Tabelat për Leximin e Shkrimit të Shenjtë
Ne ndihmojmë në përmbushjen e Synimit të Seminareve dhe Instituteve të Fesë ndërsa i nxitim studentët që 1) t’i lexojnë e studiojnë shkrimet e shenjta çdo ditë dhe 2) t’i lexojnë shkrimet e shenjta për kursin e studimit. Ju mund të doni t’u jepni studentëve tabela si në vijim për t’i ndihmuar të ndjekin përparimin e tyre vetjak. Nëse do të dëshironi të raportoni leximin e përditshëm të shkrimeve të shenjta nga studentët, ndiqni udhëzimet te pjesa Scripture Reading Reporting Instructions [Udhëzimet për Raportimin e Leximit të Shkrimit të Shenjtë]. Kërkojini këto udhëzime te si.lds.org duke përdorur shprehjen “scripture reading reporting instructions” [“udhëzimet për raportimin e leximit të shkrimeve të shenjta”].