Mësimi i Gjuhës Angleze
Shtojca: Parimet e të Mësuarit të Listës me Terma të Veçantë


“Shtojca: Parimet e të Mësuarit të Listës me Terma të Veçantë”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Lista me Terma të Veçanta”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

Appendix

Principles of Learning Glossary

Parimet e të Mësuarit të Listës me Terma të Veçantë

Agency

Liri e Zgjedhjes: Si fëmijë të Perëndisë ne kemi liri, ose fuqi, të zgjedhim që të marrim vendimet tona vetjake. Ne mund të zgjedhim atë që besojmë, atë që bëjmë dhe cilët të bëhemi.

“Liria e zgjedhjes është aftësia dhe privilegji që Perëndia na jep për të zgjedhur dhe që të veprojmë për veten tonë” (Gospel Topics, “Agency and Accountability”, ChurchofJesusChrist.org).

“Sepse Ai ju do, Perëndia ju dha lirinë e zgjedhjes ose lirinë të merrni vendime. Liria juaj e zgjedhjes ju aftëson të bëni zgjedhje të mira që ju çojnë drejt lumturisë; gjithashtu ju bën të përgjegjshëm për zgjedhjet e këqija, të cilat ju çojnë drejt një mungese të menjëhershme ose aktuale të lumturisë. Perëndia nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet tuaja; Ai ju lejon të vendosni për veten tuaj dhe të mësoni nga pasojat. Prapëseprapë, Ai ofron ndihmën përfundimtare për t’i mposhtur gabimet dhe mëkatet – fuqinë shpëtuese të Jezu Krishtit. Pavarësisht se sa të këqija mund të bëhen rrethanat tuaja ose sa shumë zgjedhje të gabuara mund të keni bërë, ju gjithmonë mund të zgjidhni të ndryshoni dhe të gjeni paqe nëpërmjet Jezu Krishtit” (“God Is There for You”, ComeuntoChrist.org).

Agent

Veprues: Një veprues është një person që ka aftësinë ose fuqinë për të vepruar për veten e vet. Si fëmijë të Perëndisë ne jemi veprues; ne kemi lirinë e zgjedhjes, ose fuqinë, të marrim vendimet tona vetjake. Ne mund të zgjedhim atë që besojmë, atë që bëjmë dhe cilët të bëhemi.

Bible

Bibla: “Bibla është një libër i shenjtë që përmban fjalën e Perëndisë. Nëpër të gjitha faqet e saj, Bibla e Shenjtë na mëson se Perëndia kurrë nuk resht së dashuri fëmijët e Tij. …Zbatimi i mësimeve që gjenden në Bibël na ndihmon të dimë se kush është Perëndia … dhe të kuptojmë më mirë se si dëshiron Ai që të jetojmë. …”

“Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, i cili erdhi në tokë për të na shpëtuar nga mëkati, trishtimi, vetmia dhembja e të tjera. Jezusi dha mësime të bukura rreth shërbimit e dashurisë dhe kreu mrekulli të shumta ndërkohë që ishte në tokë. Në Bibël, ne mund t’i lexojmë këto tregime dhe të fillojmë të dimë se si t’i kapërcejmë gjërat e vështira me ndihmë nga Jezusi” (“What Is the Holy Bible?”, ComeuntoChrist.org).

Book of Mormon

Libri i Mormonit: “Libri i Mormonit përmban shkrime të shenjta nga pasues të Jezusit. Ashtu si Perëndia u foli Moisiut dhe Noeut në Bibël, Ai u foli edhe njerëzve në kontinentin amerikan. Këta burra, të quajtur profetë, e shkruan fjalën e Perëndisë. Shkrimet e tyre përfundimisht u mblodhën në një libër nga një profet i quajtur Mormon. …

Libri i Mormonit është provë se Perëndia i do të gjithë fëmijët e Tij dhe është i përfshirë në jetën e tyre. Ai shërben si dëshmitar i të vërtetave në Bibël dhe i hyjnisë dhe mësimeve të Jezu Krishtit” (“Çfarë Është Libri i Mormonit?”, ejanitekrishti.org).

