“Mësimi 7: Familja”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 7”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 7
Family
Objektivi: Unë do të mësoj që të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth pjesëtarëve të familjes.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ
Ushtroni Besim te Jezu Krishti
Jesus Christ can help me do all things when I exercise faith in Him.
Jezu Krishti mund të më ndihmojë që t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.
Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Ai ka të gjithë fuqinë. Në shkrimet e shenjta lexojmë rreth një burri i cili e ushtroi besimin e vet te Jezu Krishti. Fëmija i burrit ishte shumë i sëmurë dhe askush nuk mund ta ndihmonte. I ati i kërkoi Jezusit që ta shëronte fëmijën e tij. Jezusi i tha atij:
“Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme. … Menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: ‘Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim’. … Jezusi e zuri [fëmijën] për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë” (Marku 9:23–24, 27).
Ashtu si ky burrë, ju mund ta filloni me shpresën dhe besimin që i keni tashmë. Më pas mund ta rritni besimin tuaj nëpërmjet lutjes dhe studimit të shkrimeve të shenjta. Gjithashtu mund ta rritni besimin tuaj teksa përpiqeni të mësoni anglisht. Mund ta filloni me atë që dini tanimë. Përqendrohuni tek ajo që mund të bëni në anglisht dhe përdoreni atë sa më shumë të mundeni. Përpiquni të dëgjoni, lexoni, flisni dhe shkruani në anglisht çdo ditë. Teksa veproni me besim për të bërë përpjekjen tuaj më të mirë, Ai mund ta ndihmojë besimin tuaj që të rritet.
Ponder
-
Si mund ta ushtroni besimin te Jezu Krishti?
-
Si mund ta rritni besimin teksa mësoni anglisht?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit.
Tell me about … |
Më trego/tregoni rreth … |
yourself |
vetes suaj |
Nouns
cousin/cousins* |
kushëri/kushërirë/kushërinj/kushërira |
eyes |
sytë |
glasses |
syzet |
hair |
flokët |
mustache |
mustaqe |
Adjectives
blue |
blu |
brown |
kafe |
green |
e gjelbër |
hazel |
bojë lajthie |
blonde |
bionde |
black |
e zezë |
gray |
gri |
red |
e kuqe |
white |
e bardhë |
long |
i gjatë |
short** |
i shkurtër |
tall |
i gjatë |
short* |
i shkurtër |
married |
i martuar |
single |
beqar |
**Në anglisht fjala i shkurtër mund t’i referohet lartësisë ose gjatësisë.
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
A: Tell me about your (noun).B: They have (adjective) (noun).
Examples
A: Tell me about your brother.B: He has a mustache.
A: Tell me about your sisters.B: They have black hair.
A: Tell me about your aunt.B: She has blue eyes.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i vini re këto modele gjatë ushtrimit tuaj të përditshëm. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Q: Is your (noun) (adjective)?A: Yes, he is (adjective).
Examples
Q: Is your sister married?A: Yes, she is married.
Q: Are you married?A: No, I am single.
Q: Are your sisters tall?A: No, they are short.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Zgjidhni një person prej njërit nga grupet më poshtë. Mos i tregoni partnerit tuaj se cilin person zgjodhët. Thoni tri fjali rreth personit. Partneri juaj e gjen se kush është. Bëjeni me radhë.
New Vocabulary
bald |
tullac |
beard |
mjekër |
curly |
kaçurrela |
straight |
të drejta [flokë] |
old |
i/e moshuar |
young |
i/e ri/e |
Example: Maria
-
A: She has blue eyes. She has gray hair. She has glasses.
-
B: Is it Maria?
-
A: Yes!
Image Group 1
Image Group 2
Image Group 3
Image Group 4
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Zgjidhni tre pjesëtarë të familjes. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilit person. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: Tell me about your cousin.
-
B: My cousin has curly hair. She has blue eyes.
-
A: Is your cousin tall?
-
B: Yes, she is tall.
-
A: Is your cousin married?
-
B: No, she is single.