Seminare dhe Institute
Mësimi i Studimit në Shtëpi: Doktrina e Besëlidhje 76:81–119; 77–83 (Njësia 17)


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Doktrina e Besëlidhje 76:81–119; 77–83 (Njësia 17)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhja e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja vijuese e ngjarjeve, doktrinave dhe parimeve për të cilat studentët mësuan ndërsa studionin Doktrinën e Besëlidhjet 76:81–119; 77–83 (njësia 17), nuk ka për qëllim të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që ju jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë, teksa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Doktrina e Besëlidhje 76:81–11977)

Ndërsa studentët e përfunduan studimin e tyre për vegimin e mbretërive të lavdisë, ata mësuan se që do të trashëgojnë mbretërinë telestiale, duhet të vuajnë në ferr përpara se të shëlbohen nga Shpëtimtari. Ata gjithashtu mësuan se mbretëria e lavdisë që trashëgojmë, do të përcaktohet nga veprimet tona në këtë jetë dhe dëshirat e zemrave tona.

Dita 2 (Doktrina e Besëlidhje 78–80)

Ndërkohë që studiuan urdhërimin e Zotit për të krijuar Ndërmarrjen e Bashkuar, studentët mësuan se bërja e gjërave që Zoti i ka urdhëruar, na përgatit për një vend në mbretërinë çelestiale. Ata gjithashtu mësuan se, nëse i pranojmë të gjitha gjërat me mirënjohje, Zoti do t’i shumëfishojë bekimet tona.

Dita 3 (Doktrina e Besëlidhje 81)

Teksa studentët mësuan rreth udhëzimeve të Zotit drejtuar këshilltarëve në Presidencën e Parë, ata zbuluan se Presidenca e Priftërisë së Lartë mban çelësat e mbretërisë së Perëndisë në tokë. Përveç kësaj, ata mësuan se këshilltarët në një presidencë duhet ta mbështetin dhe forcojnë presidentin. Studentët gjithashtu mësuan se, nëse jemi besnikë në thirrjet tona, ne mund të bëjmë një të mirë të madhe për njerëzit e tjerë.

Dita 4 (Doktrina e Besëlidhje 82–83)

Nga udhëzimet e Zotit dhënë udhëheqësve të hershëm të Kishës, studentët mësuan se “atij që shumë i është dhënë, shumë i kërkohet” (DeB 82:3). Studentët studiuan paralajmërimin e Zotit se, nëse mëkatojmë përsëri pas pendimit, mëkatet tona të mëparshme kthehen. Ne gjithashtu mësuam se, nëse do t’i bindemi Zotit, Ai gjithmonë do t’i mbajë premtimet e Tij për të na bekuar.

Hyrje

Ky mësim mund t’i ndihmojë studentët të përcaktojnë parime nga shembulli i dhënë prej Profetit Jozef Smith kur i bëri pyetje Zotit rreth librit të Zbulesës.

Sugjerime për Mësimdhënien

Shënim: Studentët mësuan këtë javë rreth dy fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ata e përdorën Doktrinën e Besëlidhjet 78:19 që të shkruanin një bisedë dyminutëshe. Ju mund të doni t’i ftoni disa studentë që t’ua paraqesin bisedat e tyre klasës. Ata gjithashtu punuan për të mësuar përmendsh Doktrinën e Besëlidhjet 82:10. Merreni parasysh që ta ftoni klasën për ta recituar këtë varg së bashku.

Doktrina e Besëlidhje 77

Zoti iu përgjigjet pyetjeve të Jozef Smithit rreth librit të Zbulesës

Kërkojuni studentëve të marrin parasysh në heshtje atë që e kanë mësuar ditët e fundit, gjatë studimit të tyre vetjak të shkrimeve të shenjta. Ftojini disa prej tyre që të tregojnë për një ide që kanë fituar. Më pas vërini disa studentë të tregojnë pyetjet që kanë pasur gjatë studimit të tyre vetjak. Këto mund të përfshijnë pyetje rreth kuptimit të një fjale apo fraze, sfondit historik të asaj që lexuan, ose rreth rëndësisë së një vargu të veçantë. (Qëllimi i këtij ushtrimi nuk është t’iu përgjigjet pyetjeve të studentëve rreth shkrimeve të shenjta, por që të theksojë rëndësinë e bërjes së pyetjeve ndërkohë që ne studiojmë.) Pasi disa studentë të jenë shprehur, bëni pyetjen vijuese:

  • Çfarë ju ka ndihmuar që t’i kuptoni shkrimet e shenjta më mirë dhe të gjeni përgjigje për pyetjet që keni pasur?

