“Mësimi 14: Profesionet dhe Karrierat”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 14”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 14
Jobs and Careers
Objektivi: Unë do të mësoj të flas për profesionin e dikujt dhe vendin ku punon.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: You Are a Child of God
Ju Jeni një Fëmijë i Perëndisë
I am a child of God with eternal potential and purpose.
Unë jam një fëmijë i Perëndisë me potencial dhe qëllim të përjetshëm.
Ju jeni bijë ose bir i një Ati të dashur Qiellor. Ai do t’ju udhërrëfejë. Me ndihmën e Tij ju mund të bëni më shumë nga sa mund ta bënit të vetëm. Në Librin e Mormonit mësojmë për një të ri të quajtur Nefi i cili do të bëhej një udhëheqës‑profet i popullit të tij. Perëndia dëshironte ta çonte Nefin dhe familjen e tij drejt një toke të re. Kjo tokë ishte në anën tjetër të oqeanit dhe Nefi duhej të ndërtonte një anije. Ai nuk kishte ndërtuar kurrë një anije më parë. Vëllezërit e tij nuk e besonin se ai mund ta bënte atë. Nefi i mbajti sytë nga Perëndia për udhëzim.
Nefi u tha vëllezërve: “Në qoftë se [Perëndia] … ka bërë kaq shumë mrekulli mes fëmijëve të njerëzve, si është e mundur që ai nuk mund të më udhëzojë që unë të ndërtoj një anije?” (1 Nefi 17:51.)
Me ndihmën e Perëndisë, Nefi dhe familja e tij ndërtuan një anije dhe e bënë udhëtimin e vështirë drejt anës tjetër të oqeanit. Ashtu si Perëndia e ndihmoi Nefin, Perëndia dëshiron t’ju ndihmojë ju. Mund të luteni për drejtim. Mund të luteni që t’i kuptoni dhe mbani mend ato që po mësoni. Teksa luteni, kushtojuni vëmendje mendimeve dhe ndjenjave që vijnë. Më pas veproni me besim. Ju mund të bëni më tepër me ndihmën e Tij sesa pa atë ndihmë.
Ponder
-
Si ngjan udhëtimi juaj i të mësuarit të anglishtes me historinë e Nefit të ndërtimit të një anijeje?
-
Teksa mësoni anglisht, për çfarë mund t’i kërkoni Perëndisë që t’ju ndihmojë?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’i zbatoni fjalët në jetën tuaj. Mendoni për kohën dhe vendin ku mund t’i përdorni këto fjalë.
job |
profesioni |
Nouns 1
factory |
fabrikë |
hospital |
spital |
office |
zyrë |
restaurant |
restorant |
school |
shkollë |
store |
dyqan |
Nouns 2
accountant |
llogaritar |
artist |
artist |
cashier |
arkëtar |
computer programmer |
programues kompjuterik |
cook |
kuzhinier |
custodian |
pastrues |
doctor |
doktor/mjek |
electrician |
elektricist |
factory worker |
punëtor fabrike |
farmer |
fermer |
lawyer |
avokat |
mechanic |
mekanik |
nurse |
infermier |
office worker |
punonjës zyre |
salesperson |
shitës |
server |
kamerier |
teacher |
mësues |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: Where do you work?A: I work at a (noun 1).
Examples
Q: Where do you work?A: I work at a hospital.
Q: Where does she work?A: She works at an office.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i thoni modelet me zë të lartë. Merreni parasysh ta incizoni veten tuaj. Kushtojuni vëmendje shqiptimit dhe rrjedhshmërisë suaj.
Q: What’s your job?A: I’m a (noun 2).
Examples
Q: What’s your job?A: I’m a nurse.
Q: What’s his job?A: He’s an electrician.
Q: What’s her job?A: She’s an artist.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth profesionit të secilit person. Bëjeni me radhë.
Example: Carlos
-
A: Where does Carlos work?
-
B: He works at a school.
-
A: What’s his job?
-
B: He’s a teacher.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth profesionit tuaj dhe ku punoni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
New Vocabulary
home |
shtëpi |
student |
student/nxënës |
university |
universitet |
Example
-
A: What’s your job?
-
B: I’m an electrician.
-
A: Where do you work?
-
B: I work at factory.