“Mësimi 12: Koha dhe Kalendari”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 12”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 12
Time and Calendar
Objektivi: Unë do të mësoj të flas për kohën [orën] dhe datën.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Take Responsibility
Merrni Përgjegjësi
I have the power to choose, and I am responsible for my own learning.
Unë kam fuqinë të zgjedh dhe mbaj përgjegjësi vetë për atë që mësoj.
Ju jeni një veprues; ju keni fuqinë për të vepruar për veten tuaj. Shpesh prirja jonë është që të presim që udhëheqësit, mësuesit ose njerëz të tjerë të na thonë se çfarë të bëjmë. Dëshirojmë që ata të na japin udhëzime hap pas hapi. Perëndia dëshiron që ne të kuptojmë se, si fëmijët e Tij, ne kemi fuqinë brenda nesh që të bëjmë zgjedhje të mira dhe të shkojmë përpara.
Ai shpjegon se fëmijët e Tij “duhet të përfshihen me zell në një kauzë të mirë dhe të bëjnë shumë gjëra me vullnetin e tyre të lirë e të shkaktojnë shumë drejtësi; sepse është në ta fuqia, me anë të së cilës ata janë veprues për veten. Dhe për aq sa njerëzit të bëjnë mirë, ata në asnjë mënyrë s’do ta humbasin shpërblimin e tyre” (Doktrina e Besëlidhje 58:27–28).
Fuqia është brenda jush. Ju mund të mbani përgjegjësi për të mësuarit tuaj. Nëse mësuesi është i sëmurë dhe nuk mund të vijë, ju mund të zgjidhni që të ushtroheni me nxënësit e tjerë. Nëse nuk e kuptoni diçka, ju mund të kërkoni ndihmë. Nëse keni nevojë për ide se si të studioni më mirë, ju mund të pyesni nxënës të tjerë në grupin tuaj se çfarë funksionon për ta. Ju e keni fuqinë për të zgjedhur dhe për të vepruar. Me Perëndinë, ju vendosni se çfarë do të mësoni dhe do të bëheni.
Ponder
-
Cila mendoni se është përgjegjësia juaj si nxënës?
-
Çfarë mund të bëni që të merrni përsipër përgjegjësi për vetë të mësuarit tuaj?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni të mësoni më shumë fjalë sesa mund t’i përdorni në modelet. Merreni parasysh të përdorni një fjalor ose një program përkthimi apo të pyesni një mik.
date |
data |
day |
ditë |
time |
orë |
at |
në |
on |
më |
Time
noon |
mesditë |
midnight |
mesnatë |
five o’clock/5:00 a.m. |
ora pesë/5:00 në mëngjes |
five thirty/5:30 p.m. |
pesë e tridhjetë/5:30 pasdite |
Days
Sunday |
e diel |
Monday |
e hënë |
Tuesday |
e martë |
Wednesday |
e mërkurë |
Thursday |
e enjte |
Friday |
e premte |
Saturday |
e shtunë |
Saturday, January 1st |
e shtunë, 1 janar |
Verbs
clean the house |
pastroj shtëpinë |
get the mail |
marr postën |
wash the dishes |
laj enët |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: What time is it?A: It’s (time).
Examples
Q: What time is it?A: It’s five o’clock.
Q: What day is it?A: It is Sunday.
Q: What day is it?A: It’s February 5th.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i përdorni modelet në një bashkëbisedim me një mik. Mund të flisni ose të dërgoni mesazhe.
Q: When do you (verb)?A: I (verb) on (day).
Examples
Q: When do they clean the house?A: They clean the house on Monday.
Q: When do you get the mail?A: I get the mail at noon.
Q: When does he wash the dishes?A: He washes the dishes at 5:30 p.m.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
New Vocabulary
Is it Friday, June 9th? |
A është e premte, 9 qershor? |
Vështrojeni kalendarin. Zgjidhni një ditë. Mos i tregoni partnerit tuaj se cilin ditë zgjodhët. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje për të gjetur ditën. Bëjeni me radhë.
Example
-
A: What day is it?
-
B: It’s Wednesday.
-
A: Is it Wednesday, June 7th?
-
B: No.
-
A: Is it Wednesday, June 14th?
-
B: Yes, it’s Wednesday, June 14th.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Part 1
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth kohës kur e bëni diçka. Përdorni fjalët e fjalorit nga ky mësim dhe mësimi 11. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: When do you wake up?
-
B: I wake up at 7:00 a.m.
-
A: When do you visit your friends?
-
B: I visit my friends on Saturday at 5:30 p.m.
Part 2
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth kohës kur festoni ngjarje të rëndësishme. Flisni për ngjarje të rëndësishme në listë ose mendoni për ngjarje të tjera të rëndësishme. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.
New Vocabulary
anniversary |
përvjetori |
celebrate |
kremtoj |
holiday |
pushime |
Ngjarje të Rëndësishme
-
Ditëlindja juaj
-
Ditëlindja e një pjesëtari të familjes
-
Një përvjetor
-
Festa juaj e parapëlqyer (Krishtlindja; Dita e Pavarësisë; Dita e Vitit të Ri)
Example
-
A: When do you celebrate your sister’s birthday?
-
B: I celebrate my sister’s birthday on December 10th.