Doctrine and Covenants

Doktrina e Besëlidhje: “Doktrina e Besëlidhje është një libër i shkrimit të shenjtë që përmban zbulesa nga Zoti të dhëna Profetit Jozef Smith dhe disa profetëve të tjerë të ditëve të mëvonshme. Është i pashoq në shkrimin e shenjtë ngaqë nuk është një përkthim i dokumenteve të lashta.

Doktrina e Besëlidhjet është njëri nga katër librat e shkrimit të shenjtë të përdorur në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (tre të tjerët janë Bibla, Libri i Mormonit dhe Perla me Vlerë të Madhe)” (Gospel Topics, “Doctrine and Covenants”, ChurchofJesusChrist.org).

Faith

Besimi: “Besimi është një parim veprimi dhe fuqie. Kurdoherë që punojmë drejt një synimi të denjë, ne ushtrojmë besim. Ne tregojmë shpresën tonë për diçka që nuk mund ta shohim ende. …”

“Pasja e besimit te Jezu Krishti do të thotë të mbështetesh tërësisht tek Ai – të mirëbesosh te fuqia, inteligjenca dhe dashuria e Tij e pafundme. Kjo përfshin të besojmë te mësimet e Tij. Kjo do të thotë të besojmë që edhe pse ne nuk i kuptojmë të gjitha gjërat, Ai i kupton. Sepse Ai i ka përjetuar të gjitha dhembjet, vuajtjet dhe dobësitë tona, Ai di se si të na ndihmojë që të ngrihemi mbi vështirësitë tona të përditshme. … (shihni tek Alma 7:11–12; Doktrina e Besëlidhje 122:8).”

“Besimi është më shumë sesa bindje jovepuese. Ne e shprehim besimin tonë nëpërmjet veprimit – me anë të mënyrës se si jetojmë. …”

“Besimi është një dhuratë nga Perëndia, por ne duhet ta ushqejmë besimin tonë për ta mbajtur të fortë. Besimi është si një muskul. Nëse ushtrohet, ai bëhet i fortë. Nëse lihet i palëvizur, ai bëhet i dobët” (Gospel Topics, “Faith in Jesus Christ”, ChurchofJesusChrist.org).

God/Heavenly Father

Perëndia/Ati Qiellor: “Perëndia, Ati, është Qenia Supreme tek i cili besojmë, të cilin e adhurojmë dhe të cilit i lutemi. Ai është Krijuesi, Sundimtari dhe Ruajtësi i të gjitha gjërave. Ai është i përsosur, ka gjithë fuqinë dhe i di të gjitha gjërat” (Gospel Topics, “God the Father”, ChurchofJesusChrist.org).

“Perëndia është Ati ynë i dashur në Qiell. … Ai është Ati i shpirt[rave] t[anë]. … [Ati Qiellor] i do të gjithë fëmijët e Tij në mënyrë të përsosur, përfshirë ju. … Ai dëshiron të ketë një marrëdhënie me ju” (“God’s Love”, ComeuntoChrist.org).

Në shkrimet e shenjta fjala Perëndi shpesh përdoret për t’iu referuar Atit Qiellor ose Jezu Krishtit, sepse ata janë të bashkuar në qëllim. Ne i lutemi Atit tonë Qiellor.

Holy Spirit

Shpirti i Shenjtë: “Shpirti i Shenjtë, ose Fryma e Shenjtë, është një dëshmitar i Perëndisë dhe Jezu Krishtit. … Shpirti i Shenjtë na jep ngushëllim, na ndihmon të dallojmë të vërtetën dhe dëshmon për Jezusin. … Njëra nga mënyrat se si Perëndia komunikon me ne, është nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Shpirti i Shenjtë i flet mendjes dhe zemrës sonë nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave” (“The Holy Spirit”, ComeuntoChrist.org).

