Mbledhja e Udhëheqjes në Konferencën e Përgjithshme
Udhëzim për Udhëheqjen, Prill 2021


Pamja
scenes of people participating in ordinances

Të Lidhur me Shpëtimtarin nëpërmjet Besëlidhjeve dhe Ordinancave

Ky udhëzim për udhëheqjen u dha gjatë mbledhjes së udhëheqjes në konferencën e përgjithshme të prillit 2021.

Plan Trajnimi për Këshillat e Zonës, Këshillat Bashkërendues, Këshillat e Misionit, Kunjit, Lagjes dhe Degës

Gjatë këtij udhëzimi, ju do të shihni dhe dëgjoni përvojat e fëmijëve të Atit tonë Qiellor në vende të ndryshme në shtegun e lidhjes me Shpëtimtarin nëpërmjet besëlidhjeve dhe ordinancave. Ju do të dëgjoni se si dhënia e dashurisë, tregimi i përvojave dhe bërja e ftesave, i kanë ndihmuar ata të përparojnë me gëzim në shtegun e besëlidhjeve. Ju mund të kuptoni se si përhapja e ungjillit, puna në tempull dhe për historinë familjare dhe përkujdesja ndaj nevojtarëve luajnë të gjitha një rol. Por mbi të gjitha, ju mund të vini re se si të gjitha këto gjëra “sill[en] në një krye të vetëm, në Krishtin” (Efesianëve 1:10).

Faza e 1-rë e Jetës: Fëmijët

Shiheni materialin filmik me Presidenten Xhoi D. Xhons dhe fëmijët dhe më pas diskutoni se çfarë do të shkoni e do të bëni për t’i ndihmuar fëmijët të lidhen me Shpëtimtarin në shtegun e besëlidhjeve.

  • Çfarë na mësoi Shpirti ndërsa pamë këtë material filmik?

  • Në ç’mënyrë parimet duaj, trego dhe fto i ndihmojnë fëmijët ndërsa përpiqen fort ta përhapin ungjillin?

  • Si i ndihmon shërbimi fëmijët që të qëndrojnë në shtegun e besëlidhjeve pas pagëzimit?

Pamja
vajzë duke u lexuar prindërve në divan

Faza e 2-të e Jetës: Rinia

Shiheni materialin filmik me Presidenten Boni H. Kordën dhe Presidentin Stiven J. Land dhe të rinjtë e të rejat dhe më pas diskutoni se çfarë do të shkoni e do të bëni për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të lidhen me Shpëtimtarin në shtegun e besëlidhjeve.

  • Si mund t’i ndihmojmë të rinjtë dhe të rejat që t’i mbajnë besëlidhjet e tyre të pagëzimit dhe të përgatiten për hapin tjetër përgjatë shtegut të besëlidhjeve?

  • Si i ndihmojnë të rinjtë dhe të rejat parimet e dashurisë, tregimit të përvojave dhe bërjes së ftesave ndërsa marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare?

  • Si mund t’i ndihmojmë të rinjtë dhe të rejat të kenë ndjenjën e shpresës dhe përkatësisë ndërsa lidhen me Shpëtimtarin?

Faza e 3-të e Jetës: Të Rinjtë në Moshë Madhore

Shiheni materialin filmik me Presidentin Mark L. Pejs dhe të rinjtë në moshë madhore dhe më pas diskutoni se çfarë do të shkoni e do të bëni për t’i ndihmuar të rinjtë në moshë madhore të lidhen me Shpëtimtarin në shtegun e besëlidhjeve.

  • Çfarë mësojmë nga dashuria, tregimi i përvojave dhe bërja e ftesave që na ofrojnë të tjerët?

  • Si mund t’i ndihmojmë të rinjtë në moshë madhore të kenë ndjenjën e shpresës dhe përkatësisë ndërsa bëhen më të mbështetur te vetja dhe u shërbejnë të tjerëve? Si mund t’i ndihmojmë të dinë se ata janë të nevojshëm në Kishën e Zotit?

