Histori nga Shkrimet e Shenjta
Engjëjt Rivendosin Priftërinë


“Engjëjt Rivendosin Priftërinë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2024)

“Engjëjt Rivendosin Priftërinë”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje

1829

Engjëjt Rivendosin Priftërinë

Fuqi për të bërë veprën e Perëndisë

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri duke biseduar, me një pamje të shtuar të Jezusit dhe njerëzve në kontinentin e lashtë amerikan.

Ndërsa Jozefi dhe Oliveri përkthenin fletët e arta, ata mësuan se Jezusi donte që të gjithë njerëzit të pagëzoheshin. Ai gjithashtu u dha njerëzve fuqi për të pagëzuar të tjerët. Jozefi nuk ishte pagëzuar. Ai donte të dinte më shumë për pagëzimin.

Joseph Smith – Historia 1:68; Shenjtorët, 1:65–66

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri në pyll, të gjunjëzuar në lutje.

Jozefi dhe Oliveri e pyetën veten se kush kishte fuqinë për t’i pagëzuar njerëzit tani. Ata vendosën të pyesnin Perëndinë. Shkuan në pyll dhe u gjunjëzuan për t’u lutur.

Joseph Smith – Historia 1:68; Shenjtorët, 1:66

Një engjëll, Gjon Pagëzori, i jep Jozef Smithit Priftërinë Aarone.

Kur po luteshin, një engjëll u shfaq. Ai tha se ishte Gjon Pagëzori, i cili pagëzoi Jezu Krishtin kohë më parë. Ai i dha Jozefit dhe Oliverit Priftërinë Aarone. Priftëria është fuqia e Perëndisë. Ajo përdoret për të bekuar fëmijët e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 13; Joseph Smith – Historia 1:69, 72; Shenjtorët, 1:66–67

Jozef Smithi duke pagëzuar Oliver Kaudërin në një lumë.

Gjon Pagëzori tha se një person me Priftërinë Aarone mund t’u mësojë njerëzve të pendohen dhe t’i pagëzojë ata. Gjoni i tha Jozefit dhe Oliverit që të pagëzoheshin. Ata u futën në një lumë dhe e pagëzuan njëri‑tjetrin. Kur dolën nga uji, ata u mbushën me Frymën e Shenjtë. Ata ishin shumë të lumtur.

Joseph Smith – Historia 1:70–73

Pjetri, Jakobi dhe Gjoni i japin Jozef Smithit Priftërinë Melkizedeke.

Më vonë, erdhën engjëj të tjerë. Tre nga Apostujt e Jezusit – Pjetri, Jakobi dhe Gjoni – i dhanë Jozefit dhe Oliverit Priftërinë Melkizedeke. Tani Jozefi dhe Oliveri mund të jepnin dhuratën e Frymës së Shenjtë. Jozefi dhe Oliveri u bënë gjithashtu Apostuj. Ata mund ta udhëhiqnin Kishën dhe të ishin dëshmitarë të veçantë të Jezu Krishtit.

Doktrina e Besëlidhje 27:12; Shenjtorët, 1:84