“Mësimi 2: Përshëndetjet dhe Paraqitjet”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 2”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 2
Greetings and Introductions
Objektivi: Unë do të mësoj se si t’i përshëndet të tjerët dhe se si të them se nga vjen dikush.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ
Ushtroni Besim te Jezu Krishti
Jesus Christ can help me do all things as I exercise faith in Him.
Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.
Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Perëndia dërgoi Jezusin që të na mësonte dhe të na ndihmonte. Jezusi na mëson se si të jetojmë me vërtetësi ndaj potencialit tonë si fëmijë të Perëndisë. Jezusi ka fuqinë për të na ndihmuar që t’i mposhtim dobësitë dhe sfidat tona. Ai na mësoi:
“Po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoni këtij mali: ‘Zhvendosu nga këtu atje’, dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju” (Mateu 17:20).
Mund të ndieni se të mësuarit e anglishtes është një mal i lartë – një detyrë e pamundur. Por kur ushtroni madje një sasi të vogël besimi te Jezu Krishti, besimi juaj do të rritet. Besimi juaj në rritje tek Ai do t’ju ndihmojë që t’i mposhtni sfidat tuaja.
Ponder
-
Cilat janë disa nga sfidat që mund të hasni gjatë mësimit të anglishtes?
-
Cilat janë disa mënyra se si mund ta rritni besimin tuaj te Jezu Krishti?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Perëndia do t’ju ndihmojë për ta mbajtur mend atë që po mësoni, ndërkohë që bëni gjithçka mundeni për të studiuar.
I |
unë |
you |
ti/ju |
we |
ne |
they |
ata |
he |
ai |
she |
ajo |
I am/I’m |
unë jam/jam |
you are |
ti je/ju jeni |
we are |
ne jemi |
they are |
ata/ato janë |
he is |
ai është |
she is |
ajo është |
How are you? |
Si je? / Si jeni? |
Nice to meet you. |
Gëzohem që u takuam. |
country |
vendi |
what |
çfarë |
where |
ku |
Adjectives
fine |
mirë |
OK |
në rregull |
Nouns
Japan |
Japoni |
Kenya |
Kenia |
Mexico |
Meksikë |
Practice Pattern 1
Gjuha angleze ka shumë modele. Me një model dhe disa fjalë të fjalorit mund të krijoni duzina fjalish. Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: How are you?A: I’m (adjective), thanks.
Examples
Q: How are you?A: I’m fine, thanks.
Q: Hi, how are you?A: I’m OK, thanks.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Nëse diçka është pështjelluese, lutuni për ndihmë dhe vazhdoni të punoni me të. Perëndia do t’ju ndihmojë.
Q: Where are you from?A: I’m from (noun).
Examples
Q: Where are you from?A: I’m from Mexico.
Q: Where are they from?A: They are from Japan.
Q: Where is she from?A: She is from Kenya.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Part 1
Paraqituni te një partner. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: Hi! How are you?
-
B: I’m OK, thanks.
-
A: My name is . I’m from . What’s your name?
-
B: My name is . I’m from .
Part 2
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilit person. Bëjeni me radhë.
Example: Talia, Samoa
-
A: What’s her name?
-
B: Her name is Talia.
-
A: Where is she from?
-
B: She is from Samoa.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Interpretoni me role. Partneri A zgjedh të jetë një person nga lista. Partneri B bën pyetje për të njohur partnerin A. Ndërrojini rolet.
-
Greta, Germany
-
Louis, France
-
Ji Hoon, Korea
-
Li Min, China
-
Luna, Peru
-
Pia, Chile
-
Dima, Russia
-
Avi, India
-
Kisi, Ghana
Example
-
A: Hi! How are you?
-
B: I’m fine, thanks.
-
A: My name is Avi. What’s your name?
-
B: My name is Kisi. I’m from Ghana. Where are you from?
-
A: I’m from India. Nice to meet you, Avi.