Instructions for Curriculum
Udhëzime për Programin Mësimor 2018


class of children

Udhëzime për Programin Mësimor 2018

Të renditura më poshtë janë materialet për përdorim në kuorumet dhe klasat e së dielës, të cilat jo të gjitha janë në dispozicion në të gjitha gjuhët. Lagjet dhe degët duhet t’i kenë tashmë shumë prej këtyre materialeve. Materialet e reja për 2018-ën janë të theksuara.

Organizata

Manualet dhe Materialet Burimore

Priftëria Melkizedeke dhe Shoqata e Ndihmës

MBLEDHJA E KËSHILLIT TË DIELËN E PARË

Një anëtar i presidencës ose udhëheqës i grupit i udhëheq anëtarët teksa ata këshillohen së bashku dhe bëjnë plane për të përmbushur nevojat vendore, duke përdorur sugjerimet në Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] – For Melchizedek Priesthood and Relief Society [Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës] (Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 137–144, ose ComeFollowMe.lds.org).

Nëse materiali Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] – For Melchizedek Priesthood and Relief Society [Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës] nuk është në dispozicion në gjuhën tuaj, temat për këtë mbledhje këshilli, mund të përcaktohen nga kuorumi i pleqve, grupi i priftërinjve të lartë dhe udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës. Burimet e mundshme përfshijnë shkrimet e shenjta, Handbook 2: Administering the Church [Manuali 2: Administrimi i Kishës] (08702), revistat e Kishës, Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society [Bija në Mbretërinë Time: Historia dhe Vepra e Shoqatës së Ndihmës] (06500), Libri Udhëzues i Familjes (31180) dhe burime të tjera të miratuara nga Kisha.

E DIELA E DYTË DHE E TRETË

Të reja për 2018-ën

Anëtarët i studiojnë, i diskutojnë dhe i vënë në zbatim mesazhet e konferencës së përgjithshme nga Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe udhëheqës të tjerë të Kishës, duke përdorur sugjerimet në Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] – For Melchizedek Priesthood and Relief Society [Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës] (Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 137–144, ose ComeFollowMe.lds.org).

Nëse mesazhet e konferencës së përgjithshme nuk janë në dispozicion në gjuhën tuaj, as te revistat Ensign ose Liahona të nëntorit 2017 apo në LDS.org, përdorni Detyrat dhe Bekimet e Priftërisë, Pjesa B (31112) ose Gruaja Shenjtore e Ditëve të Mëvonshme, Pjesa B (31114).

E DIELA E KATËRT

Anëtarët studiojnë një temë doktrinore të lidhur me punën e Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës, duke përdorur sugjerimet në Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] – For Melchizedek Priesthood and Relief Society [Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës] (Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 137–144, ose ComeFollowMe.lds.org).

Nëse Come, Follow Me [Eja, Më Ndiq] – For Melchizedek Priesthood and Relief Society [Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës] nuk është në dispozicion në gjuhën tuaj, mund të përdoren Mesazhet e Presidencës së Parë dhe të Vizitave Mësimore.

E DIELA E PESTË

Mbledhjen e planifikojnë peshkopatat ose presidencat e degëve.

Priftëria Aarone dhe Të Rejat

Come, Follow Me: Learning Resources for Youth [Eja, Më Ndiq: Burime Nxënieje për Rininë] (lds.org/youth/learn)

Nëse këto burime nuk janë në dispozicion në gjuhën tuaj, në vend të tyre përdorni burimet e mëposhtme:

E DIELA E PARË, E KATËRT DHE E PESTË

Përdorni burimet Priftëria Aarone Manuali 1 (34820) dhe Të Rejat Manuali 1 (34823). Nëse këto manuale nuk janë në dispozicion në gjuhën tuaj, përdorni Detyrat dhe Bekimet e Priftërisë, Pjesa B (31112) dhe Gruaja Shenjtore e Ditëve të Mëvonshme, Pjesa B (31114).

E DIELA E DYTË DHE E TRETË

Përdorni manualet Detyrat dhe Bekimet e Priftërisë, Pjesa A (31111) dhe Gruaja Shenjtore e Ditëve të Mëvonshme, Pjesa A (31113).