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë kontekstin e Doktrinës e Besëlidhjeve 77, ftojini ata të lexojnë hyrjen e seksionit dhe të kërkojnë atë që Profeti Jozef Smith po bënte kur e mori këtë zbulesë. Pasi studentët të raportojnë për atë që kanë gjetur, ju mund të doni të vini në dukje se fraza “në lidhje me përkthimin e Shkrimeve të Shenjta” i drejtohet urdhrit të Zotit që Jozef Smithi të bënte rishikime të frymëzuara të variantit të Mbretit Jakob të Biblës. Këto rishikime tani njihen si Përkthimi prej Joseph Smith-it. Shpjegoni se ndërkohë që Jozef Smithi po punonte me librin e Zbulesës, ai e pyeti Zotin rreth kuptimit të disa prej vargjeve. Pyetjet që ai bëri dhe përgjigjet që zbuloi Zoti shënohen te Doktrina e Besëlidhje 77. Nxitini studentët të kërkojnë ide teksa studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet 77, të cilat mund t’i ndihmojnë ata ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për shkrimet e shenjta.

Ftojini studentët të vërejnë se si modeli i Doktrinës e Besëlidhjeve 77 është i ndryshëm nga ai i seksioneve të tjera te Doktrina e Besëlidhje. Ata duhet të vënë re fjalët Pyetje dhe Përgjigje pranë çdo vargu ose paragrafi gjatë gjithë seksionit. Shpjegoni që secila Pyetje paraprin një pyetje nga Jozef Smithi dhe secila Përgjigje paraprin përgjigjen e Zotit.

Pyesni se kush e ka lexuar një pjesë ose të gjithë librin e Zbulesës.

  • Çfarë mund të jetë sfiduese rreth leximit të librit të Zbulesës? (Nëse studentët nuk e përmendin atë, ju mund të doni të shpjegoni se libri i Zbulesës mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar për shkak të simbolizmit që përmban.)

Për të dhënë një shembull të gjuhës figurative, simbolike në librin e Zbulesës, ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Zbulesa 4:2–8. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar simbolet në këto vargje. Ftojeni klasën t’i përmendë këto simbole dhe kërkojini një studenti që t’i shkruajë ato në tabelë. (Përgjigjet mund të përfshijnë një ylber rreth e qark një froni, njëzet e katër frone, kurora të arta, shtatë llamba të ndezura, një det i qelqtë dhe katër bisha.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë pyetjen e Jozef Smithit te Doktrina e Besëlidhje 77:1. Vëreni një student të qarkojë në tabelë simbolin që Jozefi i kërkoi Zotit ta ndihmonte për ta kuptuar (detin e qelqtë). Më pas kërkojini një studenti tjetër të lexojë shpjegimin e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 77:1.

  • Si na ndihmon kjo përgjigje për ta kuptuar më mirë Zbulesën 4:6?

Ndajini studentët në dyshe. Kërkojini secilës dyshe të lexojnë së bashku Doktrinën e Besëlidhjet 77:2–5, duke kërkuar pyetje shtesë që Jozef Smithi bëri rreth simboleve te Zbulesa 4 dhe përgjigjet që Zoti i dha për ato pyetje. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë të tregojnë se si përgjigjet e Zotit për pyetjet e Jozef Smithit i ndihmojnë ata të kuptojnë një pjesë të gjuhës figurative dhe simbolike te Zbulesa 4:2–8.

Ftojini studentët të përsiatin se si do ta përdornin atë që kanë mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 77, për të përmbledhur atë që Gjoni e përshkroi te Zbulesa 4:2–8. Ftojini disa studentë të tregojnë përmbledhjet e tyre. Më pas bëni pyetjen vijuese:

  • Çfarë mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 77 rreth rolit të një profeti për të na ndihmuar të kuptojmë domethënien e shkrimit të shenjtë? (Edhe pse studentët mund të përdorin fjalë të tjera, ata duhet të shprehin doktrinën vijuese: Zoti e zbulon interpretimin e duhur të shkrimit të shenjtë nëpërmjet profetëve të Tij. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë doktrinë në shkrimet e tyre të shenjta, pranë fillimit të Doktrinës e Besëlidhjeve 77.)

  • Si mendoni ju, përse është e rëndësishme të mësojmë atë që profetët kanë dhënë mësim lidhur me çfarë studiojmë në shkrimet e shenjta?

  • Ku mund t’i gjejmë mësimet e profetëve rreth kuptimit të asaj që lexojmë në shkrimet e shenjta?

