“Kapitulli 14: Profeti dhe Zbulesat për Kishën: shtator 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 56–57 “Kapitulli 14,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 56–57 Kapitulli 14 Profeti dhe Zbulesat për Kishën (shtator 1830) Jozef Smithi dhe Ema shkuan në Nju Jork. Një njeri i quajtur Hajrëm Pejxh jetonte atje. Ai ishte anëtar i Kishës. Ai kishte një gur. Ai tha që guri e ndihmonte atë të kishte zbulesa për Kishën. Shumë anëtarë të Kishës e besuan Hajrëm Pejxhin. Oliver Kaudëri e besoi atë. Disa njerëz menduan se Hajrëm ishte një profet. DeB 28: Hyrje Oliveri pyeti Jozefin rreth Hajrëm Pejxhit. Jozefi u lut. Jezusi i dha Jozefit një zbulesë për Oliver Kaudërin. Ai tha që vetëm një njeri mund të ketë zbulesa për Kishën. Ai njeri ishte Profeti Jozef Smith. DeB 28:2 Jezusi tha që njerëzit mund të kenë zbulesa për veten e tyre. Por vetëm profeti mund të ketë zbulesa për gjithë Kishën. Oliveri e besoi Jozefin. Ai e dinte që zbulesat e Hajrëm Pejxhit ishin të gabuara. DeB 28:1–2, 8 Pastaj Jezusi i tha Oliverit të bisedonte me Hajrëm Pejxhin. Oliveri i tha Hajrëmit që zbulesat e tij nuk ishin nga Perëndia. Zbulesat ishin nga Satani. DeB 28:11 Oliveri tha që Satani e kishte mashtruar Hajrëm Pejxhin. Hajrëm e dëgjoi Oliverin. Ai u pendua. Vetëm një burrë merr zbulesa për Kishën. Ky burrë është Presidenti i Kishës. Ai është udhëheqësi i Kishës. Ai është profeti i Perëndisë. Anëtarët e Kishës duhet t’i binden profetit.