Fillorja

KLASA E ÇERDHES (MOSHAT 18 MUAJSH–2 VJEÇ)

Behold Your Little Ones: Nursery Manual [Vini Re të Vegjlit Tuaj: Manuali i Çerdhes] (37108)

KLASA RREZET E DIELLIT (MOSHA 3 VJEÇ)

Fillorja 1: Unë Jam Fëmijë i Perëndisë (34969)

KLASAT ZTD (MOSHAT 4–7 VJEÇ)

Fillorja 2: Zgjidh të Drejtën A (34484)

KLASAT E GUXIMTARËVE (MOSHAT 8–11 VJEÇ)

Fillorja 6: Dhiata e Vjetër (34603)

Nëse ky manual nuk është në dispozicion në gjuhën tuaj, përdorni Primary 4: Book of Mormon [Fillorja 4: Libri i Mormonit] (34594)

KOHA E PËRBASHKËT (MOSHAT 3–11 VJEÇ)

Të reja për 2018-ën

E RE 2018 Outline for Sharing Time [Orientues për Kohën e Përbashkët ‑ 2018 (14756)

Shkolla e së Dielës

RINIA (MOSHAT 12–18 VJEÇ)

Come, Follow Me: Learning Resources for Youth [Eja, Më Ndiq: Burime Nxënieje për Rininë], (lds.org/youth/learn)

Nëse këto burime nuk janë në dispozicion në gjuhën tuaj, jepuni mësim klasave të Shkollës të së Dielës për të rinjtë duke përdorur materialet që renditen më poshtë për klasën e Shkollës të së Dielës për të rriturit.

TË RRITURIT

Manuali i Mësuesit për Doktrinën e Ungjillit të Dhiatës së Vjetër (35570) dhe Old Testament Class Member Study Guide [Udhëzues Studimor për Anëtarin e Klasës së Dhiatës së Vjetër] (34592)

Nëse këto burime nuk janë në dispozicion në gjuhën tuaj, përdorni burimet Book of Mormon Gospel Doctrine Teacher’s Manual [Manuali i Mësuesit për Doktrinën e Ungjillit të Librit të Mormonit] (35683) dhe Book of Mormon Class Member Study Guide [Udhëzues Studimor për Anëtarin e Klasës së Librit të Mormonit] (35684).

Parimet e Ungjillit (06195), një kurs për kërkuesit, anëtarët e rinj dhe anëtarët që po kthehen në aktivitet.

Nëse botimi më i ri i Parimeve të Ungjillit nuk është në dispozicion në gjuhën tuaj, përdorni botimin e mëparshëm (31110). Nëse asnjëri nuk është në dispozicion, përdorni Gospel Fundamentals [Bazat e Ungjillit] (31129).

Të Gjitha

MBLEDHJA E KËSHILLIT TË MËSUESVE

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit (13301)

Kurse Jo të Detyrueshme (nëse manualet janë në dispozicion)

Manualet dhe Materialet Burimore

Përgatitja për në Tempull

I Dhuruar nga Lart: Manuali i Mësuesit për Seminarin e Përgatitjes për në Tempull (36854) dhe Në Përgatitje për të Hyrë në Tempullin e Shenjtë (36793)

Martesa dhe Marrëdhëniet Familjare

Manuali i Instruktorit për Marrëdhëniet Martesore dhe Familjare (35865) dhe Udhëzues Studimor për Pjesëmarrësit në Kursin për Marrëdhëniet Martesore dhe Familjare (36357)

Për më tepër informacion mbi programin mësimor të së dielës dhe organizimin e kuorumeve e të klasave, shihni Handbook 2: Administering the Church [Manuali 2: Administrimi i Kishës], 7.8.1 (Melchizedek Priesthood) [Priftëria Melkizedeke]; 9.4.1 (Relief Society) [Shoqata e Ndihmës]; 8.11 (Aaronic Priesthood) [Priftëria Aarone]; 10.6 (Young Women) [Të Rejat]; 11.4 (Primary) [Fillorja]; 12.4 (Sunday School) [Shkolla e së Dielës].

Për më tepër informacion mbi mënyrën se si ta përmirësoni nxënien dhe mësimdhënien e ungjillit, shihni Handbook 2: Administering the Church [Manuali 2: Administrimi i Kishës], 5.5, 12.5.

Për të porositur materiale në format zanor, në alfabetin breil, me germa të mëdha, ose me diçitura, vizitoni store.lds.org dhe klikoni te Materials for Those with Disabilities [Materiale për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara].