Dhiata e Re 2023
5–11 Qershor. Gjoni 14–17: “Qëndroni në Dashurinë Time”


“5–11 Qershor. Gjoni 14–17: ‘Qëndroni në Dashurinë Time’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“5–11 Qershor. Gjoni 14–17”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Darka e Fundit

Darka e Fundit, nga William Henry Margetson

5–11 Qershor

Gjoni 14–17

“Qëndroni në Dashurinë Time”

Teksa studioni me lutje kapitujt te Gjoni 14–17, përsiatni se si mund t’u tregoni më së miri dashuri atyre të cilëve u jepni mësim. Fryma e Shenjtë do të sjellë ide në mendjen tuaj teksa studioni shkrimet e shenjta, tek manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe këtë përvijim të mësimit.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Shkruani në tabelë numrat 14 deri në 17, që përfaqësojnë kapitujt tek Ungjilli sipas Gjonit që anëtarët e klasës i lexuan këtë javë. Ftojini disa anëtarë të klasës që të shkruajnë, pranë secilit numër të kapitullit, referencën e një vargu që Fryma e Shenjtë i ndihmoi ta kuptonin më mirë ose që do t’u pëlqente ta diskutonin si klasë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Gjoni 14:16–27; 15:26; 16:7–15

Fryma e Shenjtë na ndihmon që t’i përmbushim qëllimet tona si dishepuj të Jezu Krishtit.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të mësojnë rreth roleve të ndryshme të Frymës së Shenjtë, merrni parasysh t’i ftoni që të lexojnë njërin ose më shumë prej fragmenteve vijuese: Gjoni 14:16–27; 15:26 dhe 16:7–15. Ata mund të shkruajnë në tabelë atë që mësojnë rreth Frymës së Shenjtë nga këto fragmente. Ata mund të kërkojnë gjithashtu edhe për ide rreth Frymës së Shenjtë në shkrimet e shenjta dhe mesazhet e renditura te pjesa “Burime Shtesë”. Si i ka përmbushur Fryma e Shenjtë ato role në jetën tonë? Mund të mendoni edhe për sende apo mjete ndihmëse pamore që mund t’i sillni në klasë për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të kuptojnë disa nga këto role.

  • Merrni parasysh t’i ftoni paraprakisht disa anëtarë të klasës për të studiuar një nga bisedat e konferencës së përgjithshme, të sugjeruara te pjesa “Burime Shtesë” (ose një bisedë tjetër konference që ata dinë) rreth Frymës së Shenjtë. Lejojini që t’i tregojnë shkurtimisht klasës atë që mësuan. Çfarë u shtojnë këto mesazhe gjërave që kemi mësuar rreth Frymës së Shenjtë nga Gjoni 14–16?

Jezusi duke u folur dishepujve

The Last Supper [Darka e Fundit], nga Clark Kelley Price

Gjoni 15:1–12

Kur qëndrojmë në Krishtin, ne do të jemi frytdhënës dhe do të kemi gëzim.

  • Merrni parasysh të sillni në klasë një bimë të vogël (ose fotografinë e një bime) dhe ta përdorni atë për të ndihmuar anëtarët e klasës që të përfytyrojnë mësimdhënien e Shpëtimtarit rreth hardhisë dhe shermendeve. Pasi të lexoni si klasë te Gjoni 15:1–12, ju mund të diskutoni se çfarë do të thotë të “qëndroni në [Krishtin]” (Gjoni 15:4). Disa anëtarë të klasës mund të tregojnë se si e kanë zbuluar që vargu te Gjoni 15:5 është i vërtetë. (Shihni edhe thënien nga Plaku Xhefri R. Holland te “Burime Shtesë”.)

Gjoni 17

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë përsosurisht të bashkuar.

  • Ju ndoshta nuk mund t’i jepni mësim të gjitha të vërtetat e rëndësishme që gjenden te Gjoni 17 në një diskutim në klasë, por ja një mënyrë se si ta ndihmoni klasën që të shqyrtojë disa prej tyre. Renditni në tabelë koncepte nga Gjoni 17, të tilla si këto:

    • Marrëdhënia jonë me Jezu Krishtin

    • Marrëdhënia e Jezu Krishtit me Atin e Tij

    • Marrëdhënia jonë me pjesën tjetër të botës

    • Marrëdhënia jonë me njëri-tjetrin si dishepuj të Tij

    Ftojeni secilin anëtar të klasës që të zgjedhë një prej këtyre koncepteve dhe të lexojë te Gjoni 17, duke kërkuar vargje që lidhen me të. Kërkojuni disa anëtarëve të klasës ta tregojnë atë që mësojnë.

    Si ndikon marrëdhënia jonë me Perëndinë te marrëdhëniet tona me njëri‑tjetrin? Si ndikojnë marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin te marrëdhënia jonë me Perëndinë?

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Fryma e Shenjtë.

Të qëndruarit në Krishtin.

Duke vënë në dukje që fjala qëndroni ka ngjyrime kuptimore të vazhdimësisë dhe zotimit, Plaku Xhefri R. Holland dha mësim:

“Kuptimi i kësaj [fjale] atëherë është ‘qëndroj – por qëndroj përgjithmonë’. Ejani, por ejani që të qëndroni. Ejani me bindje dhe durueshmëri. …

Jezusi tha: ‘Sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë’ [Gjoni 15:5]. Unë dëshmoj se ajo është e vërteta e Perëndisë. Krishti është gjithçka për ne dhe ne duhet të ‘qëndrojmë’ në Të në mënyrë të përhershme, të paepur, të patundur, përgjithmonë. Që fryti i ungjillit të lulëzojë dhe ta bekojë jetën tonë, ne duhet të bashkohemi në mënyrë të palëkundshme me Të, Shpëtimtarin e të gjithëve ne, dhe me këtë Kishë të Tij, e cila mban emrin e Tij të shenjtë. Ai është hardhia që është burimi ynë i vërtetë i forcës dhe i vetmi burim i jetës së përjetshme. Në Të ne jo vetëm që do të durojmë, por edhe do të dalim ngadhënjimtarë e triumfues në këtë kauzë të shenjtë që kurrë nuk do të na bëjë të dështojmë” (“Abide in Me”, Liahona, maj 2004, f. 32).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ftojeni Shpirtin. “Ne mund të jemi mjete në duart e Perëndisë për t’i ndihmuar fëmijët e Tij që të mësojnë me anë të Shpirtit. Për ta bërë këtë, ne e ftojmë ndikimin e Shpirtit në jetën tonë dhe i nxitim ata, të cilëve u japim mësim, që të bëjnë të njëjtën gjë. … Muzika e shenjtë, shkrimet e shenjta, fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme, shprehjet e dashurisë dhe të dëshmisë, si dhe çaste të meditimit të qetë, të gjitha mund ta ftojnë praninë e Shpirtit” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10).