Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 2: Përshëndetjet dhe Paraqitjet


“Mësimi 2: Përshëndetjet dhe Paraqitjet”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 2”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

dy burra duke buzëqeshur

Lesson 2

Greetings and Introductions

Objektivi: Unë do të mësoj se si t’i përshëndet të tjerët dhe se si të them se nga vjen dikush.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ

Ushtroni Besim te Jezu Krishti

Jesus Christ can help me do all things as I exercise faith in Him.

Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Perëndia dërgoi Jezusin që të na mësonte dhe të na ndihmonte. Jezusi na mëson se si të jetojmë me vërtetësi ndaj potencialit tonë si fëmijë të Perëndisë. Jezusi ka fuqinë për të na ndihmuar që t’i mposhtim dobësitë dhe sfidat tona. Ai na mësoi:

“Po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoni këtij mali: ‘Zhvendosu nga këtu atje’, dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju” (Mateu 17:20).

Mund të ndieni se të mësuarit e anglishtes është një mal i lartë – një detyrë e pamundur. Por kur ushtroni madje një sasi të vogël besimi te Jezu Krishti, besimi juaj do të rritet. Besimi juaj në rritje tek Ai do t’ju ndihmojë që t’i mposhtni sfidat tuaja.

Jezusi duke i folur Marisë

Ponder

  • Cilat janë disa nga sfidat që mund të hasni gjatë mësimit të anglishtes?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund ta rritni besimin tuaj te Jezu Krishti?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Perëndia do t’ju ndihmojë për ta mbajtur mend atë që po mësoni, ndërkohë që bëni gjithçka mundeni për të studiuar.

I

unë

you

ti/ju

we

ne

they

ata

he

ai

she

ajo

I am/I’m

unë jam/jam

you are

ti je/ju jeni

we are

ne jemi

they are

ata/ato janë

he is

ai është

she is

ajo është

How are you?

Si je? / Si jeni?

Nice to meet you.

Gëzohem që u takuam.

country

vendi

what

çfarë

where

ku

Adjectives

fine

mirë

OK

në rregull

Nouns

Japan

Japoni

Kenya

Kenia

Mexico

Meksikë

ikona c
Practice Pattern 1

Gjuha angleze ka shumë modele. Me një model dhe disa fjalë të fjalorit mund të krijoni duzina fjalish. Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: How are you?A: I’m (adjective), thanks.

Questions

modeli 1 pyetje si je

Answers

modeli 1 përgjigje unë jam (mbiemër), faleminderit

Examples

dy gra duke folur pas orës së mësimit

Q: How are you?A: I’m fine, thanks.

Q: Hi, how are you?A: I’m OK, thanks.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Nëse diçka është pështjelluese, lutuni për ndihmë dhe vazhdoni të punoni me të. Perëndia do t’ju ndihmojë.

Q: Where are you from?A: I’m from (noun).

Questions

modeli 2 pyetje nga je ti

Answers

modeli 2 përgjigje unë jam nga (emër)

Examples

burrë i moshuar duke buzëqeshur

Q: Where are you from?A: I’m from Mexico.

Q: Where are they from?A: They are from Japan.

Q: Where is she from?A: She is from Kenya.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Ju nevojitet ushtrim i vazhdueshëm dhe i përditshëm për të folur një gjuhë të re. Të pasurit e një synimi mund t’ju ndihmojë. Synimi juaj nuk ka pse të jetë i ndërlikuar. Në fakt, synimet e thjeshta janë zakonisht më të efektshme ngaqë ju ndihmojnë të zhvilloni një zakon të ushtrimit të anglishtes çdo ditë.

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ

(20–30 minutes)

Jezusi duke i folur Marisë

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Part 1

Paraqituni te një partner. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

Example
  • A: Hi! How are you?

  • B: I’m OK, thanks.

  • A: My name is . I’m from . What’s your name?

  • B: My name is . I’m from .

Part 2

Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilit person. Bëjeni me radhë.

Example: Talia, Samoa
vajzë duke buzëqeshur në plazh
  • A: What’s her name?

  • B: Her name is Talia.

  • A: Where is she from?

  • B: She is from Samoa.

Image 1: Marco, Italy

burrë duke buzëqeshur me këmishë bojë kafe

Image 2: Nat, Canada

grua duke buzëqeshur me bluzë të zezë

Image 3: Sam, Mexico

burrë i moshuar duke buzëqeshur

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Interpretoni me role. Partneri A zgjedh të jetë një person nga lista. Partneri B bën pyetje për të njohur partnerin A. Ndërrojini rolet.

  • Greta, Germany

  • Louis, France

  • Ji Hoon, Korea

  • Li Min, China

  • Luna, Peru

  • Pia, Chile

  • Dima, Russia

  • Avi, India

  • Kisi, Ghana

Example

  • A: Hi! How are you?

  • B: I’m fine, thanks.

  • A: My name is Avi. What’s your name?

  • B: My name is Kisi. I’m from Ghana. Where are you from?

  • A: I’m from India. Nice to meet you, Avi.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Greet someone and ask how they are.

    Ta përshëndet dikë dhe ta pyes se si është.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Introduce myself and say where I’m from.

    Të paraqitem dhe të them se nga cili vend jam.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Ask people’s names and where they are from.

    T’i pyet njerëzit se si quhen dhe nga cili vend janë.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

Filloni sot që ta rritni besimin tuaj. Nëpërmjet besimit tuaj, Jezu Krishti do ta rritë aftësinë tuaj për të zhvendosur male në jetën tuaj [shihni te 1 Nefi 7:12] ndonëse sfidat tuaja vetjake mund të përvijohen po aq të larta sa mali i Everestit” (Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102).