Dhiata e Re 2023
30 Janar – 5 Shkurt. Mateu 4; Lluka 4–5: “Fryma e Zotit Është mbi Mua”


“30 Janar – 5 Shkurt. Mateu 4; Lluka 4–5: ‘Fryma e Zotit Është mbi Mua’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“30 Janar – 5 Shkurt. Mateu 4; Lluka 4–5”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Jezusi duke qëndruar në shkretëtirë

Në Shkretëtirë, nga Eva Koleva Timothy

30 Janar – 5 Shkurt

Mateu 4; Lluka 4–5

“Fryma e Zotit Është mbi Mua”

Teksa studioni kapitujt Mateu 4 dhe Lluka 4–5, mbajini shënim mbresat tuaja shpirtërore. Kjo do të ftojë frymëzim për mënyrën se si t’i plotësoni më së miri nevojat e klasës suaj. Ju mund të merrni parasysh gjithashtu të përdorni Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet , si edhe këtë përvijim të mësimit për të gjetur ide të mëtejshme.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Leximi i kësaj jave përfshin këtë thënie: “Ata habiteshin nga mësimi i tij, sepse fjala e tij ishte me autoritet” (Lluka 4:32; shih edhe Marku 1:22). Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë vargjet nga Mateu 4 dhe Lluka 4–5 që i ndihmuan ata të ndienin atë fuqi doktrinore për veten e tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Mateu 4:1–11; Lluka 4:1–13

Ati Qiellor na ka dhënë fuqinë dhe mjetet për t’i bërë ballë tundimit.

  • Rrëfimi për Shpëtimtarin që i bën ballë Satanit, mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të dallojnë mënyrat në të cilat Satani përpiqet t’i tundojë ata. Anëtarët e klasës mund të zgjedhin një prej tundimeve te Mateu 4:1–11 ose Lluka 4:1–13 dhe të mendojnë për një tundim të ngjashëm bashkëkohor (thëniet te “Burime Shtesë” mund të vijnë në ndihmë). Përse është e dobishme të dimë që Shpëtimtari hasi tundime të ngjashme me ato që hasim ne sot? Përse Krishti qe në gjendje t’i bënte ballë tundimit? Për shembuj të tjerë nga shkrimi i shenjtë të njerëzve që i bënë ballë Satanit, shih Zanafilla 39:7–20; 2 Nefi 4:16–35 dhe Moisiu 1:10–22.

  • Çfarë mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që t’i bëjnë ballë tundimit? Mund t’u kërkoni atyre të shqyrtojnë vargjet te Mateu 4:1–11 ose Lluka 4:1–13 për të mësuar se si njohuria e Shpëtimtarit për shkrimet e shenjta e ndihmoi Atë t’i përgjigjej Satanit, siç bëri kur Ai tha: “Është shkruar”. Jepuni kohë anëtarëve të klasës që të kërkojnë tek tema “Tundoj, Tundim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta për ato shkrime që mund t’i fortifikojnë dhe forcojnë ata kur të ndihen të tunduar.

Lluka 4:16–32

Jezu Krishti është Mesia për të cilin u profetizua.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës suaj që ta kuptojnë më mirë rrëfimin te Lluka 4:16–32, ju mund të shpjegoni që të dy titujt Mesia dhe Krisht do të thonë “i vajosuri”. Ndërsa anëtarët e klasës lexojnë te Lluka 4:18–21, kërkojuni atyre të mendojnë se ç’do të thotë që Jezusi është Krishti, Mesia apo i Vajosuri. Atyre gjithashtu mund t’u duket e dobishme të lexojnë temën “Vajosur(I) I” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Si e shpall sot Jezusi se Ai është Mesia? Anëtarët e klasës mund të tregojnë se si kanë arritur ta dinë se Jezu Krishti është Shpëtimtari i tyre.

