“Mësimi 23: Shëndeti”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 23”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 23
Health
Objektivi: Unë do të mësoj të them pjesët e trupit dhe të them përse më dhembin ato.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ
Ushtroni Besim te Jezu Krishti
Jesus Christ can help me do all things as I exercise faith in Him.
Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.
Në Bibël mësojmë për një grua e cila kishte qenë e sëmurë prej shumë vjetësh. Ajo i shpenzoi të gjitha paratë duke u përpjekur që të gjente një kurë. Kishte shkuar te shumë mjekë, por sëmundja e saj ishte keqësuar. Më pas gruaja dëgjoi për Jezusin. E pa Atë në një turmë njerëzish. Ajo besonte se Jezusi kishte fuqinë për ta shëruar. Besonte që, në qoftë se thjesht mund t’i prekte rrobat e Tij, ajo do të shërohej. Shkoi pas Jezusit dhe preku rrobën e Tij. E ndjeu se trupi iu shërua. Jezusi ndjeu një fuqi të largohej nga trupi i Tij. Kur Ai pyeti se kush ia kishte prekur rrobën e Tij, ajo fillimisht pati frikë që ta pranonte se ishte ajo, por më pas rrëfeu se ishte ajo.
Jezusi i tha: “Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe” (Lluka 8:48).
Kjo grua besoi dhe veproi me besim. Zgjatja e dorës drejt Jezusit ishte një veprim i vogël, por solli fuqinë e Tij në jetën e saj. Nuk duhet të keni turp ose frikë që t’i kërkoni ndihmë Perëndisë. Ai dëshiron t’ju ndihmojë. Kur ushtroni besim, madje në mënyra të vogla, ai mund t’ju sjellë fuqinë e Jezu Krishtit në jetën tuaj.
Ponder
-
Si jeni ndier i/e forcuar ndërkohë që keni mësuar anglisht?
-
Si mund të ushtroni besim në fusha të tjera të jetës suaj?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Mendoni për situata kur do ta përdornit fjalën në ushtrimin tuaj të përditshëm.
What happened to … ? |
Çfarë i ndodhi … ? |
What is wrong?/What’s wrong? |
Çfarë nuk shkon?/Ç’nuk shkon? |
Nouns
arm/arms |
krah/krahët |
back |
kurriz |
ear/ears |
vesh/veshët |
eye/eyes |
sy/sytë |
finger/fingers |
gisht/gishta |
foot/feet |
shputë këmbe/shputat e këmbeve |
hand/hands |
dorë/duar |
head |
kohë |
knee/knees |
gju/gjunjë |
leg/legs |
këmbë/këmbët |
mouth |
gojë |
neck |
qafë |
stomach |
stomak |
tooth/teeth |
dhëmb/dhëmbët |
Verbs Present /Verbs Past
break/broke |
thyej/theva |
burn/burned |
djeg/dogja |
cut/cut |
pres/preva |
hurt/hurt |
dhemb/dhembte |
hit/hit |
godas/godita |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: What is wrong?A: My (noun) hurts.
Examples
Q: What’s wrong?A: His knees hurt.
Q: What’s wrong?A: My stomach hurts.
Q: What’s wrong?A: Her head hurts.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni të mësoni më shumë rreth modeleve në këtë mësim. Merreni parasysh të përdorni libra ose faqe interneti mbi gramatikën.
Q: What happened to your (noun)?A: I (verb past) my (noun).
Examples
Q: What happened to your finger?A: I cut my finger.
Q: What happened to his leg?A: He broke his leg.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth personit në secilën figurë. Bëjeni me radhë.
Example
-
A: What’s wrong?
-
B: Her head hurts.
-
A: What happened to her head?
-
B: She hit her head.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Interpretoni me role. Partneri A është personi në figurë. Partneri B është një mik. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilës figurë. Jini krijues! Ndërrojini rolet. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
New Vocabulary
fall/fell |
bie/rashë |
Example
-
A: What’s wrong?
-
B: My knee hurts.
-
A: What happened to your knee?
-
B: I fell and I hit my knee.