Dhiata e Re 2023
21–27 Gusht. 1 Korintasve 1–7: “Të Jeni Plotësisht të Bashkuar”


“21–27 Gusht. 1 Korintasve 1–7: ‘Të Jeni Plotësisht të Bashkuar’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“21–27 Gusht. 1 Korintasve 1–7”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Korinti i lashtë

Corinth, Southern Greece, the Forum and Civic Center [Korinti, Greqia Jugore, Forumi dhe Qendra Qytetase], pikturë nga Balage Balogh/www.ArchaeologyIllustrated.com

21–27 Gusht

1 Korintasve 1–7

“Të Jeni Plotësisht të Bashkuar”

Plaku Xhefri R. Holland dha mësim që shumica e njerëzve “vijnë [në kishë] për të kërkuar një përvojë shpirtërore” (“A Teacher Come from God”, Ensign, maj 1998, f. 26). Ndërsa lexoni te 1 Korintasve 1–7, merrni parasysh me lutje atë çfarë mund të bëni për të ndihmuar që të krijoni përvoja shpirtërore në orën tuaj mësimore.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Merrni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të shkruajnë se si kanë vepruar sipas asaj që po mësojnë nga shkrimet e shenjta. Kërkojuni disa anëtarëve të tregojnë atë që shkruan.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

1 Korintasve 1:10–173

Anëtarët e Kishës së Krishtit përpiqen të jenë të bashkuar.

  • Të diskutuarit për disa prej kapitujve të parë të 1 Korintasve mund të jetë një mundësi për të krijuar unitet më të madh mes anëtarëve të lagjes. Ju mund të filloni duke u kërkuar anëtarëve të klasës që të flasin rreth një klubi, grupi, skuadre, apo organizate tjetër pjesë e së cilës kanë qenë, në të cilën kishte një ndjesi të madhe uniteti. Përse ky grup dukej kaq i bashkuar? Më pas, ju mund t’i analizoni disa prej mësimeve të Palit për unitetin te 1 Korintasve 1:10–13; 3:1–11. Çfarë na mësojnë këto vargje, së bashku me përvojat tona, rreth asaj se çfarë ndihmon në krijimin e unitetit dhe çfarë përbën kërcënim për të? Çfarë sakrificash duhet të bëjmë me qëllim që të arrijmë unitetin? Çfarë bekimesh u vijnë atyre që janë të bashkuar? Shih edhe analogjinë e Motrës Sheron Iubank te pjesa “Burime Shtesë”.

  • Pali te 1 Korintasve 3:9–17, përdor shëmbëlltyrën e një ndërtese për të nxitur unitetin. Si mund ta ndihmojë kjo analogji klasën tuaj që ta kuptojë më mirë unitetin? Për shembull, pasi t’i lexoni këto vargje së bashku, ju mund t’i jepni secilit anëtar të klasës një kallëp ndërtimi dhe t’i lini të punojnë së bashku për të ndërtuar diçka. Në çfarë kuptimi jemi ne “ndërtesa e Perëndisë”? (1 Korintasve 3:9.) Si po na ndërton neve individualisht Perëndia? Çfarë jemi duke ndërtuar bashkërisht si bashkëshenjtorë? Çfarë mund të bëjmë si një lagje e bashkuar që nuk do të ishim në gjendje ta bënim si individë?

1 Korintasve 1:17–31; 2; 3:18–20

Për ta përmbushur punën e Perëndisë, ne kemi nevojë për diturinë e Perëndisë.

  • Ja një ide për ta ndihmuar klasën tuaj që të mbështetet te Perëndia: Ndajini anëtarët e klasës në grupe dhe kërkojuni t’iu hedhin një sy vargjeve te 1 Korintasve 1:17–31; 2 ose 3:18–20 duke kërkuar fjalë si i/e/të ditur/urtë dhe i/e/të marrë/a. Më pas, ata mund të tregojnë në grupet e tyre se çfarë na mësojnë këto vargje rreth të qenit të ditur në punën e Zotit. Cilat janë ato gjëra rreth ungjillit që mund të duken marrëzi për disa njerëz? Si e tregojnë këto gjëra diturinë e Perëndisë? Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë gjithashtu përvoja në të cilat ata i mirëbesuan diturisë së Perëndisë, në vend të diturisë së tyre vetjake, për ta përmbushur punën e Tij.

1 Korintasve 6:9–20

Trupat tanë fizikë janë të shenjtë.

  • Për të filluar një diskutim rreth këtyre vargjeve, ju mund të shkruani në tabelë pyetje të ngjashme me sa vijon: Si do Zoti që ne ta shohim trupin tonë? Si është kjo e ndryshme nga mënyra se si Satani do që ne të mendojmë për trupin tonë? Çfarë do të thotë që trupat tanë janë tempuj të Frymës së Shenjtë? Ftojini anëtarët e klasës t’i gjejnë përgjigjet e këtyre pyetjeve te 1 Korintasve 6:9–20 (shih edhe Doktrina e Besëlidhje 88:15; Moisiu 6:8–9).

  • Diskutimi juaj për shenjtërinë e trupave tanë mund të përfshijë një bisedë rreth ligjit të dëlirësisë. Ndoshta mund t’i pyesni anëtarët e klasës suaj për atë çfarë mësojnë nga Pali – si edhe nga burime të tjera të Kishës – që mund t’i ndihmojë t’u shpjegojnë të tjerëve arsyen përse dëlirësia është e rëndësishme. Disa prej këtyre burimeve mund të përfshijnë ato që renditen te pjesa “Burime Shtesë”.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

“Ndryshimet mund të kthehen në diçka të favorshme.”

Motra Sharon Iubank përshkroi se si ekipet konkurruese të kanotazhit arrijnë unitetin:

“Vozitësit duhet të kenë kontroll mbi pavarësinë e tyre të fortë dhe në të njëjtën kohë të qëndrojnë të vërtetë ndaj aftësive të tyre individuale. Garat nuk fitohen nga klone. Ekipet e mira janë një përzierje e mirë – dikush që udhëheq detyrën, dikush që mban diçka rezervë, dikush që bën garën, dikush që bën paqe. Asnjë vozitës nuk është më i vlefshëm se një tjetër, të gjithë janë me vlerë për barkën, por nëse duhet të vozitin mirë së bashku, secili duhet të përshtatet me nevojat dhe aftësitë e të tjerëve – personi me krahë më të shkurtër zgjatet pak më shumë, personi me krahë më të gjatë tërhiqet pak mbrapa.

Ndryshimet mund të kthehen në diçka të favorshme në vend që të kthehen në diçka të pafavorshme” (“Nga Uniteti i Ndjenjës Ne Marrim Fuqi nga Perëndia”, Liahona, nëntor 2020, f. 56; shih Daniel James Brown, The Boys in the Boat: Nine Americans and Their Epic Quest for Gold at the 1936 Berlin Olympics [2013], f. 161, 179).

Bekimet e pastërtisë seksuale.

Jeffrey R. Holland, “Personal Purity”, Ensign, nëntor 1998, f. 76.

Dejvid A. Bednar, “Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 42.

“Chastity: What Are the Limits?” [“Dëlirësia: Ku Janë Caqet?”], “I Choose to Be Pure” [“Zgjedh të Jem i/e Dëlirë] (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepni dëshmi për Jezu Krishtin. Pali “nuk erdh[i] me shkëlqim fjalësh a diturie, që t[ë] shpall[te] dëshminë e Perëndisë” (1 Korintasve 2:1). Dëshmia juaj e thjeshtë për Shpëtimtarin mund të ketë një ndikim të thellë.