Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 15: Profesionet dhe Karrierat


“Mësimi 15: Profesionet dhe Karrierat”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 15”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

njerëz duke punuar në fushë

Lesson 15

Jobs and Careers

Objektivi: Unë do të mësoj se si të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth profesionit të dikujt.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ

Ushtroni Besim te Jezu Krishti

Jesus Christ can help me do all things as I exercise faith in Him.

Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.

Dishepujt e Jezu Krishtit ishin në një varkë. Era ishte e fortë dhe valët ishin të larta. Në mes të kësaj ata panë Jezusin duke ecur drejt tyre mbi ujë. Njëri prej dishepujve të Tij, Pjetri, i kërkoi Jezusit nëse mund të ecte mbi ujë që të takohej me Të. Jezusi e ftoi Pjetrin të bënte atë që dukej e pamundur.

Bibla na thotë se çfarë ndodhi më pas: “Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.

Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: ‘O Zot, shpëtomë!’

Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: ‘O njeri besimpak, pse dyshove?’” (Mateu 14:29–31).

Fillimisht Pjetri veproi me besim dhe ai filloi në mënyrë të mrekullueshme të ecte mbi ujë. Por kur ndaloi së pari nga Jezusi dhe filloi të shihte nga stuhia, ai filloi të mbytej. Ashtu si Pjetri, nëse përqendroheni te gjërat që i keni frikë, ju mund të dëshironi të hiqni dorë. Përkundrazi, ju mund të përqendroheni te Jezusi. Të mësuarit e një gjuhe të re mund të duket e vështirë. Mirëbesoni se Jezu Krishti mund t’ju ndihmojë të bëni gjëra që duken të pamundura.

Krishti duke u drejtuar nga Pjetri mbi ujë

Ponder

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të përqendroheni tek besimi juaj te Jezu Krishti kur jeni të munduar ose të shkurajuar?

  • Si është rritur besimi juaj te Jezu Krishti që kur keni filluar programin EnglishConnect?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni të mësoni më shumë fjalë sesa mund t’i përdorni në modelet. Merreni parasysh të përdorni një fjalor ose një program përkthimi apo të pyesni një mik.

Verbs

build

ndërtoj

clean

pastroj

deliver

dorëzoj

design

projektoj

help

ndihmoj

manage

administroj

own

zotëroj

sell

shes

serve

shërbej

Nouns

business/businesses

biznes/biznese

building/buildings

ndërtesë/ndërtesat

computer/computers

kompjuter/kompjuterë

customer/customers

klient/klientë

employee/employees

punonjësi/punonjësit

product/products

prodhim/prodhime

warehouse/warehouses

magazinë/magazinat

Adjectives

challenging

sfidues

engaging

përfshirës

fast-paced

me ritëm të shpejtë

meaningful

domethënës

stressful

stresues

Shihni mësimin 5 për më shumë adjectives.

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: What do you do for work?A: I (verb) (noun).

Questions

modeli 1 pyetje çfarë pune bëni

Answers

modeli 1 përgjigje unë (folje) (emër)

Examples

burrë duke përdorur një kompjuter

Q: What do you do for work?A: I manage a business.

Q: What does he do for work?A: He sells computers.

Q: What do they do?A: They design buildings.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i kuptoni rregullat në modele. Mendoni rreth mënyrës se si anglishtja është e ngjashme me gjuhën tuaj ose e ndryshme nga ajo.

Q: Do you like to (verb) (noun)?A: Yes, it’s (adjective).

Questions

modeli 2 pyetje a ju pëlqen të (folje) (emër)

Answers

modeli 2 përgjigje po, është (mbiemër)

Examples

burrë me këmishë blu dhe kompjuter

Q: Do you like to manage a business?A: Yes, it’s challenging.

Q: Does he like to sell computers?A: Yes, it’s fast-paced.

Q: Does she like to manage a warehouse?A: No, it’s stressful.

Q: Do they like to help customers?A: Yes, it’s engaging.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ

(20–30 minutes)

Krishti duke u drejtuar nga Pjetri mbi ujë

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth profesionit të secilit person. Bëjeni me radhë.

Example: Paul

burrë duke lëvizur kutitë
  • A: What does Paul do for work?

  • B: He delivers products.

  • A: Does Paul like to deliver products?

  • B: Yes, it’s fast-paced.

Image 1: Jean, Benjamin, Anthony

tre burra në ndërtim

Image 2: Sara

grua duke pastruar një lavaman

Image 3: Malee and Arthit

burrë dhe grua te një stendë ushqimesh në rrugë

Image 4: Roberto and Francisco

burrë me përparëse dhe një burrë me jelek duke folur

Image 5: Juan

kamerier duke mbajtur ushqim

Image 6: Imani

grua e moshuar duke buzëqeshur me një kompjuter

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Zgjidhni tre pjesëtarë të familjes. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth profesionit të secilit person. Përdorni modele dhe fjalët e fjalorit nga ky mësim dhe mësimi 14. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.

New Vocabulary

fix

rregulloj

airplane

aeroplan

airport

aeroport

Example

  • A: Where does your brother work?

  • B: He works at an airport.

  • A: What’s his job?

  • B: He’s a mechanic.

  • A: What does he do for work?

  • B: He fixes airplanes.

  • A: Does he like to fix airplanes?

  • B: Yes, it’s challenging.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Describe my job.

    Të përshkruaj profesionin tim.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Ask about someone’s job.

    Të pyes rreth profesionit të dikujt.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Describe other people’s jobs.

    Të përshkruaj profesionet e njerëzve të tjerë.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Besimi te Jezu Krishti është themeli i gjithë bindjes dhe përçuesi i fuqisë hyjnore. …

… Është besimi ynë që e shkyç fuqinë e Perëndisë në jetën tonë. …

Zoti e kupton dobësinë tonë njerëzore. Ne të gjithë lëkundemi me raste. Por Ai gjithashtu e njeh potencialin tonë të madh. …

Zoti nuk kërkon besim të përsosur që ne të kemi të drejtën e përdorimit të fuqisë së Tij të përsosur. Por Ai na kërkon të besojmë” (Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102).