Seminari
Efesianëve 6:10–24


Efesianëve 6:10–24

“Vishni Gjithë Armatimin e Perëndisë”

Një i ri në epokën e Dhiatës së Re i veshur me armatim me një shpatë dhe një mburojë.

Ne jemi në një luftë për shpirtrat e njerëzimit. Ati Qiellor e frymëzoi Palin të jepte mësim rreth mënyrës se si ne mund t’u mbijetojmë sulmeve të Satanit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kuptosh se çfarë Perëndia ka siguruar për të të mbrojtur nga ligësitë e botës, të vlerësosh përgatitjen tënde shpirtërore të tanishme dhe të bësh një plan për të përmirësuar mbrojtjet e tua shpirtërore.

Satani është sulmues në taktikat e tij

  • Cilat mendon se janë ndryshimet më të mëdha ndërmjet asaj që po përjeton ti si adoleshent dhe asaj që prindërit e tu përjetuan kur ata ishin në moshën tënde?

Lexoje thënien vijuese nga Plaku Robert D. Hejls (1932–2017), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe gjej një ndryshim që ai theksoi:

Portreti zyrtar i Plakut Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2003

“Etërit dhe gjyshërit tuaj kurrë nuk i hasën tundimet që ju hasni rregullisht. Ju po jetoni në ditët e fundit. Nëse babai juaj donte të futej në telashe, ai duhej të shkonte t’i kërkonte. Jo më! Tani tundimi ju gjen vetë! Ju lutem, mbajeni mend këtë! Satani dëshiron t’ju ketë ju dhe ‘mëkati shtrihet te pragu’ [Mosia 5:23]. Si do t’u bëni ballë taktikave të tij sulmuese?”

(Robert D. Hejls, “Qëndroni të Paepur në Vende të Shenjta”, Liahona, maj 2013, f. 48–49)

  • Cilat janë mënyrat se si tundimi na gjen sot në vend që të na duhet ta kërkojmë atë?

Përsiat për pyetjet në vijim ose shkruaji përgjigjet e tua në ditarin tënd të studimit.

  • Cilat janë disa mënyra se si Satani po përpiqet të të tundojë ty personalisht?

  • Çfarë po bën që të kërkosh ndihmën e Zotit për t’u bërë ballë tundimeve të Satanit? Çfarë ke bërë mirë? Çfarë mund të duhet të bësh që të përmirësohesh?

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të dish se si mund ta kërkosh dhe marrësh në mënyrë më të plotë mbrojtjen e Shpëtimtarit në jetën tënde nga sulmet e Satanit.

Mbrojtja e Zotit

Lexo tek Efesianëve 6:10–13, duke kërkuar se çfarë tha Pali se po luftonin shenjtorët në kohën e tij.

  • Çfarë ngjashmërish sheh ndërmjet asaj kundër së cilës shenjtorët në Efes po luftonin në kohën e tyre dhe asaj kundër së cilës ne luftojmë tani?

  • Përse do të donin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti që ne të jemi të mbrojtur nga ligësia? Çfarë na mëson kjo dëshirë rreth Tyre?

  • Çfarë i ftoi Pali efesianët të bënin për të qenë në gjendje t’u bënin ballë këtyre ligësive?

Nga Efesianëve 6:10–13, ne mësojmë se nëse e veshim të gjithë armatimin e Perëndisë, ne do të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë të ligës.

Armatimi i Perëndisë është një metaforë ose simbol i mbrojtjes që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na ofrojnë. Në betejën me të cilën përballemi, armatimi i Perëndisë është krijuar posaçërisht për ty dhe për rreziqet në jetën tënde. Për të të ndihmuar ta kuptosh këtë mbrojtje hyjnore, ti mund të duash ta kopjosh figurën vijuese në ditarin tënd të studimit ose ta shtypësh atë në letër. Mbaj shënim në diagram përgjigjet e tua për veprimtarinë vijuese:

Një komplet armatimi dhe një mburojë e një ushtari të lashtë që përfaqëson armatimin e Perëndisë. Ka tekst që shpjegon elementet e ndryshme të armatimit. Bazuar te Doktrina e Besëlidhje 27:15–18. “15 Si rrjedhim, gëzohuni në zemrat tuaja e ngazëllehuni dhe ngjishini ijët tuaja e merrni mbi vete gjithë armatimin tim, që të mund të jeni në gjendje t’i bëni ballë ditës së ligë, duke bërë gjithçka, që ju të mund të jeni në gjendje të qëndroni të fortë. 16 Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ije brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes, të cilin kam dërguar engjëjt e mi t’jua japin; 17 Duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut; 18 Dhe merrni përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Shpirtit tim, të cilin do ta derdh mbi ju, dhe fjalën time, të cilën unë jua zbuloj, dhe jini të një mendjeje për të gjitha gjërat që kërkoni prej meje e jini besnikë, derisa unë të vij, dhe ju do të rrëmbeheni lart, sepse aty ku unë jam, ju do të jeni gjithashtu. Amen.”

Lexo tek Efesianëve 6:14–18 për të përcaktuar secilën pjesë të armatimit ose shiko materialin filmik “The Armor of God” [“Armatimi i Perëndisë”] (2:01), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Shkruaj se çfarë përfaqëson secila pjesë e armatimit në diagramin tënd. Mund të jetë e dobishme të dish se “mbathur këmbët” (Efesianëve 6:15) i referohet veshjes së mbulesave mbrojtëse në këmbë.