  • Çfarë roli luajnë veprimtaritë kuptimplota të Kishës dhe udhëheqësit e kujdesshëm në lidhjen e të rinjve në moshë madhore me Shpëtimtarin?

Faza e 4-t e Jetës: Personat në Moshë Madhore

Shiheni materialin filmik me Presidenten Xhin B. Bingham dhe të rriturit dhe më pas diskutoni se çfarë do të shkoni e do të bëni për t’i ndihmuar personat në moshë madhore të lidhen me Shpëtimtarin në shtegun e besëlidhjeve.

  • Si na sjellin shërim besëlidhjet tona dhe na ndihmojnë të qëndrojmë në shteg – edhe në kohë të vështira?

  • Çfarë mënyrash kemi gjetur për t’i ndihmuar anëtarët të lidhen vetë dhe t’i lidhin të tjerët me Shpëtimtarin nëpërmjet besëlidhjeve dhe ordinancave?

  • Si na ndihmon zhvillimi i mbështetjes shpirtërore te vetja që të japim dashuri, të tregojmë dhe të ftojmë?

Burime për Këshillat e Zonës, Këshillat Bashkërendues, Këshillat e Misionit, Kunjit, Lagjes dhe Degës

Për Fëmijët dhe Rininë

Vështrim i Përgjithshëm për Programin ‘Fëmijët dhe Rinia’

Programi ‘Fëmijët dhe Rinia’ është hartuar që të forcojë besimin e brezit të ri te Jezu Krishti dhe t’i ndihmojë fëmijët, të rinjtë e të rejat dhe familjet e tyre që të përparojnë përgjatë shtegut të besëlidhjeve ndërsa përballen me sfidat e jetës. Ai i ndihmon fëmijët dhe të rinjtë e të rejat për përpjekjet e tyre për të marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit dhe punën e shpëtimit dhe ekzaltimit në jetën e tyre të përditshme. Ai është i përqendruar te shtëpia dhe i përkrahur nga kisha.

Pamja
familje duke bërë ngjitje në mal

Shpresat për Brezin e Ri

Programi ‘Fëmijët dhe Rinia’ e ndihmon brezin e ri të rritet në shumë mënyra, përfshirë nëpërmjet zbulesës, lirisë së zgjedhjes dhe marrëdhënieve. Individët mësojnë të marrin zbulesë vetjake dhe të veprojnë sipas saj ndërsa ushtrojnë lirinë e zgjedhjes dhe zgjedhin mundësi për t’u rritur personalisht. Kjo gjithashtu ndodh ndërsa të rinjtë dhe të rejat mësojnë të udhëheqin në presidencat e kuorumeve dhe të klasave. Ata ndërtojnë marrëdhënie me familjet e tyre, udhëheqësit e tyre dhe të tjerë të moshave të tyre ndërsa punojnë e shërbejnë së bashku dhe arrijnë të dinë se janë pjesë dhe janë të nevojshëm në veprën e Zotit.

Nga Duhet t’ia Nisim Sot?

Ne i ftojmë fëmijët, të rinjtë e të rejat dhe prindërit e udhëheqësit e tyre që të zotohen ose rizotohen për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari duke marrë pjesë në veprën e Tij. Këto përpjekje nuk kanë përse të jenë të vështira! Këtu janë disa vende të thjeshta për t’ia nisur:

Prindërit
  • Mblidheni familjen tuaj për studimin e ungjillit. Burimet e programit Eja, Më Ndiq mund të ndihmojnë. Mund të merrni parasysh të bëni diskutime rreth temave të tilla si besëlidhjet, zbulesa, liria e zgjedhjes dhe bekimet patriarkale.

  • Planifikoni një veprimtari familjare. Si mund t’i shërbeni në mënyrë të sigurt dikujt në lagjen ose komunitetin tuaj? Atje ku është në dispozicion, programi ThjeshtShërbe mund t’ju ndihmojë të gjeni ide.

