Dhiata e Re 2023
23–29 Tetor. 1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit: “Bëhu Shembull për Besimtarët”


“23–29 Tetor. 1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit: ‘Bëhu Shembull për Besimtarët’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“23–29 Tetor. 1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

tri gra duke ecur jashtë tempullit

23–29 Tetor

1 dhe 2 Timoteut; Titit; Filemonit

“Bëhu Shembull për Besimtarët”

Lexoni 1 dhe 2 Timoteut; Titit dhe Filemonit duke pasur në mendje anëtarët e klasës suaj. Mendimet dhe mbresat që vijnë, do t’ju ndihmojnë t’i drejtoni anëtarët e klasës te fragmente domethënëse të shkrimit të shenjtë dhe që ta sillni Shpirtin në klasën tuaj.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Mund të jetë e dobishme për anëtarët e klasës që ta dëgjojnë njëri‑tjetrin të flasin rreth sukseseve dhe sfidave të tyre në studimin e shkrimeve të shenjta, si individualisht ashtu dhe si familje. Merrni parasysh ta filloni orën mësimore duke i ftuar anëtarët e klasës të flasin rreth asaj që po shkon mirë në studimin e tyre të shkrimit të shenjtë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

1 dhe 2 Timoteut; Titit

Të kuptuarit e doktrinës së vërtetë do të na ndihmojë ta shmangim të qenit të mashtruar.

  • Anëtarët e klasës suaj po jetojnë në një kohë kur mund të jetë e vështirë të përcaktosh se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme. Timoteu dhe Titi gjithashtu jetuan në një kohë të tillë, prandaj ndoshta këshilla e Palit për ta mund të jetë me vlerë sot. Ja disa fragmente që përmbajnë këshilla të Palit: 1 Timoteut 1:1–7; 4:1–2, 6; 6:3–5, 20–21; 2 Timoteut 3:13–17; 4:2–4; Titit 1:7–9; 2:1, 7–8. Ju mund t’i caktoni secilit anëtar të klasës që të lexojë një prej këtyre fragmenteve dhe të tregojë për atë që ai ose ajo mëson rreth rëndësisë së doktrinës së vërtetë (shih edhe Alma 31:5). Si na ndihmon doktrina e Shpëtimtarit që ta shmangim mashtrimin? Anëtarët e klasës mund të tregojnë gjithashtu përvoja në të cilat fuqia e doktrinës së vërtetë i ka bekuar ata.

dy misionarë duke folur me një të ri

“Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët” (1 Timoteut 4:12).

1 Timoteut 4:10–16

“Bëhu shembull për besimtarët.”

  • Mundet që anëtarët e klasës suaj nuk e kuptojnë fuqinë e shembullit të mirë që po japin. Merrni parasysh t’i ftoni që të flasin për mënyrën se si njerëz që njohin, përfshirë vetë anëtarë të klasës, kanë qenë shembuj të dishepujve të Krishtit. Mund të ndihmojë për diskutimin nëse renditni në tabelë fjalët te vargu 12 që përshkruajnë mënyrën se si duhet të jemi shembull në – fjalë, sjellje (që mund të ketë edhe kuptimin mënyra se si flasim ose sillemi), dashuri, frymë, besim dhe dëlirësi. Anëtarët e klasës mund të diskutojnë se si ne mund të jemi shembuj të besimtarëve në secilën prej këtyre mënyrave.

2 Timoteut 1

“Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.”

  • përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjerohet që te 2 Timoteut të kërkohet këshilla që Pali i dha Timoteut për ta inkurajuar në shërbesën e tij. Kërkojuni anëtarëve të klasës të shprehin çfarëdo ideje që morën. Ose mund t’u jepni pak minuta kohë në klasë për të gjetur dhe treguar disa këshilla të Palit (kapitulli 1 ka disa shembuj të mirë). Ata mund të tregojnë edhe një përvojë kur Perëndia i ndihmoi ta mposhtin frikën e tyre dhe u dha atyre “frymë … force, dashurie dhe urtësie” (2 Timoteut 1:7).

2 Timoteut 3

Studimi i shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë t’i mposhtim rreziqet e ditëve të fundit.

  • Pasi e paralajmëroi Timoteun për “kohë të vështira” që do të vinin, Pali dëshmoi për forcën dhe rëndësinë e shkrimeve të shenjta (shih 2 Timoteut 3:1, 14–17). Që të nisni një diskutim për atë se si shkrimet e shenjta mund të na forcojnë në kohë të vështira, ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të shqyrtojnë përshkrimin e Palit për rreziqet e ditëve të fundit, që gjendet te 2 Timoteut 3:1–7. Më pas, ata mund të hulumtojnë shkrimet e shenjta dhe të tregojnë ato shkrime që i kanë ndihmuar të ruhen nga rreziqe si këto (disa shembuj janë renditur te pjesa “Burime Shtesë”). Si na ka mbrojtur studimi i shkrimeve të shenjta nga shqetësimet në botën e sotme?

  • Studimi i këshillës së Palit për forcën e shkrimeve të shenjta mund të jetë një mundësi për anëtarët e klasës që ta nxitin njëri‑tjetrin në përpjekjet e tyre për ta studiuar fjalën e Perëndisë. Ndoshta anëtarët e klasës mund të lexojnë te 2 Timoteut 3:14–17 dhe të përcaktojnë bekimet dhe mbrojtjet që vijnë nga studimi i shkrimeve të shenjta. Më pas ata mund të tregojnë përvoja kur i kanë marrë këto bekime për shkak të studimit të tyre të shkrimeve të shenjta. Gjithashtu mund t’u jepni anëtarëve të klasës disa çaste që të përsiatin se çfarë mund të bëjnë ata që të kenë përvoja më domethënëse me shkrimet e shenjta, si individualisht ashtu edhe si familje.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Të vërteta nga shkrimet e shenjta që na mbrojnë nga rreziqet e ditëve të fundit (shih 2 Timoteut 3:2).

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Të Vërteta që na Mbrojnë

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Njerëzit që duan veten e tyre

Të Vërteta që na Mbrojnë

Gjoni 15:12–13

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Lakmitarët

Të Vërteta që na Mbrojnë

Doktrina e Besëlidhje 88:123

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Lavdëruesit

Të Vërteta që na Mbrojnë

Mosia 2:24–25

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Kryelartët

Të Vërteta që na Mbrojnë

Alma 5:27–28

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Blasfemuesit

Të Vërteta që na Mbrojnë

Doktrina e Besëlidhje 63:64

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Të pabindurit ndaj prindërve

Të Vërteta që na Mbrojnë

Efesianëve 6:1–3

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Mosmirënjohësit

Të Vërteta që na Mbrojnë

Doktrina e Besëlidhje 78:19

Rreziqe të Ditëve të Fundit

Të pashenjtëruarit

Të Vërteta që na Mbrojnë

Ligji i Përtërirë 7:6

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Rritja shpirtërore ndodh në shtëpi. Ju jeni me anëtarët e klasës suaj vetëm për një kohë të shkurtër dy herë në muaj. Shumë prej tyre kanë përvoja shpirtërore domethënëse jashtë klasës dhe këto përvoja mund t’i forcojnë anëtarët e tjerë të klasës. Bëni pyetje që i nxitin anëtarët e klasës ta tregojnë atë që po mësojnë ndërsa e studiojnë ungjillin në shtëpi. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 18.)