Kuorumet e Priftërisë Aarone
Përgjegjësitë


grup të rinjsh

Thirrja Ime si Sekretar i Kuorumit të Priftërinjve

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Priftërisë Aarone

Kuorumet e Priftërisë Aarone i ndihmojnë të rinjtë që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Qëllimi i një kuorumi është që t’i ndihmojë mbajtësit e priftërisë të punojnë së bashku për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. (Shih te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 10.1, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

Kuorumi i Priftërinjve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e priftërinjve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 16 vjeç. Nëse janë të përgatitur dhe të denjë, ata gjithashtu mund të shugurohen priftërinj. Priftërinjtë kanë të njëjtat detyra sikurse dhjakët dhe mësuesit. Priftërinjtë gjithashtu mund të administrojnë sakramentin, të kryejnë pagëzime (përfshirë pagëzime në tempull) dhe të shugurojnë priftërinj, mësues ose dhjakë të tjerë (shih te Doktrina e Besëlidhje 20:46–52, 73–79; Manuali i Përgjithshëm, 10.1.3.3).

Sekretari

Kur thirren sekretarë të kuorumeve, ata përgatitin rende dite për mbledhjet dhe mbajnë shënime. Ata gjithashtu e ndihmojnë nëpunësin e lagjes ose një këshillues të kuorumit që të ndjekë ecurinë e frekuentimit. (Shih te 10.4.2.)

Shërbim dhe Aktivitete

Peshkopi dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit, planifikojnë shërbimin dhe aktivitetet. Këto duhet të ndihmojnë për të përmbushur veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ato duhet të baraspeshohen midis katër fushave të rritjes vetjake: shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. (Shih te 10.2.1.3.)

Orientimet dhe Rregulloret

Orientimet dhe rregulloret shtesë, duke përfshirë përkrahjen e të rinjve me aftësi të kufizuara, marrjen e emblemave për programin Fëmijët dhe Rinia dhe mbledhjen e ofertave të agjërimit, gjenden te pjesa 10.8 e materialit Manuali i Përgjithshëm.