“Martin Harrisi e Ndihmon Jozefin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Martin Harrisi e Ndihmon Jozefin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
1828–1829
Martin Harrisi e Ndihmon Jozefin
Të mësuarit për t’i mirëbesuar Zotit
Një ditë, ndërsa Jozefi dhe Ema jetonin në Pensilvani, një mik i quajtur Martin Harris u erdhi për vizitë. Martini zotëronte një fermë të madhe në Nju‑Jork. Ai qe në dijeni për punën e Jozefit me fletët e arta. Ai e kishte ndihmuar Jozefin më parë dhe tani donte të dinte nëse mund të bënte më shumë për të ndihmuar.
Shenjtorët, 1:49
Jozefi dhe Ema ishin mirënjohës. Shumë njerëz mendonin se Jozefi po gënjente. Ishte gjë e mirë të kishte një mik si Martini që besonte se fletët e arta ishin të vërteta.
Shenjtorët, 1:49
Ndërsa Jozefi përkthente fletët, Martini shkruante atë që ai thoshte. Martini ishte i emocionuar që po e ndihmonte Zotin për këtë vepër të madhe.
Shenjtorët, 1:50
Bashkëshortja e Martinit, Lusi, nuk ishte e kënaqur. Ajo nuk besonte se Jozefi kishte vërtet fletë të arta. Ajo mendonte se Jozefi po e mashtronte Martinin. Ajo donte që Martini të kthehej në Nju‑Jork dhe të mos e ndihmonte Jozefin.
Shenjtorët, 1:49–50
Por Martini vazhdoi të punonte me Jozefin. Ai mendonte se nëse Lusi mund ta lexonte atë me të cilën ata po punonin, edhe ajo do të besonte. Ai e pyeti Jozefin a mund t’i çonte faqet që kishin përkthyer në Nju‑Jork për t’ia treguar bashkëshortes. Jozefi i tha se do të lutej dhe do ta pyeste Perëndinë.
Shenjtorët, 1:50–51
Perëndia i tha që të mos e linte Martinin t’i merrte faqet. Martini i kërkoi Jozefit që të lutej sërish. Jozefi u lut dhe mori të njëjtën përgjigje. Por Martini me të vërtetë donte t’ia tregonte faqet bashkëshortes së tij dhe Jozefi donte ta ndihmonte mikun e tij. Jozefi u lut për të tretën herë. Këtë herë Perëndia i tha Jozefit se ai mund të vendoste se çfarë të bënte.
Shenjtorët, 1:51
Jozefi i tha Martinit se ai mund t’i çonte faqet në Nju‑Jork, por mund t’ua tregonte ato vetëm pjesëtarëve të caktuar të familjes. Duhej t’i kthente faqet pas dy javësh. Martini pranoi dhe u largua me faqet.
Shenjtorët, 1:51
Gjatë kohës që Martini kishte ikur, Jozefit dhe Emës u lindi një fëmijë. Por foshnja vdiq dhe Ema u sëmur. Ema dhe Jozefi ishin shumë të trishtuar.
Shenjtorët, 1:51–52
Jozefi ishte i shqetësuar për Emën. Ai ishte i shqetësuar për Martinin. Kishin kaluar dy javë dhe Martini nuk ishte kthyer. Edhe Ema ishte e shqetësuar.
Shenjtorët, 1:52
Ema i tha Jozefit të shkonte në Nju‑Jork për të kërkuar Martinin. Jozefi e takoi Martinin në shtëpinë e prindërve të tij. Kur Jozefi e pyeti Martinin për faqet, Martini ishte shumë i trishtuar. Ai tha se faqet kishin humbur. Ai kishte parë kudo, por nuk mund t’i gjente ato.
Shenjtorët, 1:52–53
Jozefi u trishtua shumë dhe u frikësua. Ai e dinte se kishte gabuar që e la Martinin t’i merrte faqet. Ai u kthye në shtëpi dhe i tha Emës se çfarë kishte ndodhur. Engjëlli Moroni erdhi dhe i mori sërish fletët e arta. Ai tha se nëse Jozefi ishte i përulur dhe pendohej, ai mund t’i merrte fletët dhe t’i përkthente përsëri.
Doktrina e Besëlidhje 3:5–11; 10:1–3; Shenjtorët, 1:53–54
Për shumë javë, Jozefi mendoi për atë që kishte bërë gabim. Ai u lut dhe kërkoi falje. Perëndia e fali. Ai i tha Jozefit se faqet ishin vjedhur nga njerëz që po përpiqeshin të ndalonin veprën e Perëndisë. Por askush nuk mund ta ndalojë veprën e Perëndisë. Perëndia kishte një plan që ta vazhdonte veprën e Tij.
Doktrina e Besëlidhje 3:1–10; Shenjtorët, 1:54–55
Moroni ia ktheu fletët Jozefit. Perëndia i tha Jozefit dhe Martinit se, nëse do të ishin të përulur dhe do të mirëbesonin tek Ai, ata mund të vazhdonin ta ndihmonin për veprën e Tij në shumë mënyra. Ata mund të ndihmonin për t’i sjellë botës Librin e Mormonit. Ky libër do t’i ndihmonte njerëzit kudo që të pendoheshin dhe të besonin te Jezu Krishti.
Doktrina e Besëlidhje 3:16–20; 5:21–35; Shenjtorët, 1:56–57