Teksa studentët i përgjigjen kësaj pyetjeje, vini në dukje se Doktrina e Besëlidhje 77 tregon se fjalët e profetëve, të shënuara në shkrimet e shenjta, mund të ndihmojnë për të shpjeguar shkrime të tjera të shenjta. Shumë herë, një fragment i shkrimit të shenjtë do të shpjegojë ose interpretojë atë që është zbuluar në një fragment tjetër. Shpjegoni se shënimet në fund të faqeve, që përmbahen në shkrimet e shenjta, shpesh sigurojnë referenca për këto fragmente të dobishme.

Për ta ilustruar këtë pikë, ftojini studentët të lexojnë në heshtje Zbulesën 5:1, duke kërkuar atë që pa Gjoni në dorën e njeriut që ishte i ulur në fron. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që kanë gjetur. Nëse studentët po përdorin botimin e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme të variantit të Mbretit Jakob të Biblës, ftojini ata që të kthehen te shkrimi i shenjtë, që përmendet te shënimi b në fund të faqes për Zbulesën 5:1 (DeB 77:6). (Nëse studentët nuk e kanë në dispozicion botimin SHDM të Biblës sipas variantit të Mbretit Jakob, ftojini që të shkojnë drejt te Doktrina e Besëlidhje 77:6 pasi ta përshkruajnë atë që gjetën te Zbulesa 5:1.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 77:6–7. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar pyetjet e Jozef Smithit rreth Zbulesës 5:1, si edhe përgjigjet e Zotit. Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se 7 000 vjetët i referohen kohës që nga Rënia e Adamit dhe Evës. Nuk i drejtohet moshës së mirëfilltë të tokës duke përfshirë periudhat e krijimit.

Kërkojuni studentëve të përdorin fjalët e tyre për t’i përmbledhur pyetjet dhe përgjigjet. Pasi ta kenë plotësuar këtë veprimtari, vini në dukje se përdorimi i shënimeve në fund të faqeve teksa i studiojmë shkrimet e shenjta, mund të na ndihmojë të zbulojmë atë që profetët kanë thënë rreth shkrimeve të shenjta që po lexojmë.

Vini në dukje që, edhe pse vetëm profetët e kanë autoritetin për t’ia interpretuar shkrimet e shenjta botës, secili prej nesh duhet të kërkojë për kuptueshmëri dhe zbatim vetjak teksa i studiojmë shkrimet e shenjta individualisht.

  • Si mund ta përqasim atë që bëri Jozef Smithi teksa e studioi dhe e përsiati librin e Zbulesës me studimin tonë vetjak të shkrimeve të shenjta? (Studentët mund të përcaktojnë një parim të tillë si ai që vijon: Nëse i kërkojmë Zotit, Ai mund të na ndihmojë t’i kuptojmë shkrimet e shenjta.)

  • Përse është e rëndësishme që të hetojmë për domethënien e saktë të shkrimeve të shenjta dhe më pas të kërkojmë zbatimin vetjak?

Kërkojuni studentëve të përsiatin për një rast kur i kanë kërkuar Zotit që t’i ndihmojë ata t’i kuptojnë shkrimet e shenjta dhe se si t’i zbatojnë mësimet nga shkrimet e shenjta në vetë rrethanat e tyre. Ftojini disa studentë të tregojnë përvojat e tyre.

Shpjegoni se pjesa tjetër e Doktrinës e Besëlidhjeve 77 përmban më shumë nga pyetjet që bëri Jozef Smithi rreth librit të Zbulesës dhe përgjigjet e Zotit ndaj këtyre pyetjeve. Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 77:8–15 duke iu thënë studentëve se kjo zbulesë e lejoi Jozef Smithin të mësonte rreth disa prej ngjarjeve që do të ndodhin përpara Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.

Bëjini të ditur studentëve se kur ta studiojnë librin e Zbulesës në të ardhmen, përgjigjet e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 77 mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë domethënien e gjuhës figurative dhe simbolike në libër.

Mbylleni këtë mësim duke dhënë dëshminë tuaj për doktrinat dhe parimet e diskutuara në këtë mësim ose duke treguar një përvojë që e keni pasur si rrjedhim i kthimit te Zoti për ndihmë për të kuptuar shkrimet e shenjta.

Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 84–87)

Që t’i përgatitni studentët për studimin e tyre gjatë javës së ardhshme, ju mund të doni t’i ftoni ata të marrin në shqyrtim sa vijon: A e keni marrë parasysh ndonjëherë gjithçka që ka Ati Qiellor? A e dinit se Ai premtoi ta ndante gjithçka që Ai ka me ne? Studimi juaj i Doktrinës e Besëlidhjeve 84–87 do t’ju ndihmojë ta kuptoni më mirë atë që duhet të bëni për ta njohur Perëndinë dhe për t’i fituar të gjitha bekimet që Ai ka në ruajtje për ju.