“Zoti Dërgon Oliver Kaudërin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)
“Zoti Dërgon Oliver Kaudërin”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje
1828–1829
Zoti Dërgon Oliver Kaudërin
Të mësojmë se si na flet Perëndia
Jozefi dhe Ema vazhduan ta përkthenin Librin e Mormonit. Puna ishte e vështirë dhe ata duhej të punonin edhe në fermën e tyre. Jozefi u lut që Ati Qiellor të dërgonte dikë që ta ndihmonte për përkthimin e Librit të Mormonit.
Shenjtorët, 1:56, 58
Larg në Nju‑Jork, Oliver Kaudëri, një mësues i ri në moshë, po jetonte me prindërit e Jozef Smithit. Oliveri u dha mësim vëllezërve dhe motrave më të vogla të Jozefit.
Shenjtorët, 1:58, 59
Oliveri dëgjoi për Jozefin dhe fletët e arta. Kishte kureshtje. Ai bisedoi me prindërit e Jozefit. Ata i thanë Oliverit se Jozefi po bënte veprën e Perëndisë.
Shenjtorët, 1:59
Tani Oliveri u bë edhe më kureshtar. Prindërit e Jozefit i thanë Oliverit se ai duhet të lutej dhe të zbulonte vetë a ishte vepra e Perëndisë. Ndaj një natë, Oliveri u lut me gjithë zemër. Perëndia i dha paqe në mendje. Oliveri e dinte se Jozef Smithi ishte shërbëtor i Perëndisë. Ndjeu se duhej ta ndihmonte Jozefin.
Shenjtorët, 1:60
Kur mbaroi viti shkollor, Oliveri shkoi të takonte Jozefin dhe Emën. Jozefi dhe Oliveri qëndruan zgjuar deri vonë duke biseduar për fletët e arta dhe veprën e Perëndisë.
Shenjtorët, 1:60
Oliveri tha se ai do të shkruante ndërkohë që Jozefi përkthente. Atij i pëlqente shumë ajo që po mësonte për Jezusin. Edhe ai kishte pyetje dhe donte besim më të fortë.
Shenjtorët, 1:61
Nëpërmjet Profetit Jozef, Zoti i dha Oliverit një mesazh. Ai i tha Oliverit të kujtonte natën kur ishte lutur. Perëndia i kishte dhënë paqe. Vetëm Perëndia e dinte për këtë lutje. Besimi i Oliverit u bë më i fortë. Ai vazhdoi ta ndihmonte Jozefin dhe Zoti i mësoi atij shumë gjëra rreth mënyrës se si na flet Perëndia.
Doktrina e Besëlidhje 6:14–24; 8:1–3; 9:7–9; Shenjtorët, 1:62–64