Materiale Filmike dhe Figura
Libri i Figurave Artistike të Ungjillit


Përdorimi i Këtij Libri

Figurat artistike në këtë libër janë organizuar në gjashtë pjesë: Dhiata e Vjetër, Dhiata e Re, Libri i Mormonit, Historia e Kishës, Ungjilli në Veprim dhe Profetë të Ditëve të Mëvonshme. Ju mund t’i përdorni këto figura për të mësuar vetë dhe për mësimdhënie në shtëpi ose në kishë. Lista e mëposhtme jep një titull përshkrues për secilën figurë si dhe referenca për shkrimet e shenjta dhe burime të tjera që mund të përdoren për të mësuar mbi këto figura dhe për t’i diskutuar ato. Shqyrtimi i këtyre shkrimeve të shenjta dhe burimeve shoqëruese do të thellojë kuptimin tuaj të ngjarjeve dhe parimeve të ungjillit të përshkruara. Merrni parasysh idetë e mëposhtme për përdorimin e figurave dhe referencave:

  • Ftoni individët të shqyrtojnë shkrimet e shenjta ose burime të tjera që shoqërojnë një figurë të veçantë. Kërkojuni atyre të lexojnë ose përmbledhin këtë material gjatë një diskutimi të figurës.

  • Kërkojuni pjesëtarëve të familjes apo të klasës të përshkruajnë atë që shohin në figurë ose si i bën të ndiehen figura. Cilat parime të ungjillit mëson figura? Çfarë zbatimesh mund të bëhen në jetën tonë sot?

  • Ftojini individët t’i shohin figurat në mënyrë të pavarur. Ata mund të zgjedhin dy figura që t’i krahasojnë dhe të gjejnë dallimet. Vëzhgimet dhe pyetjet e tyre për atë që shohin mund të çojnë në bashkëbisedime mbi shkrimet e shenjta dhe mbi parimet e ungjillit.