Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jozefi dhe Ema


“Jozefi dhe Ema”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Jozefi dhe Ema”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

1825–1828

Jozefi dhe Ema

Të punuarit së bashku për t’i sjellë botës Librin e Mormonit

Ema Hejli e ulur buzë një lumi pranë shtëpisë së saj.

Ema Hejli u rrit në një familje të madhe në Pensilvani, jo shumë larg Nju‑Jorkut, vendi ku jetonte Jozef Smithi. Ema dhe familja e saj besonin te Perëndia. Emës i pëlqente të lexonte, të këndonte, të ngiste kuaj dhe të voziste me kajak në lumin pranë shtëpisë së saj.

Shenjtorët, 1:31–32

Jozef Smithi dhe babai i tij duke ecur pranë shtëpisë së Ema Hejlit. Ema po vështron nga dritarja dhe po vëren Jozefin.

Kur Ema ishte 21 vjeçe, Jozef Smithi dhe babai i tij erdhën për të punuar për një nga fqinjët e Emës. Babai i Emës i ftoi të qëndronin në shtëpinë e tij.

Joseph Smith – Historia 1:56–57; Shenjtorët, 1:31–32

Jozefi dhe Ema duke biseduar së bashku jashtë shtëpisë së Emës. Prindërit e Emës janë te dera e shtëpisë.

Jozefi dhe Ema u njohën me njëri‑tjetrin. Atyre u pëlqente të rrinin bashkë. Por prindërit e Emës nuk e pëlqenin Jozefin. Ata nuk besonin se ai kishte parë një engjëll.

Shenjtorët, 1:32–33

Ema dhe Jozef Smithi duke ngarë së bashku një slitë me kuaj.

Rreth një vit më vonë, Jozefi i kërkoi Emës të martohej me të. Ema dhe Jozefi e donin njëri‑tjetrin. Ata u martuan dhe shkuan të jetonin me prindërit e Jozefit në Nju‑Jork.

Joseph Smith – Historia 1:57–58; Shenjtorët, 1:34–35

Ema dhe Jozef Smithi duke ngarë një karrocë me kuaj drejt pyllit.

Kishin kaluar katër vjet që kur Moroni i tregoi Jozefit për fletët e arta. Kur erdhi koha, Ema dhe Jozefi shkuan në kodrën ku ishin fshehur fletët.

Joseph Smith – Historia 1:59; Shenjtorët, 1:36–37

Moroni i jep Jozef Smithit fletët e arta.

Engjëlli Moroni u takua me Jozefin në një kodër dhe i dha fletët. Ai i tha Jozefit se nëse do të bënte më të mirën për t’u kujdesur për fletët, ato do të ishin të sigurta.

Joseph Smith – Historia 1:59; Shenjtorët, 1:37–38

Jozef Smithi duke mbajtur fletët e arta. Një burrë po e ndjek dhe po përpiqet t’i marrë fletët.

Njerëzit kishin dëgjuar se Jozefi kishte fletë të arta dhe disa prej tyre u përpoqën t’ia vidhnin ato. Jozefit iu desh të gjente vende për t’i fshehur ato. Ndërsa Jozefi po i mbartte fletët nga një vend i fshehur në pyll, disa burra e sulmuan. Ai i goditi ata dhe vrapoi drejt shtëpisë së prindërve të tij.

Joseph Smith – Historia 1:60; Shenjtorët, 1:38, 40–41

Jozef Smithi i sjell fletët e arta në shtëpi dhe e lejon familjen e tij që t’i prekë ato.

Kur Jozefi i solli fletët në shtëpi, motra e ndihmoi që t’i vendoste mbi tryezë. Moroni i kishte thënë Jozefit të mos lejonte askënd që t’i shihte fletët, por familja e tij mund t’i ndiente fletët ndërsa ato ishin të mbështjella me një rrobë.

Shenjtorët, 1:41

Ema dhe Jozefi duke u zhvendosur në një shtëpi të re.

Perëndia donte që Jozefi t’i përkthente fletët e arta në mënyrë që njerëzit t’i lexonin. Por njerëzit në Nju‑Jork vazhduan të përpiqeshin për t’i vjedhur fletët. Jozefi duhej t’i fshihte fletët për t’i mbajtur të sigurta. Kështu Jozefi dhe Ema u shpërngulën në një shtëpi afër prindërve të Emës. Ata shpresonin se mund t’i përkthenin fletët të qetë.

Joseph Smith – Historia 1:61–62; Shenjtorët, 1:43, 45–46

Jozef Smithi duke e puthur Emën në ballë. Ajo po e ndihmon atë që të përkthejë nga fletët e arta.

Jozefi filloi të përkthente fletët. Ai përdori mjete të posaçme që Perëndia i përgatiti për ta ndihmuar atë. Ndërsa Jozefi përkthente, Ema shkruante atë që ai thoshte. Orë pas ore ata punonin së bashku. Ema ishte e mahnitur. Ajo e dinte se bashkëshorti po përkthente me anë të fuqisë së Perëndisë.

Joseph Smith – Historia 1:35; Shenjtorët, 1:49