Instructions for Curriculum
Udhëzime për Programin Mësimor 2021


“Udhëzime për Programin Mësimor 2021”, Udhëzime për Programin Mësimor 2021 (2020)

“Udhëzime për Programin Mësimor 2021”, Udhëzime për Programin Mësimor 2021

Pamja
familje duke lexuar shkrimet e shenjta

Udhëzime për Programin Mësimor 2021

Ky dokument rendit materialet për programin mësimor të Kishës për t’u përdorur në vitin 2021. Për shumicën e gjuhëve, këto materiale janë në dispozicion në formë elektronike te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te faqja ejamendiq.churchofjesuschrist.org. Materialet e reja për vitin 2021 kanë shënim.

Individët dhe Familjet

I RI Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (16587)

Nëse anëtarët në njësinë tuaj flasin gjuhët hiligajnisht, hindisht, sinhalisht, tamile, teluguisht, turqisht ose urduisht, përdorni Come, Follow Me—For Individuals and Families: New Testament 2021 (16899).

Fillorja

Klasa e Çerdhes (Moshat 18 Muajsh – 2 Vjeç)

Behold Your Little Ones: Nursery Manual [Vini Re Të Vegjlit Tuaj: Manual i Çerdhes] (37108)

Koha e Të Kënduarit dhe Të Gjitha Klasat e Fillores (Moshat 3–11 Vjeç)

I RI Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (16588)

Nëse anëtarët e njësisë suaj flasin gjuhët amharikisht, hiligajnisht, hindisht, hmongisht, islandisht, laoisht, lingalaisht, serbisht, sinhalaisht, sllovakisht, sllovenisht, shonaisht, tamilisht, teluguisht, turqisht, urduisht, xhosaisht ose zuluisht, përshtatni ide nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet për t’i përdorur në Fillore ose përdorni manuale të tjera të Kishës për fëmijë.

Shkolla e së Dielës

Shkolla e së Dielës për Të Rriturit dhe Rininë

I RI Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (16589)

Nëse anëtarët e njësisë suaj flasin gjuhët amharikisht, hiligajnisht, hindisht, hmongisht, islandisht, laoisht, lingalaisht, serbisht, sinhalaisht, sllovakisht, sllovenisht, shonaisht, tamilisht, teluguisht, turqisht, urduisht, xhosaisht ose zuluisht, përshtatni ide nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet për t’i përdorur në Shkollën e së Dielës ose përdorni manuale të tjera të Kishës.

Kuorumi i Pleqve dhe Shoqata e Ndihmës

Të Mësojmë nga Mesazhet e Konferencës së Përgjithshme” (variant i shtypur në dispozicion te botimet e konferencës të revistave Ensign ose Liahona)

Nëse anëtarët e njësisë suaj flasin gjuhët amharikisht, hiligajnisht, hindisht, hmongisht, islandisht, laoisht, lingalaisht, serbisht, sinhalaisht, sllovakisht, sllovenisht, shonaisht, tamilisht, teluguisht, turqisht, urduisht, xhosaisht ose zuluisht, jepni mësim nga mesazhet prej konferencës së përgjithshme më të fundit që përmbushin nevojat e kuorumit të pleqve apo Shoqatës së Ndihmës tuaj, ose përdorni manuale të tjera të Kishës.

Priftëria Aarone dhe Të Rejat

I RI Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (16639)

Nëse anëtarët e njësisë suaj flasin gjuhët amharikisht, hiligajnisht, hindisht, hmongisht, islandisht, laoisht, lingalaisht, serbisht, sinhalaisht, sllovakisht, sllovenisht, shonaisht, tamilisht, teluguisht, turqisht, urduisht, xhosaisht ose zuluisht, përdorni mësimet te kapitulli 3 i manualit Predikoni Ungjillin Tim (16229) Ju gjithashtu mund të jepni mësim nga mesazhet prej konferencës së përgjithshme më të fundit që plotësojnë nevojat e rinisë suaj.

Të Gjitha Organizatat

Mbledhja e Këshillit të Mësuesve

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Kurse të Tjera (nëse manualet janë në dispozicion)

Kurset për forcimin e martesës dhe familjes, për përgatitjen për tempull dhe për përgatitjen për mision nuk do të zhvillohen gjatë orës së dytë të Kishës. Megjithatë, sipas gjykimit të peshkopit dhe në bazë të nevojave vendore, këto kurse mund të jepen mësim në orare të tjera për individë, familje ose grupe.

Martesa dhe Marrëdhëniet Familjare

Manuali i Instruktorit për Marrëdhëniet Martesore dhe Familjare (35865) dhe Udhëzues Studimor për Pjesëmarrësit në Kursin për Marrëdhëniet Martesore dhe Familjare (36357)

Përgatitja për në Tempull

I Dhuruar nga Lart: Manuali i Mësuesit për Seminarin e Përgatitjes për në Tempull (36854) dhe Në Përgatitje për të Hyrë në Tempullin e Shenjtë (36793)

Udhëzime për Porosinë e Programit Mësimor Vjetor të Njësisë

Për vitin 2021, peshkopët dhe presidentët e degëve do të marrin kopje të shtypura të manualit Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet që t’ua shpërndajnë anëtarëve në njësitë e tyre. Ata do të marrin një kopje për çdo vatër familjare aktive në njësi. Njësitë vendore nuk do të paguajnë për këto kopje. Megjithatë, njësive do t’u nevojitet të porositin dhe të paguajnë për kopjet e shtypura të manualeve që përdoren te Fillorja, Shkolla e së Dielës, Priftëria Aarone dhe Të Rejat.

Ju mund t’i porositni materialet për njësinë duke filluar nga data 30 qershor 2020. Ju lutemi, bëjeni porosinë tuaj jo më vonë se data 31 gusht 2020. Materialet e porositura pas kësaj date mund të mos dorëzohen brenda datës 1 janar 2021. Për të porositur materiale të shtypura, vizitoni faqen store.ChurchofJesusChrist.org, përzgjidhni Units and Callings [Njësitë dhe Thirrjet] dhe pastaj përzgjidhni Annual Curriculum [Programi Mësimor Vjetor].

Merrini parasysh pyetjet vijuese për t’ju ndihmuar që ta shmangni porositjen e më shumë kopjeve të shtypura nga sa ju nevojiten:

  • Sa kopje të shtypura të secilit material ka tashmë në dispozicion njësia juaj?

  • Sa mësues përdorin variante elektronike të materialeve në vend të kopjeve të shtypura?

Materiale për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara

Materiale në format zanor, në alfabetin breil dhe me germa të mëdha janë gjithashtu në dispozicion te store.ChurchofJesusChrist.org.

Shtyp në Letër