Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 17: Ushqimet


“Mësimi 17: Ushqimet”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 17”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

familje duke gatuar së bashku

Lesson 17

Food

Objektivi: Unë do të mësoj të porosit ushqime dhe të marr porosi.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Press Forward

Shkoni Përpara

With God’s help, I can press forward even when I face obstacles.

Me ndihmën e Perëndisë, unë mund të shkoj përpara edhe kur përballem me pengesa.

Ne lexojmë për një grua të quajtur Ruth në shkrimet e shenjta e cila pati shumë sfida. Bashkëshorti i vdiq dhe ajo nuk kishte fëmijë. Vjehrra e saj, Naomi, bëri plan të kthehej në vendin e vet dhe i tha Ruthit që të qëndronte atje ku ishte, por Ruthi u përgjigj:

“Kudo që të shkosh ti, do të shkoj edhe unë, dhe kudo që të rrish ti do të rri edhe unë; populli yt do të jetë populli im, Perëndia yt do të jetë edhe Perëndia im. … Naomi e kuptoi që Ruthi ishte e vendosur ta ndiqte” (Ruthi 1:16, 18).

Ruthi ishte e vendosur dhe besnike. Ruthi zgjodhi të qëndronte me Naomin dhe jetoi në një vend të huaj, shumë larg nga familja dhe kultura e saj. Ajo zgjodhi që të ishte besnike ndaj fesë së saj të re. Gjërat ishin shumë të vështira për Ruthin dhe Naomin. Ato ishin shumë të varfra dhe patën vështirësi për të pasur mjaftueshëm për të ngrënë. Ruthi vazhdoi të shkonte përpara me mirëbesim te Perëndia dhe u kujdes për Naomin. Perëndia i pa vështirësitë e saj dhe i bekoi përpjekjet e saj. Pas ca kohe Ruthi u martua përsëri, pati fëmijë dhe pati mjaftueshëm ushqim për familjen e saj. Ju mund të mirëbesoni te Perëndia ashtu siç bëri Ruthi. Ju mund të shkoni përpara me besim edhe kur gjërat janë të vështira.

Ruthi dhe Naomi

Ponder

  • Në ç’mënyrë mund të gjeni ngjashmëri me përvojat e Ruthit?

  • Si mund të shkoni përpara me shpresë te Perëndia?

  • Si zbatohet kjo me përvojën tuaj të të mësuarit të anglishtes?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’i zbatoni fjalët në jetën tuaj. Mendoni për kohën dhe vendin ku mund t’i përdorni këto fjalë.

Can I take your order?

A mund ta marr porosinë tuaj?

What would you like to order?

Çfarë dëshironi të porositni?

I’d like …

Do të doja …

I’d like to order …

Do të doja të porositja …

in

on

mbi

with

me

Nouns

beans

fasule

dessert

ëmbëlsirë

drink

pije

fries

patate të skuqura

hamburger (burger)

hamburger

ice

akullore

noodles

makarona nudëlls

onion

qepë

pizza

pica

salad

sallatë

sandwich

sanduiç

sauce

salcë

soup

supë

spices

erëza

tomato/tomatoes

domate/domatet

Shihni mësimin 16 për më shumë food nouns.

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: Can I take your order?A: I’d like to order (noun), please.

Questions

modeli 1 pyetje a mund të marr porosinë tuaj

Answers

modeli 1 përgjigje dëshiroj të porosit (emër), ju lutem

Examples

kamerier duke marrë porosinë

Q: Can I take your order?A: Yes, I’d like to order beans, rice, and a drink, please.

Q: What would you like to order?A: I’d like soup and a salad, please.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i vini re këto modele gjatë ushtrimit tuaj të përditshëm.

Q: What do you want in your (noun)?A: I want (noun) in my (noun).

Questions

modeli 2 pyetje çfarë dëshiron në (emër) tuaj

Answers

modeli 2 përgjigje unë dua (emër) në (emër) tim

Examples

Q: What do you want in your soup?A: I want noodles in my soup.

burrë dhe grua duke ngrënë hamburgera jashtë

Q: What do you want with your hamburger?A: I want a drink with my hamburger.

Q: What do you want on your pizza?A: I want tomatoes on my pizza.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Press Forward

(20–30 minutes)

Ruthi dhe Naomi

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Interpretoni me role. Partneri A punon në një restorant. Partneri B është një klient në restorant. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth ushqimeve në secilën figurë. Thoni sa më shumë që të mundeni. Ndërrojini rolet. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

Example

një grua duke ngrënë pica në një stol
  • A: Can I take your order?

  • B: I’d like pizza, please.

  • A: OK. What do you want on your pizza?

  • B: I want cheese, meat, and olives on my pizza.

  • A: Great. And what do you want with your pizza?

  • B: I want a drink, please.

Image 1

burrë dhe grua duke ngrënë hamburgera jashtë

Image 2

të rinj duke ngrënë akullore në restorant

Image 3

supë me krem dhe kërpudha

Image 4

një grua duke buzëqeshur dhe duke mbajtur ushqim

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Vështrojeni menunë. Interpretoni me role. Partneri A punon në një restorant. Partneri B është një klient në restorant. Përdorni fjalët e fjalorit nga ky mësim dhe mësimi 16. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

New Vocabulary

Anything else?

Ndonjë gjë tjetër?

menuja e restorantit

Example

  • A: What would you like to order?

  • B: I’d like chicken, please.

  • A: What do you want with your chicken?

  • B: I want rice with my chicken.

  • A: OK. Anything else?

  • B: Yes. I’d like cake, please. Thank you!

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Order food.

    Të porosit ushqim.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Take someone’s order.

    Të marr porosinë e dikujt.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Say what I want in, on, or with my food.

    Të them çfarë unë dua në, mbi ose me ushqimin tim.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Unë dëshmoj se ndërsa përpiqemi vazhdimisht fort që t’i kapërcejmë sfidat tona, Perëndia do të na bekojë. … Ai do të bëjë për ne atë që ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë vetë” (Ulises Soares, “Ta Marrim Kryqin Tonë”, Liahona, nëntor 2019, f. 114).