  • Takohuni individualisht me secilin bir dhe bijë. Diskutoni për interesat e tyre dhe bisedoni rreth fushave ku ata duan të rriten. Ndihmojini dhe përkrahini ata për zhvillimin vetjak. Bisedoni rreth asaj se çfarë synimesh kanë vendosur ose me cilat dëshirojnë të punojnë.

Udhëheqëset e Fillores
  • Mësojini rrethanat familjare të fëmijëve dhe kërkoni zbulesë për t’i ndihmuar ata si individë.

  • Filloni të zhvilloni mbledhjet e së dielës dhe aktivitetet e Fillores me prani fizike ose virtualisht (kur është e sigurt dhe autorizohet).

  • Mos u shqetësoni që synimet e individëve të lidhen me veprimtaritë! Përqendrimi juaj është te lidhja me fëmijët dhe familjet e tyre dhe që t’i bekoni ata – veçanërisht kur ata kanë nevojë ose kërkojnë ndihmë.

Udhëheqësit/et në moshë madhore të rinisë
  • Filloni të zhvilloni mbledhjet e së dielës dhe aktivitetet e kuorumit dhe klasave me prani fizike ose virtualisht (kur është e sigurt dhe autorizohet). Nxitini të rinjtë dhe të rejat t’i mësojnë përmendsh temat dhe t’i fillojnë mbledhjet me temat e reja të Të Rejave dhe kuorumit të Priftërisë Aarone.

  • Thërritini, veçojini dhe fuqizojini presidencat e kuorumeve dhe klasave. Ndihmojini ata të zhvillojnë mbledhje të rregullta të presidencave dhe të planifikojnë e drejtojnë mbledhjet dhe aktivitetet e së dielës. Zhvilloni këshillat e lagjes për rininë dhe nxitni pjesëmarrjen në mbledhjet bashkërenduese misionare, të tempullit dhe historisë familjare. Këshillojini dhe përkrahini presidencat sipas nevojës pa mbizotëruar. Ndihmojini presidencat të mësojnë aftësi udhëheqjeje duke përdorur burimet e presidencave të kuorumeve dhe klasave.

  • Planifikojini dhe zhvillojini kampet e rinisë dhe konferencën e rinisë në vitin 2021, duke ndjekur orientimet e sigurisë.

  • Mos u shqetësoni që synimet e individëve të lidhen me veprimtaritë! Përqendrojeni energjinë tuaj për lidhjen me vetë të rinjtë dhe të rejat. Ju gjithashtu mund t’i ndihmoni presidencat e kuorumeve dhe klasave t’i lidhin aktivitetet me nevojat e rinisë.

Për më shumë informacion, shihni ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.

Për Personat në Moshë Madhore

Vendet e Mbledhjes së TRMMB-ve

Presidenca e Parë ka dhënë miratim për zonat që të krijojnë vende mbledhjeje për të rinjtë në moshë madhore beqarë bazuar në nevojat e zonës. Një vend mbledhjeje është një vendndodhje e caktuar në një godinë ekzistuese (të tillë si një shtëpi mbledhjesh ose godinë instituti) ku të rinjtë në moshë madhore beqarë dhe miqtë e tyre mund të mblidhen për të marrë pjesë në disa ose të gjitha sa vijojnë (bazuar në nevojat dhe burimet vendore):

  • Edukimin fetar dhe të mësuarit e ungjillit (përfshirë institutin)

  • Veprimtaritë e shërbimit dhe ato shoqërore

  • Veprimtaritë në tempull dhe të historisë familjare

  • Mundësitë për mbështetjen te vetja dhe ato arsimore

  • Veprimtaritë për punën misionare dhe për ndihmën në komunitet

  • Programe të tjera të Kishës

Të gjitha vendet e mbledhjes duhet të miratohen nga Presidenca e Parë dhe të mbikëqyren nga presidentët e kunjeve dhe peshkopët.

