Histori nga Shkrimet e Shenjta
Engjëlli Moroni Viziton Jozef Smithin


“Engjëlli Moroni Viziton Jozef Smithin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Engjëlli Moroni Viziton Jozef Smithi”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

1823

Engjëlli Moroni Viziton Jozef Smithin

Të mësuarit rreth një libri të shenjtë

Jozef Smithi duke parë nga dritarja e shtëpisë.

Kaluan tre vjet që nga Vegimi i Parë i Jozef Smithit. Jozefi u ndje keq për disa gabime që kishte bërë që prej asaj kohe. Vriste mendjen se çfarë ndiente Perëndia për të.

Joseph Smith – Historia 1:28–29; Shenjtorët, 1:20

Jozef Smithi duke u lutur në anë të shtratit.

Një natë, pasi të gjithë ishin në gjumë, Jozefi vendosi të lutej. Perëndia u ishte përgjigjur lutjeve të tij më parë dhe Jozefi e dinte se Ai do t’u përgjigjej atyre përsëri.

Joseph Smith – Historia 1:29; Shenjtorët, 1:21–22

Moroni i shfaqet Jozef Smithit.

Ndërsa Jozefi po lutej, dhoma u mbush me dritë. Jozefi pa një engjëll që qëndronte në ajër pranë shtratit të tij. Engjëlli tha se emri i tij ishte Moroni. Atë e kishte dërguar Perëndia. Ai tha se Perëndia ia kishte falur mëkatet Jozefit dhe kishte një punë për t’u bërë prej tij. Njerëzit në mbarë botën do të dinin për Jozefin dhe punën që Perëndia i dha.

Joseph Smith – Historia 1:30–33

Moroni i tregon Jozef Smithit për një libër të bërë me fletë të arta.

Moroni tha se ishte një libër i bërë me faqe ose fletë të arta. Ai ishte groposur në një kodër pranë shtëpisë së Jozefit. Libri fliste për njerëz që jetuan në kontinentin amerikan shumë kohë më parë. Ata e dinin për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Moroni tha se Perëndia do ta ndihmonte Jozefin që ta përkthente librin në mënyrë që njerëzit të mund ta lexonin atë.

Joseph Smith – Historia 1:34, 46

Jozef Smithi bisedon me babanë rreth vizitës nga Moroni.

Moroni e vizitoi tri herë atë natë dhe përsëri të nesërmen. Jozefi i tregoi babait të tij atë që kishte parë. Babai i Jozefit ishte i lumtur. “Ishte një vegim nga Perëndia”, – i tha ai Jozefit.

Joseph Smith – Historia 1:35–50; Shenjtorët, 1:22–25

Jozef Smithi i zbulon fletët e arta poshtë një shkëmbi.

Jozefi shkoi në kodër dhe i gjeti fletët e arta poshtë një shkëmbi të rëndë. Kur zgjati dorën për t’i marrë, mendoi se sa para vlenin. Moroni erdhi dhe i tha Jozefit se nuk ishte gati t’i merrte fletët. Ai i tha Jozefit të kthehej në këtë vend çdo vit derisa të ishte gati.

Joseph Smith – Historia 1:51–54; Shenjtorët, 1:25–27