“Kapitulli 58: Shenjtorët e Parë Largohen nga Nauvu: shtator 1845–shkurt 1846,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 209–11 “Kapitulli 58,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 209–11 Kapitulli 58 Shenjtorët e Parë Largohen nga Nauvu (shtator 1845–shkurt 1846) Pasi Jozef Smithi u vra, turma mendoi se Kisha do të mbaronte. Ata nuk e dinin se Zoti do të zgjidhte një drejtues të ri. Ato donin të shkatërronin Kishën. Gazetat thanë gënjeshtra rreth shenjtorëve. Ata thanë se shenjtorët po vrisnin njerëz dhe po vidhnin. Guvernatori i shtetit nuk donte t’i ndihmonte shenjtorët. Ai tha se turmat i urrenin ata dhe u tha shenjtorëve të largoheshin për në perëndim. Brigam Jangu tha se shenjtorët do të shkonin në perëndim. Por ata kishin nevojë të përgatiteshin. Ata kishin nevojë për para që të blinin ushqim dhe rroba. Ata duhej të blinin karroca dhe qe. Ata duhej të shisnin shtëpitë e tyre. Turma nuk donte t’i linte shenjtorët të përgatiteshin. Njerëzit nuk donin të blinin shtëpitë e shenjtorëve. Turma i detyroi disa shenjtorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ata vodhën shtëpitë dhe i dogjën. Shenjtorët punuan shumë që të përgatiteshin për t’u larguar nga Nauvu. Ata prenë dru dhe bënë karroca, blenë kafshë dhe grumbulluan ushqime. Shenjtorët donin të përfundonin tempullin para se të largoheshin. Shenjtorët dhanë para për të ndërtuar tempullin. Ata punuan në tempull dhe përfunduan shumë nga dhomat. Ata dedikuan çdo dhomë kur përfundoi dhe përdorën një dhomë për të bërë pagëzimet për të vdekurit. Ata patën një konferencë në tempull për të gjithë anëtarët e Kishës. Dimri erdhi dhe ishte shumë ftohtë. Turma i detyroi shenjtorët të linin shtëpitë e tyre. Shenjtorët i çuan gjërat në karrocat e tyre dhe i hipën ato në trape. Ata lundruan përmes lumit Misisipi. Ishte kaq ftohtë sa lumi ngriu. Brigam Jangu dhe disa nga shenjtorët iu dhanë karrocave përmes lumit të ngrirë. Shenjtorët e ngritën kampin pranë lumit. Disa prej tyre nuk kishin rroba të mjaftueshme dhe kishin shumë ftohtë. Disa prej tyre nuk kishin ushqim të mjaftueshëm. Shenjtorët që kishin rroba dhe ushqim të mjaftueshëm, i ndanë me të tjerët. Shenjtorët qëndruan pranë lumit për pak ditë. Pastaj ata u larguan dhe bënë një kamp tjetër. Brigam Jang zgjodhi drejtues. Ata i ndihmuan njerëzit të përgatiteshin për të udhëtuar drejt maleve në perëndim.