet të shfaqnin “fryte” apo prova të pendimit të tyre. Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës t’i dallojnë provat e pendimit të tyre vetjak? Ju mund t’u kërkoni atyre të shqyrtojnë vargjet te Lluka 3:8–14 dhe të kërkojnë se çfarë quajti “fryte” të pendimit Gjoni. Ata mund të rishikojnë edhe vargjet Moroni 6:1–3 dhe Doktrina e Besëlidhje 20:37. Ju mund të vizatoni një pemë me fruta në tabelë dhe t’i lini anëtarët e klasës t’i emërtojnë frutat në pemë me “fryte[t]” e pendimit që do të gjejnë. Kjo mund të jetë gjithashtu një kohë e mirë për të folur rreth asaj çfarë do të thotë të pendohesh me të vërtetë.

Mateu 3:13–17

Ne e ndjekim Jezu Krishtin duke u pagëzuar dhe duke marrë Frymën e Shenjtë.

  • Për ta rishikuar historinë e pagëzimit të Jezu Krishtit, provoni këtë ide: Pyetini anëtarët e klasës për mënyrën se si mund t’i përdorin vargjet te Mateu 3:13–17 për t’i dhënë mësim dikujt, si p.sh. një fëmije ose një personi të një besimi tjetër fetar, rreth pagëzimit. (Ata mund të përdorin edhe figurën në përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.) Cilat elemente të rëndësishme të pagëzimit do të theksonin ata? Ata mund t’i vënë në zbatim idetë e tyre duke i dhënë mësim njëri-tjetrit.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të reflektojnë për rëndësinë e të jetuarit të besëlidhjeve të tyre të pagëzimit, ju mund të ftoni dikë të lexojë thënien e Plakut Bednar te pjesa “Burime Shtesë”. Anëtarët e klasës mund të gëzohen duke folur rreth ndjenjave të tyre për vetë pagëzimin e tyre dhe besëlidhjen e tyre të pagëzimit. Ata mund të këndojnë edhe një himn rreth ndjekjes së Shpëtimtarit, të tillë si “Eja, Më Ndiq” (Himne, nr. 60).

  • Gjon Pagëzori dha mësim se Shpëtimtari do të pagëzonte “me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin” (Mateu 3:11). Pagëzimi me zjarr ndodh kur ne konfirmohemi dhe marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë. Përse duhet ta kemi dhuratën e Frymës së Shenjtë që të përparojmë në mbretërinë e Perëndisë? Çfarë ndikimi ka pagëzimi me zjarr dhe me Frymën e Shenjtë tek ne? (Shih Alma 5:14.) Materiali filmik “Baptism of the Holy Ghost” [“Pagëzimi me Frymën e Shenjtë”] në (ChurchofJesusChrist.org) mund të ndihmojë në këtë diskutim.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Besëlidhjet tona të pagëzimit.

Plaku Dejvid A. Bednar dha mësim: “Besëlidhja pagëzimore përfshin tri zotime themelore: 1) të jemi të gatshëm të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit, 2) gjithmonë ta kujtojmë Atë dhe 3) t’i zbatojmë urdhërimet e Tij. Bekimi i premtuar për nderimin e kësaj besëlidhjeje është ‘që të mund të ke[mi] gjithmonë Shpirtin e Tij me [ne]’ [Doktrina e Besëlidhje 20:77]. Kështu, pagëzimi është përgatitja thelbësore për të marrë mundësinë e autorizuar për shoqërimin e vazhdueshëm të anëtarit të tretë të Kreut-Perëndi” (“Gjithmonë Mbani një Heqje të Mëkateve Tuaja”, Liahona, maj 2016, f. 60).

Për një shembull të një djali të ri që e zbaton besëlidhjen e tij të pagëzimit, shikoni historinë në fillim të mesazhit të Motrës Karol M. Stivens “Kemi Arsye të Madhe për t’u Gëzuar” (Liahona, nëntor 2013, f. 115–117).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepeni mësim doktrinën bazë. Hajrëm Smithi dha mësim: “Predikoni parimet e para të ungjillit – predikojini ato vazhdimisht; ju do të shikoni se nga dita në ditë do t’ju zbulohen ide të reja dhe një ndriçim më i madh në lidhje me këto gjëra. Ju mund t’i shtjelloni më tej ato në mënyrë që t’i kuptoni qartë. Atëherë do të jeni të aftë t’i bëni ato më të qarta për t’u kuptuar prej atyre të cilëve u jepni mësim” (në History, 1838–1856 [Manuscript History of the Church], vëllimi E-1, 1994, josephsmithpapers.org).