Mësimi 68
Doktrina e Besëlidhje 63:22–66
Hyrje
Më 30 gusht 1831 Jozef Smithi mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 63. Ky mësim mbulon Doktrinën e Besëlidhjet 63:22–66, në të cilën Zoti u premton bekime shenjtorëve që janë besnikë në ditët e fundit, paralajmëron për rreziqet e krenarisë dhe i këshillon shërbëtorët e Tij që të kujtojnë shenjtërinë e emrit të Tij dhe të flasin me nderim rreth të gjitha gjërave të shenjta.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 63:22–54
Zoti u premton bekime atyre që janë besnikë në ditët e fundit
Përpara orës mësimore, shkruani pyetjen vijuese në tabelë: Përse disa njerëz mund të ndihen të shqetësuar rreth të jetuarit në ditët e fundit?
Në fillim të mësimit, ftojini studentët ta studiojnë këtë pyetje si klasë ose në dyshe.
Shpjegoni se në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 63, Zoti foli për shkatërrimin që do të vinte mbi të ligjtë në ditët e fundit, por Ai bëri edhe premtime të fuqishme për shenjtorët. Përveç kësaj, në atë kohë Ai i udhëzoi shenjtorët të blinin tokë në Misuri për ngritjen e Sionit, për të cilin Ai premtoi se do të ishte një vend strehimi (shih DeB 45:66–69).
Për t’i ndihmuar studentët të mësojnë rreth profecive te Doktrina e Besëlidhje 63, krijoni një fletë pune që përmban pohimet vijuese. Caktojini studentët që të punojnë në dyshe. Kërkojuni atyre të përcaktojnë nëse çdo pohim është i vërtetë ose i rremë, duke kërkuar referencat shoqëruese të shkrimeve të shenjta. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët të shenjojnë në shkrimet e tyre të shenjta të vërtetat që i mësojnë teksa plotësojnë këtë fletë pune.
Pasi studentët të kenë plotësuar fletën e punës, kërkojuni atyre të raportojnë përgjigjet e tyre për dy pohimet e para. (Pohimi i parë është i vërtetë dhe pohimi i dytë është i rremë.) Diskutojini përgjigjet e tyre duke u kërkuar të rishikojnë fragmentin e shkrimit të shenjtë të renditur pas çdo pohimi. Ndërsa studentët diskutojnë përgjigjet e tyre për pohimin 2, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë shpjegimin vijues nga Profeti Jozef Smith:
“Është ide e rreme që shenjtorët do t’u shpëtojnë gjithë gjykimeve ndërsa të ligjtë do të vuajnë; sepse gjithë mishi i nënshtrohet vuajtjes dhe ‘të drejtët … mezi do të shpëtojnë’; … shumë prej të drejtëve do të bien pre e sëmundjes, murtajës etj., për shkak të dobësisë së mishit, dhe përsëri do të shpëtohen në Mbretërinë e Perëndisë” (në History of the Church, 4:11; shih edhe Journals, Vëllimi 1: 1832–1839, vëll. 1 i serive të Journals të The Joseph Smith Papers [2008], f. 352–353).
-
Si mendoni, përse është e rëndësishme të dimë që njerëzit e drejtë nuk do të kursehen nga të gjitha sprovat e ditëve të fundit?
Pyetini studentët për përgjigjet e tyre për pohimet 3–6 në fletën e punës. (Pohimet 3–5 janë të vërteta dhe pohimi gjashtë është i rremë.) Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 63:47–48. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar një premtim nga Zoti. Nxitini studentët të shqyrtojnë se si ta shprehin premtimin e Zotit në këtë varg, në një pohim “nëse–atëherë”.
-
Si do ta shprehnit premtimin e Zotit në këtë varg, në një pohim “nëse–atëherë”? (Studentët duhet të shprehin që nëse jemi besnikë dhe të duruar, atëherë ne do ta mposhtim botën.) Shkruajeni këtë parim në tabelë.)
-
Në çfarë mënyrash mund të na ndihmojë Zoti që ta “mposht[im] botën” në jetën tonë të përditshme?
