“Kapitulli 24: Prindërit Duhet të Mësojnë Fëmijët e Tyre: nëntor 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 93–95 “Kapitulli 24,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 93–95 Kapitulli 24 Prindërit Duhet të Mësojnë Fëmijët e Tyre (nëntor 1831) Disa shenjtorë në Ohajo shkuan të takonin Jozef Smithin. Jezusi i dha Jozefit një zbulesë për ta. Jezusi u tha shenjtorëve si të bëheshin prindër të mirë. DeB 68: Hyrje Jezusi tha që fëmijët duhet të pagëzohen kur ata të mbushin tetë vjeç. Jezusi i urdhëroi prindërit t’u mësojnë fëmijëve të tyre ungjillin, para se ata të pagëzohen. DeB 68:25 Fëmijët duhet të dinë rreth Jezusit. Ata duhet të kenë besim tek ai. DeB 68:25 Fëmijët duhet të dinë si të pendohen. DeB 68:25 Fëmijët duhet të dinë rreth pagëzimit. Ata duhet të mësojnë të jenë anëtarë të mirë të Kishës. DeB 68:25, 28 Fëmijët duhet të dinë si të luten. Ata duhet të dinë si të dëgjojnë Frymën e Shenjtë. DeB 68:28 Fëmijët duhet të dinë urdhërimet e Perëndisë. Ata duhet t’u binden urdhërimeve. DeB 68:28 Prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve të tyre këto gjëra. Prindërit do të quhen fajtorë për mëkatet e fëmijëve të tyre, nëse ata nuk u mësojnë atyre ungjillin. DeB 68:25