Për Revistat e Kishës
Për Forcën e Rinisë: Një Revistë e Re për Rininë
Për Forcën e Rinisë


Për Forcën e Rinisë: Një Revistë e Re për Rininë”, janar 2021.

Për Forcën e Rinisë: Një Revistë e Re për Rininë

Gjetja e Gëzimit në Krishtin

Pamja
e re duke përdorur një celular

Një Revistë Mbarëbotërore e Rinisë Pikërisht për Ty!

Për Forcën e Rinisë është një revistë pikërisht për rininë. Secili botim ka mesazhe lartësuese shpirtërisht nga Apostuj dhe udhëheqës të tjerë të Kishës, dëshmi dhe përvoja nga rinia në të gjithë botën, veprimtari zbavitëse e më shumë. Në secilën faqe ju mund të gjeni frymëzim dhe forcë që mund t’ju ndihmojë të gjeni gëzim si një dishepull i Jezu Krishtit.

Përkrahje për programin Eja, Më Ndiq

Shumë artikuj dhe veprimtari në revistën Për Forcën e Rinisë përkrahin studimin tuaj të shkrimeve të shenjta të trajtuara në programin Eja, Më Ndiq çdo muaj. Kjo mund të ndihmojë për ta forcuar studimin tuaj vetjak e familjar të shkrimeve të shenjta dhe për t’ju lidhur me të rinj e të reja anembanë botës teksa studiojnë të njëjtat shkrime të shenjta. Pavarësisht se ku jetoni, këta artikuj do t’ju frymëzojnë e ndihmojnë teksa përpiqeni fort të jetoni atë që po mësoni nga shkrimet e shenjta çdo ditë.

Na Dërgoni Historinë Tuaj

Revista Për Forcën e Rinisë dëshiron të dëgjojë prej jush! Ju mund të ndihmoni për të bekuar të rinj e të reja si ju anekënd botës. Tregimi i përvojave tuaja lidhur me të jetuarit e ungjillit mund t’i frymëzojë të rinjtë e të rejat kudo.

Ju lutemi, na dërgoni informacion për cilëndo qoftë nga ato që vijon:

  • një kohë kur e jetuat ungjillin me besnikëri, edhe kur ishte gjë e vështirë

  • një sfidë që besimi juaj te Perëndia ju ndihmoi t’ia dilni mbanë

  • ide se çfarë do të thotë të jesh anëtar i Kishës së Jezu Krishtit atje ku jeton

  • një përvojë kur dikush ju tregoi dashuri të vërtetë si e Krishtit

  • dëshminë tuaj

  • ndonjë histori tjetër që tregon se si ungjilli e ka bekuar jetën tuaj

Dërgojeni historinë tuaj te ftsoy@ChurchofJesusChrist.org.

Më Shumë Artikuj Digjitalë

A e dinit se revista Për Forcën e Rinisë boton më shumë përmbajtje sesa ajo që do të gjeni në revistën e shtypur në letër? Këto shtesa digjitale mund të gjenden te ChurchofJesusChrist.org ose programi kompjuterik Biblioteka e Ungjillit.

Për përmbajtje më argëtuese dhe lartësuese shpirtërisht, provoni programin kompjuterik Biblioteka e Ungjillit! Ai ka një faqe njoftimesh të mbushur me pyetje të shpejta, materiale filmike, këshilla për studimin e shkrimeve të shenjta, sfonde për pajisjet elektronike dhe më shumë.

Shihni “Mundësitë Digjitale” për më shumë informacion mbi përmbajtjen digjitale për rininë.

Shtyp në Letër