“Kapitulli 54: Një Zbulesë rreth Martesës: korrik 1843,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 198 “Kapitulli 54,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 198 Kapitulli 54 Një Zbulesë rreth Martesës (korrik 1843) Jozef Smithi i bëri Zotit disa pyetje rreth martesës. Jezusi i tregoi që një burrë dhe grua duhet të martohen nga një burrë që ka priftërinë. Ata duhet të martohen në tempull dhe t’u binden urdhërimeve të Perëndisë. Atëherë ata do të jenë të martuar përgjithmonë. DeB 132:1–29 Njerëzit e drejtë që martohen përgjithmonë do të jetojnë në mbretërinë çelestiale të qiellit. Fëmijët e tyre që i binden Perëndisë do t’u përkasin atyre. Ata do të jenë një familje dhe do të jetojnë me Perëndinë. Ata do të bëhen si ai. DeB 132:1–29 Jezusi tha se Perëndia disa herë u thotë profetëve që burrat të kenë më shumë se një grua. Por burrat duhet ta bëjnë këtë vetëm kur Perëndia i urdhëron. DeB 132:32–39