  • Mund të merren disa mësime të dobishme kur e studiojmë arsyen përse njerëzit e Nazaretit nuk e pranuan që Jezusi ishte Mesia për të cilin ishte profetizuar. Për shembull, çfarë arsyesh sugjerohen te Lluka 4:22–24? Anëtarët e klasës pastaj mund t’i ballafaqojnë këto qëndrime me ato të të vesë nga Sarepta dhe Naamanit te Dhiata e Vjetër, njerëz që nuk ishin izraelitë (shih Lluka 4:25–27). Ju mund të komunikoni me disa anëtarë të klasës që më parë dhe t’u kërkoni atyre që të vijnë të përgatitur për ta përmbledhur secilin prej këtyre rrëfimeve (shih 1 Mbretërve 17:8–24; 2 Mbretërve 5:1–17; Lluka 4:16–30). Çfarë na mësojnë këto rrëfime rreth pasjes së besimit te Jezu Krishti? A shikojmë ndonjë mesazh për veten te fjalët e Shpëtimtarit drejtuar popullit të Nazaretit?

Mateu 4:18–22; Lluka 5:1–11

Të ndjekim Krishtin do të thotë ta braktisim vullnetin tonë dhe të pranojmë vullnetin e Tij.

  • Ndonjëherë, udhërrëfimi që na jep Zoti, duket pa kuptim në fillim. Anëtarët e klasës mund t’i shqyrtojnë vargjet te Lluka 5:1–11, duke kërkuar atë çfarë Shpëtimtari i kërkoi Pjetrit dhe arsyen përse Pjetri mund të ketë pasur dyshim në udhëzimet e Tij. Si mund të ketë ndikuar kjo përvojë te ndjenjat e Pjetrit për Shpëtimtarin dhe veten? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë përvoja në të cilat ata e shfaqën besimin e tyre tek udhëheqja hyjnore, pavarësisht se nuk kishin një kuptueshmëri të plotë. Cili qe rezultati i ushtrimit të besimit nga ana e tyre?

    Jezusi thërret Pjetrin dhe Andrean buzë detit

    “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish” (Mateu 4:19).

  • Ashtu sikurse peshkatarët “lanë çdo gjë” për ta ndjekur Jezu Krishtin (Lluka 5:11), ka gjëra të cilat ne duhet t’i lëmë që të bëhemi dishepujt e Tij. Çfarë mësojmë nga Mateu 4:18–22 rreth qëndrimeve dhe besimit të Pjetrit, Andreas, Jakobit dhe Gjonit? Mund të jetë dobiprurëse po të sillni një rrjetë peshkimi në klasë. Pastaj ftojini anëtarët e klasës që të shkruajnë gjëra që janë të gatshëm t’i braktisin ose që i kanë braktisur tashmë për ta ndjekur Krishtin, dhe t’i vendosin ato në rrjetë. Merrni parasysh t’i ftoni disa anëtarë të klasës të tregojnë se si ka ndryshuar jeta e tyre kur kanë zgjedhur të lënë çdo gjë për ta ndjekur Shpëtimtarin.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Llojet e tundimit.

Pasi foli për tundimet me të cilat u përball Shpëtimtari në shkretëtirë, Presidenti Dejvid O. Mek‑Kei, përcaktoi tri kategori tundimesh:

“1) Një tundim oreksi apo pasioni;

2) Një dorëzim ndaj krenarisë, modës apo sqimës;

3) Një dëshirë për pasuritë apo pushtetin e kësaj bote dhe për sundim mbi vende apo zotërime tokësore të njerëzve” (Teachings of Presidents of the Church: David O. McKay [2003], f. 82).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Falënderojini anëtarët e klasës tuaj. “Mos u përfshini shumë me mësimin sa të harroni t’i falënderoni nxënësit për ndihmesat e tyre. Ata kanë nevojë të dinë se ju e vlerësoni gatishmërinë e tyre për të dhënë idetë dhe dëshmitë e tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 33).