2:1

The Armor of God

Saints should put on the whole armor of God. Ephesians 6:11–17

Thelloje kuptueshmërinë tënde rreth pjesëve të armatimit të Perëndisë duke kryer veprimtarinë në vijim.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese për të paktën një pjesë të armatimit të Krishtit. Nëse të duhet ndihmë, më poshtë jepet një shembull për fjalët “në ijë brezin e së vërtetës” (Efesianëve 6:14). Je i lutur të përzgjedhësh një nga pjesët e tjera të armatimit për këtë veprimtari.

  1. Me cilin koncept shpirtëror e lidhi Pali këtë pjesë të armatimit?

  2. Çfarë mund të përfaqësojë nga ana shpirtërore pjesa e trupit që mbrohet nga armatimi?

  3. Si e veshim këtë pjesë të armatimit të Zotit për të marrë mbrojtjen e Tij kundër së ligës?

Për fjalët “në ijë brezin e së vërtetës” (Efesianëve 6:14), sa vijojnë mund të jenë përgjigje për pyetjet më lart: 1) e vërteta; 2) ajo përfaqëson dëlirësinë ose pastërtinë tonë morale dhe 3) ne mund të mësojmë të vërtetat rreth Atit Qiellor dhe planit të Tij të shpëtimit që mund të na japin shtysë të qëndrojmë moralisht të pastër.

Veshja e të gjithë armatimit të Shpëtimtarit

Pali dhe Shpëtimtari theksuan veshjen e të gjithë armatimit të Perëndisë (shih tek Efesianëve 6:11, 13; Doktrina e Besëlidhje 27:15).

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë rreziqesh sheh te veshja e vetëm një pjesë të armatimit të Zotit? Përse mendon se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë që ti të jesh plotësisht i mbrojtur?

  • Çfarë do të bësh çdo ditë për ta veshur në mënyrë më të plotë të gjithë armatimin e Perëndisë për t’u mbrojtur nga tundimet me të cilat përballesh?

  • Në ç’mënyrë është të drejtuarit tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ndihmë në këtë mënyrë, një shfaqje e dashurisë tënde për Ta dhe e besimit tek Ata?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Cila është domethënia e pjesëve të trupit të mbrojtura nga armatimi i Shpëtimtarit?

Presidenti Harold B. Li (1899–1973) shpalli:

Portret i bustit të Presidentit të Kishës SHDM, Harold B. Li.

“Ne i kemi të katër pjesët e trupit që Apostulli Pal tha se [janë] pjesët më të cenueshme nga fuqitë e errësirës. Ijët, që simbolizojnë virtytin, dëlirësinë. Zemra që simbolizon sjelljen tonë. Këmbët tona, synimet ose objektivat tona në jetë dhe, së fundi, koka jonë, mendimet tona.”

(Harold B. Lee, Feet Shod with the Preparation of the Gospel of Peace, Fjalimi i Vitit në Universitetin “Brigam Jang” [9 nëntor 1955], f. 2)

Çfarë mund të bëj për ta veshur të gjithë armatimin e Perëndisë?

Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Portreti i fundit zyrtar i Plakut Nil A. Maksuell, i vitit 1992.

Zhveshja e njeriut të natyrshëm e bën të mundur veshjen e të gjithë armatimit të Perëndisë, i cili më parë nuk do të na rrinte plotësisht për shtat (shih tek Efesianëve 6:11, 13)”.

(Neal A. Maxwell, “Plow in Hope”, Ensign, maj 2001, f. 60)

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Portreti zyrtar i Presidentit M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2004.

“Më pëlqen të mendoj për këtë armatim shpirtëror jo si një copë metali të ngurtë, të shkrirë për t’iu përshtatur trupit, por më shumë si një parzmore me zinxhirë. Parzmorja me zinxhirë përbëhet nga dhjetëra copëza të vogla hekuri, të lidhura së bashku për t’i lejuar përdoruesit përkulshmëri më të madhe pa e humbur mbrojtjen. E them këtë ngaqë ka qenë përvoja ime se nuk ka vetëm një gjë madhore dhe të madhërishme që ne mund ta bëjmë për ta armatosur veten tonë shpirtërisht. Fuqia e vërtetë shpirtërore qëndron në veprime të shumta më të vogla, që gërshetohen së bashku në cohën e mbrojtjes shpirtërore, e cila na mbron dhe na bëhet mburojë prej gjithë ligësisë.”

(M. Russell Ballard, “Be Strong in the Lord”, Ensign, korrik 2004, f. 8)

Në ç’mënyrë lidhen veshjet e tempullit me armatimin e Perëndisë?

Plaku Karlos E. Esei (1926–1999), i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi:

Portret i Karlos E. Eseit

“Megjithatë, ka një pjesë tjetër të armatimit të denjë për konsideratën tonë. Ajo është veshja e brendshme e veçantë e njohur si veshja e brendshme e tempullit, ose veshja e priftërisë së shenjtë, e veshur nga anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të cilët e kanë marrë dhurimin e tyre në tempull. Kjo veshje, e mbajtur ditë e natë, shërben për tre qëllime të rëndësishme: është kujtesë e besëlidhjeve të shenjta të bëra me Zotin në shtëpinë e Tij të shenjtë, një mbulesë mbrojtëse për trupin dhe një simbol i thjeshtësisë së veshjes dhe të jetuarit, që duhet t’i karakterizojë jetët e të gjithë ndjekësve të përulur të Krishtit.”

(Carlos E. Asay, “The Temple Garment: ‘An Outward Expression of an Inward Commitment’”, Ensign, gusht 1997, f. 20)