Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 37: Udhëheqësit e Priftërisë: shkurt 1835


“Kapitulli 37: Udhëheqësit e Priftërisë: shkurt 1835,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 140–44

“Kapitulli 37,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 140–44

Kapitulli 37

Udhëheqësit e Priftërisë

(shkurt 1835)

Joseph speaking

Jozef Smithi kishte një mbledhje të rëndësishme në Kirtland, Ohajo. Ai u kërkoi burrave të kampit të Sionit të vinin. Jozefi u tregoi burrave se Jezusi donte që dymbëdhjetë apostuj të ndihmonin në drejtimin e Kishës se tii.

Oliver Cowdery, David Whitmer, and Martin Harris

Zoti u tha Oliver Kaudërit, Dejvid Uitmerit dhe Martin nerisit të zgjidhnin apostujt. Në mbledhje Oliveri, Dejvidi dhe Martini u bekuan nga Presidencia e Parë e Kishës. Pastaj ata u lutën së bashku. Ata zgjodhën dymbëdhjetë burra të mirë.

First Presidency ordaining Apostle

Burrat u shuguruan. Ata lshin dymbëdhjetë apostuj.

Twelve Apostles

Apostujt janë shumë të rëndësishëm në Kishë. Ata e dinë që Jezusi është Shpëtimtari ynë. Ata u mësojnë ungjillin njerëzve kudo në botë.

members of the Seventy

Pas pak ditësh, burra të tjerë u zgjodhën për të qenë udhëheqësit e Kishës. Ata u quajtën Kuorumi i Parë i të Shtatëdhjetëve. Kuorumi i Parë i të Shtatëdhjetëve ndihmon apostujt. Ata janë drejtuesit e punës misionare në Kishë.

Twelve Apostles in meeting

Një ditë dymbëdhjetë apostujt ishin në një mbledhje. Ata po përgatiteshin të shkonin në misione dhe te ishin te drejtë. Ata donin ndihmën e Atit në Qiell.

Joseph and Apostles kneeling in prayer

Apostujt i kërkuan Jozef Smithit të lutej për një zbulesë që t’i ndihmonte ata në misionin e tyre. Jezusi u dha Jozefit dhe apostujve një zbulesë të madhe. Ai u tregoi atyre rreth priftërisë.

priesthood brethren performing blessing

Priftëria është fuqia e Perëndisë. Është fuqia më e madhe mbi tokë. Perëndia u jep priftërinë njerëzve të drejtë. Burrat e përdorin priftërinë për të bërë punën e Perëndisë.

Melchizedek Priesthood bearers

Ka dy priftëri në Kishë. Njëra është Priftëria Melkizedeke Drejtuesit e Kishës kanë Priftërinë Melkizedeke. Drejtuesit janë Presidenti i Kishës dhe këshilltarët e tij, Dymbëdhjetë Apostujt dhe Kuorumi i Parë i të Shtatëdhjetëve.

Joseph speaking to First Presidency

Presidenti i Kishës është profeti i Perëndisë. Ai u tregon njerëzve çfarë do Jezusi që ata të bëjnë. Profeti ka burra që e ndihmojnë atë. Ata janë këshilltarët e tij. Profeti dhe keshilltarët e tij janë Presidencia e Parë e Kishës.

elders in the Melchizedek Priesthood

Burra të tjerë në Kishë kanë Priftërinë Melkizedeke. Ata quhen priftërinj të lartë, të shtatëdhjetë dhe pleq. Priftërinjtë e lartë mund të jenë patriarkë, presidentë kunji, këshilltarë të lartë dhe peshkopë.

DeB 107:5,7, 9-10,17, 25, 39

Disa burra janë zgjedhur të jenë të shtatëdhjetë.

DeB 107:96-97

elders leaving on mission

Burra të tjerë janë zgjedhur të jenë pleq. Pleqtë shkojnë në mision.

DeB 107:7; 133:8

Melchizedek Priesthood holders performing blessing

Të gjithë burrat që kanë Priftërinë Melkizedeke mund të bekojnë njerëzit. Ata mund t’u japin njerëzve Frymën e Shenjtë.

DeB 107:20; 107:18

Aaronic Priesthood bearers blessing sacrament

Priftëria tjetër është Priftëria Aarone. Priftërinjtë, mësuesit dhe dhjakët kanë Priftërinë Aarone. Priftërinitë mund të pagëzojnë njerëz. Ata mund të bekojnë sakramentin dhe të ndihmojnë pleqtë.

home teachers visiting member

Mësuesit ndihmojnë për të bërë gati sakramentin. Ata shkojnë në mësimin e shtëpisë. Ata ndihmojnë anëtarët e Kishës të jetojnë jetë të mira.

deacon passing sacrament

Dhjakët shpërndajnë sakramentin. Ata ndihmojnë peshkopin dhe mbledhin dhuratat e agjërimit.

Joseph instructing

Jezusi tha që të gjithë burrat që kanë priftërinë duhet të mësojnë çfarë Perëndia do që ata të bëjnë. Ata duhet të punojnë shumë. Atëherë Ati Qiellor do t’i bekojë.