Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 12: Koha dhe Kalendari


“Mësimi 12: Koha dhe Kalendari”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 12”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

të reja duke biseduar

Lesson 12

Time and Calendar

Objektivi: Unë do të mësoj të flas për kohën [orën] dhe datën.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Take Responsibility

Merrni Përgjegjësi

I have the power to choose, and I am responsible for my own learning.

Unë kam fuqinë të zgjedh dhe mbaj përgjegjësi vetë për atë që mësoj.

Ju jeni një veprues; ju keni fuqinë për të vepruar për veten tuaj. Shpesh prirja jonë është që të presim që udhëheqësit, mësuesit ose njerëz të tjerë të na thonë se çfarë të bëjmë. Dëshirojmë që ata të na japin udhëzime hap pas hapi. Perëndia dëshiron që ne të kuptojmë se, si fëmijët e Tij, ne kemi fuqinë brenda nesh që të bëjmë zgjedhje të mira dhe të shkojmë përpara.

Ai shpjegon se fëmijët e Tij “duhet të përfshihen me zell në një kauzë të mirë dhe të bëjnë shumë gjëra me vullnetin e tyre të lirë e të shkaktojnë shumë drejtësi; sepse është në ta fuqia, me anë të së cilës ata janë veprues për veten. Dhe për aq sa njerëzit të bëjnë mirë, ata në asnjë mënyrë s’do ta humbasin shpërblimin e tyre” (Doktrina e Besëlidhje 58:27–28).

Fuqia është brenda jush. Ju mund të mbani përgjegjësi për të mësuarit tuaj. Nëse mësuesi është i sëmurë dhe nuk mund të vijë, ju mund të zgjidhni që të ushtroheni me nxënësit e tjerë. Nëse nuk e kuptoni diçka, ju mund të kërkoni ndihmë. Nëse keni nevojë për ide se si të studioni më mirë, ju mund të pyesni nxënës të tjerë në grupin tuaj se çfarë funksionon për ta. Ju e keni fuqinë për të zgjedhur dhe për të vepruar. Me Perëndinë, ju vendosni se çfarë do të mësoni dhe do të bëheni.

burrë duke studiuar tek tryeza e vet

Ponder

  • Cila mendoni se është përgjegjësia juaj si nxënës?

  • Çfarë mund të bëni që të merrni përsipër përgjegjësi për vetë të mësuarit tuaj?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni të mësoni më shumë fjalë sesa mund t’i përdorni në modelet. Merreni parasysh të përdorni një fjalor ose një program përkthimi apo të pyesni një mik.

date

data

day

ditë

time

orë

at

on

Time

noon

mesditë

midnight

mesnatë

five o’clock/5:00 a.m.

ora pesë/5:00 në mëngjes

five thirty/5:30 p.m.

pesë e tridhjetë/5:30 pasdite

Days

Sunday

e diel

Monday

e hënë

Tuesday

e martë

Wednesday

e mërkurë

Thursday

e enjte

Friday

e premte

Saturday

e shtunë

Saturday, January 1st

e shtunë, 1 janar

Shihni shtojcën për më shumë months.

Shihni shtojcën për më shumë numbers.

Verbs

clean the house

pastroj shtëpinë

get the mail

marr postën

wash the dishes

laj enët

Shihni mësimin 11 për më shumë verbs.

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: What time is it?A: It’s (time).

Questions

modeli 1 pyetje sa është ora

Answers

modeli 1 përgjigje është (ora)

Examples

orë që shënon 5:00

Q: What time is it?A: It’s five o’clock.

Q: What day is it?A: It is Sunday.

kalendar me datën e diel 5 shkurt të rrethuar

Q: What day is it?A: It’s February 5th.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i përdorni modelet në një bashkëbisedim me një mik. Mund të flisni ose të dërgoni mesazhe.

Q: When do you (verb)?A: I (verb) on (day).

Questions

modeli 2 pyetje kur (folje) ju

Answers

modeli 2 përgjigje unë (folje) në (dita)

Examples

dy njerëz duke pastruar një shtëpi

Q: When do they clean the house?A: They clean the house on Monday.

Q: When do you get the mail?A: I get the mail at noon.

dy njerëz duke larë enët

Q: When does he wash the dishes?A: He washes the dishes at 5:30 p.m.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Take Responsibility

(20–30 minutes)

burrë duke studiuar tek tryeza e vet

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

New Vocabulary

Is it Friday, June 9th?

A është e premte, 9 qershor?

kalendar i qershorit

Vështrojeni kalendarin. Zgjidhni një ditë. Mos i tregoni partnerit tuaj se cilin ditë zgjodhët. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje për të gjetur ditën. Bëjeni me radhë.

Example

kalendar me të mërkurën 14 qershor të rrethuar
  • A: What day is it?

  • B: It’s Wednesday.

  • A: Is it Wednesday, June 7th?

  • B: No.

  • A: Is it Wednesday, June 14th?

  • B: Yes, it’s Wednesday, June 14th.

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Part 1

Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth kohës kur e bëni diçka. Përdorni fjalët e fjalorit nga ky mësim dhe mësimi 11. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

Example
grua duke shtypur zilen e orës
  • A: When do you wake up?

  • B: I wake up at 7:00 a.m.

  • A: When do you visit your friends?

  • B: I visit my friends on Saturday at 5:30 p.m.

Part 2

Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth kohës kur festoni ngjarje të rëndësishme. Flisni për ngjarje të rëndësishme në listë ose mendoni për ngjarje të tjera të rëndësishme. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.

New Vocabulary

anniversary

përvjetori

celebrate

kremtoj

holiday

pushime

Ngjarje të Rëndësishme
  • Ditëlindja juaj

  • Ditëlindja e një pjesëtari të familjes

  • Një përvjetor

  • Festa juaj e parapëlqyer (Krishtlindja; Dita e Pavarësisë; Dita e Vitit të Ri)

Example
njerëz duke kremtuar në një festë ditëlindjeje
  • A: When do you celebrate your sister’s birthday?

  • B: I celebrate my sister’s birthday on December 10th.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Say the time and date.

    Të them orën dhe datën.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Ask for the time and date.

    Të pyes për orën dhe datën.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Fuqia për të zgjedhur është brenda secilit prej nesh dhe asgjë nuk mund të na e largojë atë prej nesh. Ne kemi fuqinë për të zgjedhur udhën tonë në jetë” (Harold C. Brown, “The Marvelous Gift of Choice”, Ensign, dhjetor 2001, f. 49).