“Mësimi 10: Rutinat e Përditshme”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 10”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 10
Daily Routines
Objektivi: Unë do të mësoj të flas për rutinën e përditshme të dikujt.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: You Are a Child of God
Ju Jeni një Fëmijë i Perëndisë
I am a child of God with eternal potential and purpose.
Unë jam një fëmijë i Perëndisë me potencial dhe qëllim të përjetshëm.
Ju jeni një bijë ose bir i Perëndisë. Ka kaq shumë gjëra që Ai dëshiron t’ju ndihmojë për t’i mësuar. Ai dëshiron t’ju ndihmojë që të arrini potencialin tuaj të përjetshëm. Ndonjëherë kjo mund të duket e pamundur. Në Bibël lexojmë për një të re të quajtur Maria. Një engjëll iu shfaq dhe i tha se ajo do të ishte nëna e Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të çdo njeriu. Ajo do ta rriste Birin e Perëndisë në tokë si vetë birin e saj. Ndoshta Maria u ndje e pushtuar nga emocioni prej asaj që Ati Qiellor dëshironte që ajo të bënte dhe të bëhej, por engjëlli i tha asaj:
“Sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme” (Lluka 1:37).
Me Perëndinë e pamundura bëhet e mundur. Maria u bë nëna e Birit të Perëndisë. Si për Marinë, Perëndia dëshiron që ju të arrini potencialin tuaj dhe të përmbushni qëllimin tuaj në jetë. Lutjuni Atij dhe kërkojini se çfarë dëshiron Ai që ju të bëni. Ndiqini mendimet dhe ndjenjat që merrni nga Shpirti i Tij. Ai do t’ju udhërrëfejë. Ndoshta keni nevojë që të mësoni anglisht për të qenë të aftë që të merrni një arsimim ose të siguroni të ardhura për familjen tuaj. Mbani mend se “me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme”. Me Perëndinë ju mund të mësoni anglisht. Me Perëndinë ju mund të arrini potencialin tuaj të përjetshëm.
Ponder
-
Çfarë ndieni se dëshiron Perëndia që ju të bëni?
-
Kur Perëndia ju fton të bëni gjëra që i mendoni se janë të pamundura, si mund të zgjidhni që të veproni me besim?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni të përdorni fjalët “Memorize Vocabulary” në ushtrimin tuaj të përditshëm.
daily routine |
rutina e përditshme |
Nouns
morning |
mëngjes |
afternoon |
pasdite |
evening |
mbrëmje |
Verbs
brush my teeth/brushes his teeth |
laj dhëmbët e mi/lan dhëmbët e tij |
clean the house/cleans the house |
pastroj shtëpinë/pastron shtëpinë |
do my hair/does her hair |
rregulloj flokët e mi/rregullon flokët e saj |
exercise/exercises |
bëj ushtrime fizike/bën ushtrime fizike |
get dressed/gets dressed |
vishem/vishet |
get ready/gets ready |
bëhem gati/bëhet gati |
go to bed/goes to bed |
shkoj në shtrat/shkon në shtrat |
go to school/goes to school |
shkoj në shkollë/shkon në shkollë |
go to the store/goes to the store |
shkoj në dyqan/shkon në dyqan |
go to work/goes to work |
shkoj në punë/shkon në punë |
make breakfast/makes breakfast |
bëj mëngjesin/bën mëngjesin |
make the bed/makes the bed |
rregulloj krevatin/rregullon krevatin |
shave/shaves |
rruhem/rruhet |
take a shower/takes a shower |
bëj dush/bën dush |
wake up/wakes up |
zgjohem/zgjohet |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: Do you (verb) in the (noun)?A: Yes, I (verb) in the (noun).
Examples
Q: Do you exercise in the morning?A: Yes, I exercise in the morning.
Q: Does he make breakfast in the morning?A: No, he makes the bed in the morning.
Q: Does she brush her teeth in the evening?A: Yes, she brushes her teeth in the evening.
Q: Do you go to the store in the morning?A: No, I go to the store in the afternoon.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i vini re këto modele gjatë ushtrimit tuaj të përditshëm.
Q: What do you do before you (verb)?A: Before I (verb), I (verb).
Examples
Q: What do you do before you make breakfast?A: Before I make breakfast, I exercise.
Q: What does he do after he gets ready?A: After he gets ready, he goes to the store.
Q: What does she do after she makes breakfast?A: She goes to work.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth veprimtarisë në secilën figurë. Bëjeni me radhë.
Example
-
A: Do you brush your teeth in the morning?
-
B: Yes, I brush my teeth in the morning.
-
A: What do you do after you brush your teeth?
-
B: After I brush my teeth, I get dressed.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Part 1
Partneri A është person i famshëm. Partneri B po e interviston personin e famshëm rreth rutinës së tij ose të saj të përditshme. Thoni sa më shumë që të mundeni. Ndërrojini rolet.
Example
-
A: Do you make your bed in the morning?
-
B: No, I don’t make my bed in the morning.
Part 2
Zgjidhni tre pjesëtarë të familjes. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth rutinës së përditshme të secilit person. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: What does your sister do before she goes to work?
-
B: Before she goes to work, she does her hair.