Pamja
të rinj duke biseduar me njëri-tjetrin

Thirrjet për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë dhe Personat në Moshë Madhore Beqarë

Ndryshimet dhe sqarimet e fundit për rregulloren i kanë zgjidhur keqkuptimet e mundshme dhe traditat në lidhje me kufijtë mbi mundësitë e anëtarëve beqarë për të shërbyer në Kishën e Zotit. Këto ndryshime dhe sqarime për rregulloren, të miratuara nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve dhe të përfshira te Manuali i Përgjithshëm, shpjegojnë se të rinjtë në moshë madhore beqarë dhe personat në moshë madhore beqarë mund të bekohen nga të tjerët dhe mund t’i bekojnë të tjerët në shumë thirrje, përfshirë si udhëheqës kunji dhe lagjeje. Të njëjtat rregullore janë tani në fuqi në të gjitha njësitë e Kishës, përfshirë njësitë për të rinjtë në moshë madhore beqarë dhe ato për personat në moshë madhore beqarë. Kufizimet ndaj të rinjve në moshë madhore beqarë dhe personave në moshë madhore beqarë që shërbejnë në presidencat e kunjeve, peshkopatat dhe presidencat e Shoqatës së Ndihmës të kunjit në njësitë për të rinjtë në moshë madhore beqarë dhe për personat në moshë madhore beqarë, janë hequr.

Anëtarët beqarë mund të shërbejnë në pozicione udhëheqëse, përfshirë presidencat e organizatave të lagjeve dhe kunjeve, presidencat e kuorumit të pleqve, këshilltarë të peshkopatës, këshilltarë të lartë dhe këshilltarë të presidencës së kunjit.

Nevoja për të Gjithë dhe Mikpritja e të Gjithëve – Jepni Dashuri, Tregoni dhe Ftoni

Kur anëtarët e kanë të vështirë të kenë një ndjesi përkatësie, ndonjëherë udhëheqësit dhe të tjerë padashur thonë gjëra që e përforcojnë bindjen e këtyre anëtarëve se ata nuk përshtaten ose nuk janë të nevojshëm.

Pamja
të reja duke biseduar me njëra-tjetrën

Mbajtja mend e këtyre të vërtetave për të dhënë dashuri, për të treguar përvoja dhe ftuar mund të ndihmojnë për t’i mirëpritur të gjithë tek aktiviteti, shoqëria dhe përkatësia në Kishën e Jezu Krishtit:

  • Çdo person është një fëmijë i dashur i Perëndisë me një natyrë dhe fat hyjnor. Përveç bekimeve të përjetshme që Ai u premton besnikëve, Ai dëshiron t’i bekojë fëmijët e Tij tani, gjatë kësaj jete.

  • Çdo fëmijë i Perëndisë është i nevojshëm në veprën për ndërtimin e mbretërisë së Tij.

  • Për ta ndihmuar dikë të ndiejë që ai ose ajo ka përkatësi dhe është i nevojshëm, filloni me dashuri. Dëgjoni që t’i kuptoni përvojat e tij ose të saj. Mos supozoni se tashmë e dini ose kuptoni.

  • Ne nuk kemi përgjigje për të gjitha pyetjet që ne ose të tjerët ndeshin në këtë jetë. Për shembull, ne nuk i dimë arsyet përse një person mund të përballet me një sfidë të veçantë.

  • Jini të hapur dhe jo gjykues. Mirëpriteni çdo person, në çfarëdo fazë që ai person është në udhëtimin e tij ose saj. Ofrohuni për të ndihmuar dhe përqendrohuni tek e vërteta që çdo person është i nevojshëm në Kishë.

  • Nëse pa dashje thoni diçka lënduese, mos u hidhni në mbrojtje; kërkoni ndjesë dhe pastaj synoni faljen dhe përmirësimin.

Për informacion rreth ndihmës ndaj anëtarëve në rrethana të veçanta, shihni Burimet për Këshillim.

Si u Shndërrua një Kthim në Besim në një Grup Vëllezërish

Parimet Duaj, Trego dhe Fto

Bekimet e Premtuara teksa Ne Duam, Tregojmë dhe Ftojmë

Shtyp në Letër