Dhiata e Re 2023
19–25 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19: “U Krye”


“19–25 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19: ‘U Krye’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“19–25 Qershor. Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Krishti përpara Pilatit

Ecce Homo [Ja Njeriu], nga Antonio Ciseri

19–25 Qershor

Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19

“U Krye”

Fillojeni përgatitjen tuaj për të dhënë mësim duke lexuar me lutje kapitujt Mateu 27; Marku 15; Lluka 23 dhe Gjoni 19. Përpiquni të jetoni të denjë për [pasjen] e Shpirtit që të mund të jepni dëshmi të fuqishme për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojeni secilin anëtar të klasës që të zgjedhë një kapitull nga leximi i kësaj jave dhe shpenzoni disa minuta duke i hedhur një vështrim të shpejtë, duke kërkuar një fjalë, një frazë apo një hollësi që u mëson atyre diçka domethënëse rreth Shpëtimtarit dhe misionit të Tij. Jepuni atyre mundësi që të tregojnë atë që gjetën, dhe të shpjegojnë përse është domethënëse për ta.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19

Gatishmëria e Jezu Krishtit për të vuajtur tregon dashurinë e Tij për Atin dhe për ne të gjithë.

  • Për ta ndihmuar klasën tuaj që të kuptojë se si vuajtja dhe vdekja e Shpëtimtarit në kryq e shfaqin dashurinë e Tij, provoni një veprimtari si kjo: Jepini çdo anëtari të klasës një zemër letre dhe ftojini të shkruajnë brenda zemrave të tyre një frazë nga 1 Korintasve 13:4–7 që përshkruan dashurinë hyjnore. Më pas vërini të bëjnë kërkime te Mateu 27; Marku 15; Lluka 23 ose Gjoni 19 dhe të shkruajnë në anën tjetër të zemrave të tyre disa vargje që tregojnë se si Shpëtimtari e shfaqi dashurinë e përshkruar në frazën që ata zgjodhën. Lejojini të tregojnë atë që gjejnë. Cilat përvoja na kanë ndihmuar që ta kuptojmë dashurinë e Shpëtimtarit?

    kurorë me ferra

    Ushtarët “thurën një kurorë me ferra [dhe] ia vunë mbi krye” (Marku 15:17).

  • Arti mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që të përfytyrojnë disa prej ngjarjeve që i lexuan këtë javë. Ndoshta mund ta ndani klasën në grupe dhe të caktoni një figurë për secilin grup (shih “Burime Shtesë” për figura të sugjeruara). Anëtarët e klasës mund t’i lexojnë vargjet që përshkruajnë ngjarjen e paraqitur te figura. Ata mund të tregojnë më pas mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth këtyre ngjarjeve – përfshirë mënyrën se si figura i ndihmon ata që ta kuptojnë më mirë Shlyerjen e Shpëtimtarit. Ju gjithashtu mund të merrni parasysh të shfaqni materialet filmike “Jesus Is Condemned before Pilate” [“Jezusi Dënohet përpara Pilatit”] dhe “Jesus Is Scourged and Crucified” [“Jezusi Fshikullohet dhe Kryqëzohet”] (ChurchofJesusChrist.org). Nxitini anëtarët e klasës që të japin dëshminë për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij.

3:19
4:49

Mateu 27:11–60

Profetët e lashtë e parashikuan vuajtjen dhe Kryqëzimin e Shpëtimtarit.

  • Profetët e lashtë profetizuan shumë prej ngjarjeve [që i ndodhën] Shpëtimtarit gjatë orëve të fundit. Një mënyrë për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të kuptojnë, është që t’i jepni çdo personi një ose më shumë prej shkrimeve të shenjta te pjesa “Burime Shtesë” dhe t’u kërkoni atyre të gjejnë vargjet te Mateu 27 që tregojnë se si u përmbushën shkrimet e shenjta. Ju mund të bëni një skicë që i përputh profecitë me përmbushjet e tyre. Si e forcojnë këto profeci besimin tonë te Jezu Krishti?

Mateu 27:27–49; Marku 15:16–32; Lluka 23:11, 35–39; Gjoni 19:1–5

Kundërshtimi nuk mund ta ndalojë punën e Perëndisë.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të përballen besnikërisht me kundërshtimin ndërsa jetojnë të vërtetë ndaj besimit, ju mund t’i ftoni ata që të lexojnë vargjet që përshkruajnë përndjekjen me të cilën u përball Shpëtimtari (shih Mateu 27:27–49; Marku 15:16–32; Lluka 23:11, 35–39; Gjoni 19:1–5). Çfarë mësojmë nga përgjigjet e Shpëtimtarit që mund të na ndihmojnë për t’u përballur me kundërshtimin? Çfarë shembujsh të tjerë të përballjes me kundërshtimin mund të na ndihmojnë? (Shih, për shembull, Joseph Smith – Historia 1:24–25.)

Lluka 23:34–43

Shpëtimtari na ofron shpresë dhe falje.

  • Edhe në çastet e Tij të fundit, Shpëtimtari vazhdoi të jepte shpresë dhe falje. Merrni parasysh mënyra për t’i frymëzuar anëtarët e klasës që ta ndjekin shembullin e Tij. Anëtarët e klasës mund ta tregojnë atë që mësuan rreth Shpëtimtarit nga vargjet që u ishin caktuar atyre. Si mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit?

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Figura të përndjekjes, vuajtjes dhe vdekjes së Jezusit.

Shkrime të shenjta që paratregojnë sprovat dhe vdekjen e Jezu Krishtit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Merrni forcë nga Shpëtimtari. “Në përpjekjet tuaja për të jetuar e dhënë mësim më shumë si Shpëtimtari, në mënyrë të pashmangshme ju nuk do t’ia dilni mbanë herë pas here. Mos e humbni kurajën; përkundrazi, le t’ju kthejnë gabimet dhe dobësitë tuaja drejt Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 14).