“Familja e Jozef Smithit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Familja e Jozef Smithit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
1805–1817
Familja e Jozef Smithit
Një familje me besim
Jozef Smithi lindi më 23 dhjetor 1805, në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Edhe babai i tij quhej Jozef. Nëna e tij e kishte emrin Lusi. Ai kishte shumë vëllezër dhe motra. Pjesëtarët e familjes së Jozefit ishin fermerë. Ata besonin te Perëndia dhe e donin njëri‑tjetrin.
Kur Jozefi ishte djalë i vogël, kishte një sëmundje që i shkaktoi një problem në këmbë. I dhembte shumë. Familja e Jozefit u përpoq ta ndihmonte të ndihej më mirë, por këmba e tij ende i dhembte shumë. Mjekët u përpoqën ta përmirësonin gjendjen e këmbës, por nuk mundën.
Shenjtorët, 1:7
Mjekët thanë se për t’i shpëtuar jetën Jozefit duhej t’ia prisnin këmbën. Por nëna e tij nuk i lejoi. Ajo pyeti nëse kishte ndonjë mënyrë tjetër për ta ndihmuar Jozefin. Mjekët vendosën t’ia prisnin një pjesë të kockës në këmbën e tij. Jozefi e dinte se kjo do t’i dhembte, por ai kishte besim se Perëndia do ta ndihmonte.
Shenjtorët, 1:7
Mjekët donin t’i jepnin Jozefit alkool për të mpirë dhembjen. Por Jozefi tha jo. Ai thjesht donte që babai i tij ta mbante atë.
Shenjtorët, 1:7
Jozefi i kërkoi nënës së tij që të dilte jashtë. Ai nuk donte që ajo ta shihte atë me kaq shumë dhembje, ndërsa mjekët i bënin prerje në këmbë.
Babai i Jozefit e mbajti atë ndërsa mjekët i prenë pjesët e këqija të kockës në këmbë. Kjo i dhembi shumë, por Perëndia e ndihmoi Jozefin të ishte trim. Pas disa vitesh, këmba e Jozefit u bë më mirë, por kur ecte prapë i dhembte.
Shenjtorët, 1:6–7
Kur Jozefi ishte më i madh në moshë, familja e tij u shpërngul në shtetin e Nju‑Jorkut. Familja e Jozefit qe e varfër. Ata punonin shumë për të pasur ushqim të mjaftueshëm për familjen. Jozefi ishte një djalë i mbarë. Ai ishte i lumtur dhe i pëlqente të qeshte dhe të argëtohej.
Shenjtorët, 1:5–9
Familja e Jozefit e donte Jezu Krishtin. Ata luteshin dhe e lexonin Biblën së bashku. Por prindërit e Jozefit nuk ishin të sigurt se cilës kishë duhej t’i përkisnin. Një natë, nëna e Jozefit, Lusi, u lut dhe i tha Perëndisë se donte të gjente Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit. Perëndia iu përgjigj lutjes së saj dhe i premtoi se ajo do ta gjente.
Shenjtorët, 1:10–11