-
Në çfarë mënyrash mund të na ndihmojë Zoti ta “mposht[im] botën” pasi të vdesim?
Për të theksuar bekimet e përjetshme që mund të marrim, të cilat mund të na ndihmojnë ta mposhtim botën, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 63:49. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar bekimet që Zoti u premton të drejtëve.
Ju mund të doni të jepni dëshminë tuaj për bekimet që do të marrim, në këtë jetë dhe në tjetrën, nëse jemi besnikë dhe durojmë deri në fund.
Doktrina e Besëlidhje 63:55–56
Zoti shpreh pakënaqësinë e Tij me krenarinë e Sidni Rigdonit
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë shembujt vijues. Pasi të lexohet çdo shembull, ndaloni dhe kërkojini klasës që të shpjegojë se si mund të tundohet një person për të reaguar me krenari dhe arrogancë në atë situatë.
-
Ju jeni ftuar të jepni dëshminë tuaj përpara shumë të rinjve të tjerë në një konferencë të madhe të të rinjve.
-
Disa nga individët në kuorumin tuaj ose në klasën e Të Rejave ankohen rreth veprimtarive që ju ndihmuat për t’i planifikuar.
-
Ju jeni një këngëtare e talentuar dhe ju është kërkuar të këndoni një këngë në mbledhjen e sakramentit.
Shpjegoni se Sidni Rigdoni mori një detyrë të rëndësishme nga Zoti, por u përgjigj me krenari. Zoti e urdhëroi të “shkrua[nte] një përshkrim të tokës së Sionit dhe një thënie të vullnetit të Perëndisë, siç do t’i bëhe[j] e ditur atij nëpërmjet Shpirtit” (DeB 58:50). Ky përshkrim i shkruar do t’i ndihmonte shenjtorët që jetonin larg Indipendënsit në Misuri, për të ditur se si ishte toka (në atë kohë fotografia nuk ishte e mundshme). Ai përshkrim gjithashtu do t’i ndihmonte shenjtorët që të dhuronin para për blerjen e tokës (shih DeB 58:51).
Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 63:55–56. Ftojeni klasën ta ndjekë duke kërkuar prova që Sidni Rigdoni u ndikua nga krenaria, ndërsa përmbushi detyrën e tij për të shkruar një përshkrim të Sionit.
-
Çfarë prove të krenarisë vutë re? (Studentët duhet të vënë në dukje se Sidni “u lartësua në zemrën e tij dhe nuk pranoi këshillë”.)
-
Cili ishte rezultati i krenarisë së Sidnit? (Ai e brengosi Shpirtin dhe Zoti nuk e pranoi shkrimin e tij. Ju mund të doni të shpjegoni se të brengosim Shpirtin do të thotë të jetojmë në një mënyrë që Fryma e Shenjtë të largohet prej nesh.)
-
Çfarë mund të mësojmë nga vargu 55? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Shpirti brengoset nëse jemi krenarë në bërjen e punës së Zotit. Shkruajeni këtë të vërtetë në tabelë.)
Ftojini disa studentë që të lexojnë me zë të lartë sërish secilin nga shembujt e mësipërm. Pasi të lexohet çdo shembull, ndaloni dhe kërkojini klasës që të shpjegojë mënyrën se si një person mund t’i afrohet asaj situate me përulësi në vend të krenarisë. Pas diskutimit, vini në dukje se Zoti i dha Sidni Rigdonit mundësi që të shkruante një përshkrim tjetër të Sionit (shih DeB 63:56). Sidni u pendua dhe shkroi një përshkrim tjetër të tokës së Sionit, i cili qe i pranueshëm për Zotin.
Doktrina e Besëlidhje 63:57–66
Jezu Krishti i udhëzon shërbëtorët e Tij të kujtojnë shenjtërinë e emrit të Tij dhe të flasin me nderim për të gjitha gjërat e shenjta
Lexoni ose përmblidhni rrëfimin vijues nga jeta e Presidentit Spenser W. Kimball. Kërkojuni studentëve të dëgjojnë gjithçka që u bën përshtypje.
