Dhiata e Re 2023
16–22 Tetor. 1 dhe 2 Thesalonikasve: “Plotësoni Gjërat që Ende i Mungojnë Besimit Tuaj”


“16–22 Tetor. 1 dhe 2 Thesalonikasve: ‘Plotësoni Gjërat që Ende i Mungojnë Besimit Tuaj’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“16–22 Tetor. 1 dhe 2 Thesalonikasve”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

motra misionare duke folur me një të ri

16–22 Tetor

1 dhe 2 Thesalonikasve

“Plotësoni Gjërat që Ende i Mungojnë Besimit Tuaj”

Alma dha mësim: “Mos i besoni askujt që të jetë mësuesi juaj ose prifti juaj, në qoftë se nuk është njeriu i Perëndisë, që ecën në udhët e tij dhe që zbaton urdhërimet e tij” (Mosia 23:14). Çfarë sugjeron ky shkrim i shenjtë rreth mënyrës se si duhet të përgatiteni për të dhënë mësim?

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jepuni anëtarëve të klasës disa minuta që të shohin me të shpejtë 1 dhe 2 Thesalonikasve dhe të gjejnë një varg që u lë mbresë. Ftojini t’ua tregojnë vargjet e tyre dikujt tjetër në klasë dhe më pas kërkojuni disa prej dysheve të tregojnë atë që mësuan nga njëri‑tjetri.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

1 Thesalonikasve 1:5–8; 2:1–13

Shërbëtorët e Zotit duhet të predikojnë me sinqeritet dhe dashuri.

  • Pali e filloi Letrën e tij drejtuar Thesalonikasve duke i kujtuar shenjtorët për mënyrën sipas së cilës ai dhe të tjerët ua kishin shpërndarë ungjillin atyre. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për anëtarët e klasës suaj që ta vlerësojnë mënyrën se si po e kryejnë mësimdhënien dhe të mësuarin prej njëri‑tjetrit. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që të lexojnë te 1 Thesalonikasve 1:5–8; 2:1–13 dhe të përcaktojnë parime që lidhen me shpërndarjen e ungjillit me efektshmëri. Më pas ata mund të shkruajnë pyetje nisur nga këto vargje, që do t’i ndihmojnë për të vlerësuar përpjekjet e tyre që t’ua mësojnë ungjillin të tjerëve. Për shembull, një pyetje mund të jetë: “A jam shembull i gjërave që di?” (Shih 1 Thesalonikasve 1:7.) Si mund të na ndihmojë ndjekja e parimeve në këtë fragment që t’u shërbejmë më mirë atyre të cilëve u japim mësim?

1 Thesalonikasve 3:9–13; 4:1–12

Teksa e ndjekim Jezu Krishtin, Ai mund të na bëjë të shenjtë.

  • Pali u dha mësim shenjtorëve thesalonikas se “Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim” (1 Thesalonikasve 4:7). Që të nisni një diskutim rreth shenjtërisë, klasa juaj ose një individ mund të këndojë “Më Shum’ Shenjtëri m’Jep” (Himne, nr. 69). Kërkojuni anëtarëve të klasës të diskutojnë karakteristikat e shenjtërisë të përmendura në himn, të cilat u bëjnë përshtypje. Shkruani në tabelë Më shum’ shenjtëri m’jep, më shum’ …  dhe ftojini anëtarët e klasës të kërkojnë fjalë ose fraza nga 1 Thesalonikasve 3:9–13; 4:1–12 për ta plotësuar fjalinë. Si mund t’i zhvillojmë këto karakteristika?

  • Ftesa për të qenë të shenjtë mund të duket frikësuese. Mund të jetë e dobishme që anëtarët e klasës të kuptojnë se zhvillimi i shenjtërisë është një proces i përshkallëzuar që na kërkon “të shtohemi edhe më shumë” me kalimin e kohës (1 Thesalonikasve 4:10). Për ta ilustruar këtë proces, ju mund ta ftoni një anëtar të klasës që të flasë rreth një talenti apo arritjeje që kërkoi përpjekje të vazhdueshme për mjaft kohë, të tilla si bërja e një jorgani apo të rënit të një vegle muzikore. Si ngjan kjo me procesin e të bërit i/e shenjtë? Ftojini anëtarët e klasës të shqyrtojnë vargjet te 1 Thesalonikasve 3:9–13; 4:1–12 dhe të japin ide rreth përpjekjes që kërkohet për t’u bërë të shenjtë sipas mënyrave që përshkruan Pali. Çfarë na ka ndihmuar të përparojmë drejt shenjtërisë?

1 Thesalonikasve 4:11–12; 2 Thesalonikasve 3:7–13

Ne duhet të punojmë për të siguruar për veten tonë dhe njerëzit nevojtarë.

  • Pyetje si ato që vijojnë, mund të frymëzojnë një diskutim për këshillën e Palit lidhur me punën: Cilat janë pasojat e përtacisë? Cilat janë bekimet e punës? Çfarë mendoni se nënkuptoi Pali me fjalët “paqe” dhe “shtruar”? (1 Thesalonikasve 4:11; 2 Thesalonikasve 3:12.) Ju mund të doni të shkruani pyetje si këto në tabelë që anëtarët e klasës t’i përsiatin dhe t’i diskutojnë teksa lexojnë te 1 Thesalonikasve 4:11–12 dhe 2 Thesalonikasve 3:7–13. Çfarë shkrimesh të tjera të shenjta na ndihmojnë ta kuptojmë rëndësinë e punës dhe rreziqet e përtacisë? (Shih sugjerimet te pjesa “Burime Shtesë”).

2 Thesalonikasve 2

Një braktisje duhej ta paraprinte Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

  • Mund të jetë e dobishme të diskutoni disa prej metaforave që profetët i kanë përdorur për të përshkruar Braktisjen, të tilla si rënia (shih 2 Thesalonikasve 2:3), uria (shih Amos 8:11–12), ujqër grabitqarë që hyjnë mes një tufe (shih Veprat e Apostujve 20:28–30) dhe gudulisja e veshëve (shih 2 Timoteut 4:3–4). Merrni parasysh ta ndani klasën në dyshe dhe t’u kërkoni të lexojnë një ose më shumë prej këtyre shkrimeve të shenjta (ose të tjera që zgjidhni ju) dhe të përshkruajnë se çfarë japin mësim vargjet rreth Braktisjes së Madhe. Çfarë dhanë mësim profetët rreth Braktisjes dhe ndikimit që do të kishte ajo?

  • Edhe pse Kisha nuk do të përjetojë më një tjetër “rëni[e]” (2 Thesalonikasve 2:3) si në lashtësi, prapëseprapë ne mund të pësojmë një rënie individuale. Çfarë sugjeron shkrimi te 2 Thesalonikasve 2 për atë se si mund të ndodhë kjo rënie (shih vargjet 9–10) dhe si mund ta shmangim atë? (Shih vargjet 15–17.)

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Shkrime të shenjta rreth punës dhe përtacisë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni larmi metodash. Mund të jetë e lehtë të ndihemi rehat me një stil të veçantë mësimdhënieje, por metoda të ndryshme mësimdhënieje tërheqin anëtarë të ndryshëm të klasës. Kërkoni mënyra se si ta ndryshoni metodën tuaj të mësimdhënies, të tilla si përdorimi i materialeve filmike, veprave të artit ose muzikës apo t’u jepni mundësi anëtarëve të klasës që të japin mësim (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 22).