“Mësimi 25: Përsëritje”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 25”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 25
Review
Objektivi: Unë do të përsërit EnglishConnect 1 dhe do të reflektoj mbi përvojën time.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në D.
Study the Principle of Learning: Learn by Study and by Faith
Mësoni me anë të Studimit dhe me anë të Besimit
I can rely on God to seek learning by study and by faith.
Unë mund të mbështetem te Perëndia për të mësuar me anë të studimit dhe me anë të besimit.
Zoti na ka dhënë një model për të mësuarit:
“Kërkoni me zell dhe i mësoni njëri‑tjetrit fjalë urtësie; po, kërkoni nga librat më të mirë fjalët e urtësisë; kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118)
Reflektoni mbi përvojën tuaj në programin EnglishConnect. Si e keni zbatuar këtë model? Reflektoni mbi parimet e të mësuarit dhe thëniet që keni mësuar së bashku:
-
“Ti je një fëmijë i Perëndisë” – Unë jam një fëmijë i Perëndisë me potencial dhe qëllim të përjetshëm.
-
“Ushtroni besim te Jezu Krishti” – Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.
-
“Merrni përgjegjësi” – Unë kam fuqinë të zgjedh dhe mbaj përgjegjësi vetë për atë që mësoj.
-
“Duajeni dhe jepini mësim njëri‑tjetrit” – Unë mund të mësoj nga Shpirti ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.
-
“Shkoni përpara” – Me ndihmën e Perëndisë, unë mund të shkoj përpara edhe kur përballem me pengesa.
-
“Këshillohuni me Zotin” – Unë e përmirësoj të mësuarit tim duke u këshilluar çdo ditë me Perëndinë rreth përpjekjeve të mia.
Grupi juaj i programit EnglishConnect mund të jetë në mbarim, por ka shumë më tepër gjëra që Perëndia dëshiron që ju t’i mësoni dhe përjetoni. Ati juaj Qiellor ju do dhe dëshiron që t’ju ndihmojë që të arrini potencialin tuaj hyjnor. Ju mund të mbështeteni te Perëndia dhe të vazhdoni të “kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”.
Ponder
-
Si e keni përjetuar dashurinë dhe ndihmën e Perëndisë në të mësuarit e anglishtes?
-
Si i keni vënë në zbatim parimet e të mësuarit në programin EnglishConnect?
-
Si do t’i zbatoni këto parime të të mësuarit në fusha të tjera të jetës suaj?
Prepare for Activity 1
Lexojini udhëzimet për veprimtarinë 1. Vështrojeni listën e temave. Shkruani një pyetje që mund ta bëni rreth secilës temë. Lexojini pyetjet tuaja me zë të lartë.
Temat
Prepare for Activity 2
Lexojini udhëzimet për veprimtarinë 2. Vështrojeni listën e temave. Shkruani një pyetje që mund ta bëni rreth secilës temë. Lexojini pyetjet tuaja me zë të lartë.
Temat
Prepare for Activity 3
Lexojini udhëzimet për veprimtarinë 3. Mendoni për qytetin tuaj. Shkruani tre pyetje dhe përgjigje rreth qytetit. Lexojini me zë të lartë. Shihni mësimin 21 dhe mësimin 22 për fjalët e fjalorit dhe modelet.
Conversation Group
Activity 1: Create Your Own Conversations
(10–15 minutes)
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth emrit tuaj, se si po ia kaloni sot, nga jeni, rreth familjes suaj dhe shtëpisë suaj. Bëjeni me radhë.
Example
-
A: Hi. My name is Ana. What’s your name?
-
B: Hi, Ana. My name is Niko. How are you?
-
A: I am great. Thanks. How about you?
-
B: I am well. Thanks for asking.
-
A: Where are you from?
-
B: I’m from Brazil. And you?
-
A: Nice. I’m from Guatemala. How many people are in your family?
-
B: There are seven people in my family.
-
A: That’s a big family. Do you live in a house or in an apartment?
-
B: I live in an apartment.
Activity 2: Create Your Own Conversations
(10–15 minutes)
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth asaj që ju pëlqen, rutinave tuaja të përditshme dhe çfarë ushqimesh hani. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
New Vocabulary
banana |
banane |
blender |
Procesor [ushqimesh] |
orange |
portokall |
peach |
pjeshkë |
smoothie |
smuthi |
strawberry |
luleshtrydhe |
Example
-
A: What do you like to do?
-
B: I like to read. Do you like to read?
-
A: Yes, I like to read too. Do you read every day?
-
B: Yes, I read every day. Before I go to bed, I read. What food do you like?
-
A: I like fruit because it’s delicious.
-
B: Me too! I eat a smoothie for breakfast every morning.
-
A: Wow! How do you make it?
-
B: First, put an orange, a banana, strawberries, and peaches in a blender. Then, mix all the fruit together.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(10–15 minutes)
Interpretojeni me role situatën. Partneri A bën pyetje. Partneri B u jep përgjigje pyetjeve. Ndërrojini rolet.
Partner A
Ju po bëni vizitë në qytetin e Partnerit B.
Kërkojini partnerin tuaj:
-
Që t’ju tregojë rreth qytetit të vet.
-
Për drejtime për të shkuar nga vendi ku jeni drejt vendeve të tjera në qytet.
Partner B
Ju jetoni në këtë qytet.
Tregojini partnerit tuaj:
-
Rreth qytetit tuaj.
-
Si të shkojë në vende të tjera në qytet.
Example
-
A: This is my first time in this city. Tell me about the city.
-
B: It is big and busy.
-
A: Where is the train station?
-
B: It’s on D Street.
-
A: How do I get there from the grocery store?
-
B: Turn right on Main Street. Go straight. Turn left on D Street. The train station is across from the bank.
Hapi Juaj Vijues
Tani që e keni përfunduar programin EnglishConnect 1, merreni parasysh të vazhdoni me programin EnglishConnect 2. Për të mësuar më shumë, vizitoni join.englishconnect.org.
Nuk jeni gati që të filloni programin EnglishConnect 2? Vazhdoni të mësoni anglisht në programin EnglishConnect 1.
Çfarëdo që të bëni më pas, mbani mend se jeni fëmijë i Perëndisë dhe që Ai mund t’ju ndihmojë që të përparoni.