Jesus Christ

Jezu Krishti: “Jezusi është Shpëtimtari i botës dhe shembulli ynë i përkryer. Kur e ndjekim Atë, ne gjejmë paqe dhe lumturi më të madhe në jetë. …”

“Jezusi është Biri i Perëndisë. Ati ynë Qiellor dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, që të merrte mbi veten e Tij mëkatet e çdo njeriu që do të jetonte në tokë, me qëllim që ne të faleshim. …”

“Jezusi jetoi një jetë të përsosur për të na treguar mënyrën se si të kthehemi tek Ati ynë Qiellor. …”

“Jezusi vuajti dhe vdiq për mëkatet tona. Misioni i Jezusit për ardhjen në tokë ishte që të na shpëtonte nga mëkatet tona. Ai ishte i gatshëm të vuante dhe të flijonte veten e Tij për të paguar çmimin për mëkatet tona me qëllim që ne të mund të pendoheshim dhe faleshim. …”

“Jezusi u ringjall që ne të mund të jetojmë përsëri. Tri ditë pas vdekjes së Tij Jezusi u ngrit nga varri dhe iu shfaq shumë prej miqve dhe pasuesve të Tij. Ai ishte i pari që u ringjall, që do të thotë se pas vdekjes shpirti i Tij u bashkua sërish me trupin e Tij të përsosur fizik. Për shkak se Jezusi e mposhti vdekjen, ne të gjithë do të ringjallemi një ditë” (“Following Jesus Christ, Our Perfect Example”, ComeuntoChrist.org).

Prayer

Lutja: Lutja është “një komunikim plot nderim me Perëndinë gjatë të cilit një person jep falënderime dhe kërkon për bekime. Lutjet i drejtohen Atit tonë Qiellor në emrin e Jezu Krishtit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Lutje”, ChurchofJesusChrist.org).

“Perëndia është Ati juaj i dashur në Qiell dhe Ai dëshiron të dëgjojë prej jush” (“How to Pray”, ComeuntoChrist.org).

Prophet

Profeti: “Një profet është dikush që është thirrur nga Perëndia për t’i dhënë udhërrëfim të gjithë botës. Nga Abrahami dhe Moisiu deri te profetët e gjallë sot, Perëndia ndjek një model të udhërrëfimit të fëmijëve të Tij” (“God Speaks to Us through Prophets”, ComeuntoChrist.org).

Savior

Shpëtimtari: “Ai i cili na shpëton. … ‘Shpëtimtar’ është një emër dhe titull i Jezu Krishtit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shpëtimtar”, ChurchofJesusChrist.org).

Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë sepse Ai dha jetën e Tij dhe u ringjall që ne të mund të mposhtim efektet e mëkatit dhe të vdekjes dhe të jetojmë sërish me Perëndinë.

Jezusi vuajti dhe vdiq për mëkatet tona. Misioni i Jezusit për ardhjen në tokë ishte që të na shpëtonte nga mëkatet tona. Ai ishte i gatshëm të vuante dhe të flijonte veten e Tij për të paguar çmimin për mëkatet tona me qëllim që ne të mund të pendoheshim dhe faleshim. …”

“Jezusi u ringjall që ne të mund të jetojmë përsëri. Tri ditë pas vdekjes së Tij Jezusi u ngrit nga varri dhe iu shfaq shumë prej miqve dhe pasuesve të Tij. Ai ishte i pari që u ringjall, që do të thotë se pas vdekjes shpirti i Tij u bashkua sërish me trupin e Tij të përsosur fizik. Për shkak se Jezusi e mposhti vdekjen, ne të gjithë do të ringjallemi një ditë” (“Following Jesus Christ, Our Perfect Example”, ComeuntoChrist.org).

Scripture

Shkrimi i Shenjtë: “Kur burra të shenjtë të Perëndisë shkruajnë ose flasin me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, fjalët e tyre ‘do të je[n]ë shkrim i shenjtë, do të je[n]ë vullneti i Zotit, do të je[n]ë mendja e Zotit, do të je[n]ë fjala e Zotit, do të je[n]ë zëri i Zotit dhe fuqia e Perëndisë për shpëtim’ (Doktrina e Besëlidhje 68:4). …

Qëllimi kryesor i shkrimeve të shenjta është që të dëshmojnë për Krishtin dhe t’i udhërrëfejnë fëmijët e Perëndisë që ata të mund të vijnë tek Ai dhe të marrin jetë të përjetshme (shihni te Gjoni 5:39; 20:31; 1 Nefi 6:4; Mosia 13:33–35)” (Gospel Topics, “Scriptures”, ChurchofJesusChrist.org).