Dhiata e Re 2023
24–30 Korrik. Veprat e Apostujve 16–21: “Zoti na Kishte Thirrur që ta Shpallim … Ungjillin”


“24–30 Korrik. Veprat e Apostujve 16–21: ‘Zoti na Kishte Thirrur që ta Shpallim … Ungjillin’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“24–30 Korrik. Veprat e Apostujve 16–21”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Pali duke dhënë mësim në kodër

24–30 Korrik

Veprat e Apostujve 16–21

“Zoti na Kishte Thirrur që ta Shpallim … Ungjillin”

Përpara se ta shihni këtë përvijim të mësimit, lexojini me lutje kapitujt te Veprat e Apostujve 16–21 duke pasur anëtarët e klasës në mendje. Idetë vijuese mund ta plotësojnë frymëzimin që merrni nga Shpirti.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Merrni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë një fragment nga Veprat e Apostujve 16–21 që u kujtoi atyre një përvojë që kanë pasur me përhapjen e ungjillit.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Veprat e Apostujve 16–21

Si anëtarë të Kishës së Shpëtimtarit, ne dëshmojmë për Të dhe e shpërndajmë ungjillin e Tij.

  • Një mesazh i spikatur te Veprat e Apostujve 16–21 është rëndësia e Frymës së Shenjtë në përhapjen e ungjillit. Për shembull, anëtarët e klasës mund të lexojnë për mënyrën se si Fryma e Shenjtë e ndihmoi Palin dhe Silën te Veprat e Apostujve 16:6–15. Përse kemi nevojë për Frymën e Shenjtë kur e përhapim ungjillin? (Shih 2 Nefi 33:1; Doktrina e Besëlidhje 33:8–10; 42:14; 100:5–8.) Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja kur Fryma e Shenjtë i udhërrëfeu përpjekjet e tyre për ta përhapur ungjillin.

  • Si mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës përvojat e Palit që të kenë guxim kur nxiten të japin dëshmitë e tyre? Merrni parasysh t’i kërkoni secilit anëtar të klasës që të shqyrtojë njërin nga rrëfimet vijuese: Veprat e Apostujve 16:16–34; 17:16–34; 18:1–11. U kërkoni që të tregojnë faktet që gjetën për kurajën dhe guximin e Palit. Cilat të vërteta dha mësim (dhe i kuptoi) Pali që i dhanë vetëbesim për mesazhin e tij? Përse ndonjëherë ngurrojmë ta përhapim ungjillin dhe si na ndihmon Shpëtimtari? Nxitini anëtarët e klasës që të mendojnë për një mënyrë se si mund ta ndjekin shembullin e Palit dhe ta japin dëshminë e tyre për Krishtin më shpesh (materiali filmik “I’ll Go Where You Want Me to Go” [“Do Shkoj Ku Ti Do që të Shkoj”] [ChurchofJesusChrist.org] mund të ndihmojë).

5:45

Veprat e Apostujve 17:16–34

Ne jemi pasardhës të Perëndisë.

  • Në Areopag, Pali i dha mësim për Atin Qiellor një grupi njerëzish, të cilët dinin pak për natyrën e vërtetë të Perëndisë. Për t’i analizuar këto mësime, anëtarët e klasës mund t’i lexojnë vargjet te Veprat e Apostujve 17:24–31 dhe t’i shkruajnë në tabelë të vërtetat që gjejnë rreth Atit Qiellor, marrëdhënies sonë me Të dhe marrëdhënieve tona me njëri-tjetrin. Ata mund të tregojnë më pas përvoja në të cilat e kanë ndier të vërtetën e thënies së Palit që Perëndia “nuk është larg nga secili prej nesh” (vargu 27).

  • Teksa i analizoni këto vargje së bashku, merrni parasysh të diskutoni për të vërtetën e dhënë mësim te vargu 29: “Ne jemi pasardhës të Perëndisë”. Ju mund të shkruani në tabelë: Ngaqë jemi fëmijë të Perëndisë, … dhe Nëse nuk do ta dinim që jemi fëmijë të Perëndisë, …. Ftojini anëtarët e klasës që të sugjerojnë mënyra se si t’i plotësojnë këto fjali. Për shembull, çfarë na mëson fakti që jemi fëmijë të Perëndisë, për veten dhe për mënyrën se si duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin? Si do të ishte jeta jonë e ndryshme nëse nuk do të kishim dijeni për marrëdhënien tonë të vërtetë me Perëndinë? Çfarë vlere i shton këtij diskutimi thënia e Presidentit Dallin H. Ouks, te pjesa “Burime Shtesë”?

    foshnjë që e mbajnë në krahë

    Secili prej nesh është fëmijë i Perëndisë.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Ne të gjithë jemi fëmijë të Perëndisë.

Dokumenti “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” tregon të vërteta të përjetshme për marrëdhënien tonë me Perëndinë: “Të gjitha qeniet njerëzore – meshkuj e femra – janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Secili është një bir ose bijë shpirtërore e dashur e prindërve qiellorë dhe, si i tillë, secili ka një natyrë dhe destinacion hyjnor” (ChurchofJesusChrist.org).

Presidenti Dallin H. Ouks, foli për rëndësinë e asaj që ta shohim veten tonë kryesisht dhe mbi të gjitha si fëmijë shpirtërorë të Perëndisë:

“Jini të kujdesshëm se si e karakterizoni veten tuaj. Mos e karakterizoni ose përcaktoni veten tuaj nëpërmjet ndonjë cilësie tokësore. Cilësia e vetme që duhet të na karakterizojë është se ne jemi një bir ose një bijë e Perëndisë. Ai fakt i tejkalon të gjitha karakteristikat e tjera, përfshirë racën, punësimin, karakteristikat fizike, nderet apo madje dhe përkatësinë fetare. …

Ne kemi lirinë tonë të zgjedhjes dhe mund të zgjedhim cilëndo karakteristikë për ta përkufizuar veten tonë. Por ne kemi nevojë të dimë që kur zgjedhim ta përkufizojmë veten apo ta paraqesim veten nëpërmjet ndonjë karakteristike që është e përkohshme apo jo e rëndësishme në kuptimin e përjetshëm, ne ia heqim theksin asaj që është më e rëndësishmja rreth vetes, dhe e mbitheksojmë atë që është relativisht e parëndësishme. Kjo mund të na çojë drejt shtegut të gabuar dhe ta pengojë përparimin tonë të përjetshëm” (“Be Wise”, [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang” në Ajdaho, 7 nëntor 2006], byui.edu).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ftojeni rininë të jetë pjesë e mësimit tuaj. Nëse i jepni mësim rinisë, kujtoni që ata shpesh janë në gjendje t’i kuptojnë gjërat që po kalojnë bashkëmoshatarët e tyre. Kur një i ri përcjell dëshmi apo jep mësim doktrinën, të rinjtë e të rejat e tjera mund të preken në një mënyrë që ju nuk mund ta riprodhoni. Jepini rinisë mundësi për t’i dhënë mësim njëri-tjetrit. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 28.)