“Në spitalin e Shën Markut në Solt-Lejk-Siti, [Presidenti Spenser W. Kimball] u vu nën anestezi të përgjithshme, u bë operacion dhe më pas u çua me një shtrat lëvizës drejt dhomës së tij. Ndërsa ishte ende nën efektin e anestezisë, Spenseri e ndjeu shtratin e tij të ndalonte pranë një ashensori dhe e dëgjoi infermierin, të zemëruar me diçka, të përdhoste emrin e Zotit. Gati përgjumësh, ai i tha me shumë mundim: ‘Ju lutem, mos e thoni atë fjalë. Unë e dua Atë më shumë se gjithçka në këtë botë. Ju lutem.’ Një qetësi e plotë. Pastaj infermieri iu përgjigj butësisht: ‘Nuk duhet ta kisha thënë atë. Më vjen keq.’” (Edward L. Kimball dhe Andrew E. Kimball Jr., Spencer W. Kimball: Twelfth President of The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints [1977], f. 264).
-
Çfarë ju bën përshtypje nga ky tregim?
-
Si ishte nderimi i Presidentit Kimball për emrin e Zotit i ndryshëm nga mënyra se si shumë njerëz në botë sot e përdorin emrin e Zotit?
Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 63:59–64. Vëreni klasën t’i ndjekë duke kërkuar fjalë dhe fraza që i ndihmojnë të kuptojnë mënyrën se si Zoti dëshiron që ne ta përdorim emrin e Tij dhe mënyrën se si Ai do që ne të flasim për të gjitha gjërat e shenjta.
-
Çfarë gjetët për mënyrën se si ne duhet ta përdorim emrin e Zotit? (Ndërsa studentët përcaktojnë fjalë dhe fraza nga vargu 64, ftojini ata që të përmbledhin pjesën e parë të vargut. Ata duhet të shprehin parimin vijues: Emri i Jezu Krishtit është i shenjtë dhe duhet të thuhet me kujdes. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)
Ftojeni një student të jetë shkruesi në tabelë. Kërkojini klasës të përmendë disa situata në të cilat ne mund ta përdorim siç duhet emrin e Jezu Krishtit dhe vëreni shkruesin t’i renditë këto në tabelë. Studentët mund të përmendin se ne e përdorim emrin e Shpëtimtarit në lutje, biseda, dëshmi, mësimet e ungjillit dhe ordinancat e priftërisë. Ne mund të flasim për Shpëtimtarin edhe në biseda të përditshme, por duhet ta bëjmë këtë me shumë nderim.
-
Si mendoni, përse duhet ta përdorim me nderim emrin e Shpëtimtarit?
-
Në ç’mënyrë Doktrina e Besëlidhje 63:62 e rrit kuptueshmërinë tuaj për atë do të thotë të përdorësh emrin e Zotit më kot? Si gjen zbatim ky varg për ordinancat e priftërisë?
-
Kur ne e përdorim emrin e Shpëtimtarit, çfarë mund të bëjmë për të kujtuar që ai është i shenjtë dhe duhet të thuhet me kujdes?
Ndihmojini studentët të kuptojnë se të vërtetat që keni diskutuar, nuk zbatohen vetëm për emrin e Shpëtimtarit.
-
Cilat janë disa fjalë të tjera ose gjëra që “v[ijnë] nga lart” dhe janë të shenjta? Si mund të sigurohemi që të flasim “me kujdes” për to?
Kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë thënien e mëposhtme nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Nuk ka fjalë më të shenjta apo më domethënëse në gjithë gjuhën tonë sesa emri i Perëndisë, Atit, dhe i Birit të Tij, Jezu Krishtit” (“Reverent and Clean”, Ensign, Maj 1986, f. 50).
-
Përse emri i Perëndisë, Atit, dhe i Jezu Krishtit janë të shenjtë për ju?
Jepni dëshminë tuaj për Atin Qiellor e Jezu Krishtin dhe shpjegoni përse emrat e tyre janë të shenjtë për ju. Ftojini studentët të marrin parasysh mënyrat se si ata mund ta përdorin emrin e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit me më shumë nderim dhe nxitini ta bëjnë këtë.