Muzika
Ju Lajmëtar’ t’Lavdis’, Shkoni


167

Ju Lajmëtar’ t’Lavdis’, Shkoni

Me guxim

1. Ju lajmëtar’ t’lavdis’, shkoni;

Vrap, ju t’dërguar t’qiejve.

Ngjarjen e g’zuar tregoni

Që një engjëll fluturon.

I fuqishëm, I fuqishëm,

Me një lajm’rim prej qiejve.

2. Shkoni te çdo fis dhe çdo komb;

Vizitoni ju çdo vend.

Të gjith’ve shpallja t’u kumboj’;

Thoni t’vërtetën e lart’:

Se ungjilli, Se ungjilli

Me t’lashtën lavdi shkëlqen.

3. Shkoni, ungjillin t’u çoni;

Lajmi plot gaz t’përhapet.

Shkoni derisa nga çdo komb,

Kumbim’ i tij t’përsh’ndetet.

Që ungjilli, Që ungjilli

Në gjith’ tokën jehon’ t’ket’.

4. Farën e virtytit qiellor

Në tër’ tokën përhapni.

Shkoni! Jehova ju mbështet;

Gjith’ duajt me vler’ mblidhni.

Me Jezusin, Me Jezusin,

N’tok’ plot lavdi mbret’roni.

Teksti: John Taylor, 1808–1887

Muzika: Leroy J. Robertson, 1896–1971. © 1948 IRI

Doktrina e Besëlidhje 133:7–8, 36–37

Doktrina e Besëlidhje 75:2–5