1. Bëj ç’ësht’ e drejt’; agimi po shkreptin,
T’ardhme lirie dhe drite përsh’ndet.
Engjëjt në qiell në heshtje shënojnë
Çdo veprim tëndin; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
[Chorus]
Bëj ç’ësht’ e drejt’; pasojat le t’vazhdojnë.
Luft’ për liri në shpirt dhe në fuqi;
Me zemër t’fort’ të nesërmen prite.
Per’ndia të mbron; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
2. Bëj ç’ësht’ e drejt’; vargonjtë po thyhen.
Prangat e robërve më nuk shkëlqejn’;
Nga shpresa ndritur, ato më s’do mundojn’.
Rroft’ e vërteta; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
[Chorus]
Bëj ç’ësht’ e drejt’; pasojat le t’vazhdojnë.
Luft’ për liri në shpirt dhe në fuqi;
Me zemër t’fort’ të nesërmen prite.
Per’ndia të mbron; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
3. Bëj ç’ësht’ e drejt’; besim ki, jo frikë.
Para, shko para, qëllimin e sheh.
Syt’ që me lot jan’, më nuk do t’vajtojnë.
Bekimet t’presin kur bën ç’ësht’ e drejt’!
[Chorus]
Bëj ç’ësht’ e drejt’; pasojat le t’vazhdojnë.
Luft’ për liri në shpirt dhe në fuqi;
Me zemër t’fort’ të nesërmen prite.
Per’ndia të mbron; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
Teksti: Anon., The Psalms of Life [Psalmet e Jetës], Boston, 1857
Muzika: George Kaillmark, 1781–1835