Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 47: Jozef Smithi i Kërkon Presidentit Ndihmë: mars–nëntor 1839


“Kapitulli 47: Jozef Smithi i Kërkon Presidentit Ndihmë: mars–nëntor 1839,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 176–79

“Kapitulli 47,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 176–79

Kapitulli 47

Jozef Smithi i Kërkon Presidentit Ndihmë

(mars–nëntor 1839)

Joseph writing letters

Jozefi u shkroi letra shenjtorëve kur ai ishte në burgun e Libertisë. Ai u tha të shkruanin rreth gjërave të këqija që turmat u kishin bërë. Ata duhej të dërgonin çfarë ata kishin shkruar te drejtuesit e qytetit.

Saints writing names of attackers

Jozefi u tha shenjtorëve të shkruanin emrat e njerëzve të këqinj që i dëmtuan. Ata duhej të tregonin se si fermat dhe shtëpitë e tyre u shkatërruan.

Joseph and friends leaving Liberty Jail

Një ditë disa roje i çuan Jozefin dhe katër miqtë e tij në një burg tjetër. Jozefi dhe miqtë e tij blenë dy kuaj nga rojet. Ata u dhanë veshje për të paguar për një kalë. Ata premtuan të paguanin për kalin tjetër më vonë.

Joseph and friends escaping

Një natë, katër nga rojet u dehën dhe fjetën. Roja tjetër ndihmoi Jozefin dhe shokët e tij të arratiseshin.

Joseph and friends traveling

Jozefi dhe miqtë e tij i nganë kuajt me radhë. Ata shkuan në Kuinsi, Illinois. Iu deshën dhjetë ditë të arrinin atje.

Joseph and friends greeting their families

Jozefi dhe miqtë e tij takuan familjet. Ata ishin të lumtur të ishin me ta.

Saints in Nauvoo

Shenjtorët dëshironin të gjenin një vend në Illinois për të ndërtuar një qytet. Ata blenë disa toka pranë lumit Misisipi. Toka ishte e lagët dhe me baltë. Jozefi dhe shenjtorët shkuan atje. Ata punuan për ta bërë tokën të thatë. Ata ndërtuan shtëpi dhe mbollën kopshte. Ata ndërtuan një qytet shumë të bukur dhe e quajtën atë Nauvu. Nauvu do të thotë një vend shumë i bukur.

Joseph meeting President of United States

Më vonë, Jozefi shkoi të takonte presidentin e Shteteve të Bashkuara. Jozefi i tregoi presidentit rreth turmave në Misuri. Ai i tregoi si njerëzit e liq dogjën shtëpitë e shenjtorëve dhe vodhën kafshët e tyre.

Joseph asking President for help

Jozefi tha se disa nga shenjtorët ishin vrarë. Shenjtorë të tjerë u futën në burg. Ai i tregoi presidentit çfarë shenjtorët shkruan. Jozefi i tha se drejtuesit në Misuri nuk donin t’i ndihmonin shenjtorët. Ai i kërkoi presidents të ndihmonte shenjtorët dhe të ndëshkonte armiqtë e tyre.

President saying he couldn’t help

Presidenti tha se e dinte që shenjtorët vuajtën, por ai nuk dëshironte ndonjë gjë për t’i ndihmuar. Në se ai ndihmonte shenjtorët, njerëzit në Misuri do të egërsoheshin.

Joseph leaving in sadness

Jozefi ishte i trishtuar që presidenti nuk dëshironte t’i ndihmonte shenjtorët. Vetëm Ati Qiellor do t’i ndihmonte ata.