Për Revistat e Kishës
Liahona
Mësoni rreth Revistës Liahona


Liahona”, janar 2021.

Liahona

Na Drejton të Gjithëve te Jezu Krishti

Pamja
burrë duke lexuar revistën

Në Librin e Mormonit, ne lexojmë që Zoti e përgatiti Liahonën për t’i ndihmuar Lehin dhe familjen e tij që të përparonin gjatë udhëtimit të tyre. Ajo ishte një “busull…, që do t’u tregonte atyre një kurs të drejtë për në tokën e premtuar” (Alma 37:44). Nën drejtimin e profetëve të gjallë, revista Liahona në kohën tonë është një udhërrëfyese që shkon me ne në udhëtimin tonë dhe tregon udhën drejt Jezu Krishtit, edhe në mes të stuhisë.

Një Liahona e Re

Revista Liahona për personat në moshë madhore tregon për mësimet dhe shërbesën e udhëheqësve të Kishës, jep artikuj frymëzues që tregojnë se si të zbatohen parimet e ungjillit, e përkrah të mësuarit e ungjillit të përqendruar te shtëpia dhe jep ide mbi temat e programit Eja, Më Ndiq.

Udhërrëfimi nga Profetët e Gjallë

Çdo botim paraqet një artikull të ri, origjinal, të përgatitur nga një anëtar i Presidencës së Parë ose i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Lexoni atë që profetët dhe apostujt po e japin mësim sot.

Publiku Kryesor

Revista Liahona jep material frymëzues nga ungjilli për të gjithë anëtarët në moshë madhore, përfshirë përmbajtje për të rriturit beqarë, të rinjtë në moshë madhore, anëtarët e rinj, anëtarët me përvojë dhe prindërit. Për të rinjtë në moshë madhore, Liahona boton edhe disa artikuj që gjenden tek E Përjavshmja për TRMM-të, një revistë digjitale për të rinjtë në moshë madhore.

Shtrirja Mbarëbotërore

Liahona përpiqet fort t’i bekojë anëtarët anembanë botës. Revista botohet në 23 gjuhë çdo muaj në formatin digjital dhe të shtypur në letër dhe në 25 gjuhë të tjera një herë në dy muaj në formatin digjital dhe të shtypur në letër. Një përzgjedhje e mesazheve kryesore vihet në dispozicion në format digjital për t’u shpërndarë në mënyrë vendore në 39 gjuhë të tjera. Kjo bën që përmbajtja e revistës Liahona të jetë në dispozicion të anëtarëve në 87 gjuhë çdo muaj.

Më Shumë Artikuj Digjitalë

A e dinit se Liahona boton më shumë përmbajtje sesa do të gjeni në revistën e shtypur në letër? Këto materiale shtesë digjitale mund të gjenden te liahona.ChurchofJesusChrist.org ose në revistën Liahona në programin kompjuterik Biblioteka e Ungjillit.

Artikuj të Veçantë Zonalë

Liahona e plotë përkthehet në 48 gjuhë. Pothuajse çdo botim përfshin përmbajtje të prodhuar nga komitetet vendore me punonjës ose vullnetarë që kanë marrë thirrje. Kjo përmbajtje vendore përfshin mesazhe nga anëtarët e Presidencës së Zonës, artikuj mbi ngjarjet vendore, histori dhe dëshmi nga anëtarët vendorë dhe më shumë. Për shumicën e zonave, kjo përmbajtje është në dispozicion në revistën digjitale Liahona çdo muaj në programin kompjuterik Biblioteka e Ungjillit.

Na Dërgoni Historinë Tuaj

Revista Liahona dëshiron të dëgjojë nga ju. Ju mund të frymëzoni anëtarë nëpër botë kur tregoni përvojat tuaja për të jetuarit e ungjillit. Dorëzojani artikujt, idetë dhe përshtypjet tuaja revistës Liahonainternet.

Abonohuni Tani

Për më shumë informacion lidhur me revistën Liahona, vizitoni dyqanin në internet dhe përzgjidhni gjuhën e dëshiruar. Faqet vendore të veçanta për zonën do të përfshihen automatikisht në bazë të vendndodhjes suaj.

Shënim: Mund të duhen deri në tre muaj që abonimet të hyjnë në veprim.

Shtyp në Letër