Seminari
Marku 9:14–29


Marku 9:14–29

“Unë Besoj, o Zot, Ndihmo Mosbesimin Tim”

A man holding his son in his arms as he presents the boy to Jesus Christ to be healed. Christ is depicted standing and reaching with His and toward the boy’s head. The painting depicts Jesus Christ healing and casting a devil out of the boy.

Jezu Krishti ndeshi një grup njerëzish që po i vinin në dyshim dishepujt e Tij, për shkak se dishepujt nuk mundën ta dëbonin një shpirt të keq nga djali i një burri. Pasi i dha mësim këtij babai rreth besimit, Jezu Krishti e shëroi djalin. Ky mësim do të të ndihmojë ta shqyrtosh besimin tënd te Zoti dhe të kërkosh zbulesë se si mund ta forcosh atë.

Sfidat ndaj besimit

Përfytyro sikur po përjeton sfidat e mëposhtme:

Nuk ndihesh i/e mirëpritur në KishëDepresioniNjë pjesëtar i familjes largohet nga KishaVdekja e një shoku/shoqeje

  • Si mund të ndikojnë këto përvoja te bindja dhe mirëbesimi i dikujt te Jezu Krishti?

  • Çfarë përvojash të tjera mund ta vënë në provë besimin e një adoleshenti te Krishti?

  • Çfarë përvojash ke pasur ti ose të tjerët që të kanë treguar rëndësinë e pasjes së besimit të fortë te Jezu Krishti gjatë kohëve të vështira?

Plotëso vlerësimin e mëposhtëm për veten:

Veprimtaria e Cilësive: Besimi

Zgjidh numrin që përshkruan më mirë se sa shpesh gjen zbatim secili pohim për ty. Mbaj mend se rritja shpirtërore është një proces gradual dhe se askush nuk është i përsosur.

1 = kurrë, 2 = nganjëherë, 3 = shpesh, 4 = pothuajse gjithnjë, 5 = gjithnjë

________ 1. Unë besoj te Jezu Krishti dhe e pranoj Atë si Shpëtimtarin tim. ( 2 Nefi 25:29)________ 2. Kam besimin e domosdoshëm që të më ndihmojë të bëj të ndodhin gjëra të mira në jetën time ose jetën e të tjerëve. ( Ethëri12:12)________ 3. I mirëbesoj Shpëtimtarit mjaftueshëm sa ta pranoj vullnetin e Tij dhe të bëj çfarëdo që Ai kërkon. ( 1 Nefi 3:7)

  • Reflekto për fushat ku je i/e fortë. Çfarë përvojash të kanë ndihmuar të jesh i/e fortë në këto fusha?

  • Në çfarë fushash ke nevojë të forcohesh?

“Ki mëshirë për ne”

Pas përvojës së Tij me Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin në Malin e Shpërfytyrimit, Jezusi takoi një burrë i cili dëshironte që i biri të shërohej nga një shpirt i lig.

Lexo te Marku 9:14–22 , duke kërkuar situatën e vështirë me të cilën u përballën ky baba dhe bir.

  • Si mendon se u ndje babai kur dishepujt e Shpëtimtarit nuk mundën t’ia shëronin të birin?

  • Kur ke pasur arsye ti ose dikush që njeh, t’i thuash Zotit: “Ki mëshirë për ne dhe na ndihmo”?

  • Çfarë di nga përvojat e tua rreth gatishmërisë së Zotit për të treguar dhembshuri?

  • Pse Jezu Krishti është në gjendje të ketë dhembshuri për çdonjërin nga ne?

Lexo te Marku 9:23–27 për të parë se çfarë ndodhi më pas. Merr parasysh të shënjosh çfarëdo fjalë, frazë ose të vërtetë që ndien se është e rëndësishme të mbahet mend.

  • Çfarë i tha Shpëtimtari këtij babai kur ai i kërkoi ndihmë?

  • Çfarë të bën përshtypje te përgjigjja e babait ndaj Shpëtimtarit te vargu 24 ?

  • Çfarë përvojash ke pasur që të ndihmojnë të thuash: “Unë besoj, o Zot”?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, e vuri theksin tek të vërtetat e rëndësishme që mund të mësojmë nga kjo ndodhi:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Kur ndodhet përballë sfidës së besimit, babai fillimisht vë në pah forcën e tij dhe vetëm më pas e pranon kufizimin e tij. Deklarimi i tij fillestar është pohues dhe pa ngurrim: ‘Unë besoj, o Zot’. Do t’iu thosha të gjithë atyre që dëshirojnë më shumë besim, kujtojeni këtë burrë! Në çaste frike apo dyshimi, ose kohë shqetësimi, mos u largoni nga besimi që keni fituar tashmë, edhe pse ai mund të jetë i kufizuar. … Mbahuni fort tek ajo që tashmë e dini dhe qëndroni të paepur derisa vjen dija e mëtejshme. …

… Kur afrohet dyshimi ose vështirësia, mos kini frikë të kërkoni ndihmë. … Perëndia do të dërgojë … ndihmë nga të dy[ja] anët e velit për ta forcuar besimin tonë.”

(Xhefri R. Holland, “Unë Besoj, o Zot”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 93–94.)

  • Çfarë mund të mësojmë nga kjo ndodhi në shkrimet e shenjta dhe nga mësimet e Plakut Holland?

Një e vërtetë që mësojmë nga kjo ndodhi, është që kur zgjedhim të besojmë tek Ati Qiellor dhe kërkojmë ndihmën e Tij nëpërmjet lutjes, Ai do të na ndihmojë ta forcojmë besimin tonë te Jezu Krishti.

  • Çfarë mendon se do të thotë “mos u largoni nga besimi që keni fituar tashmë” dhe “mbahuni fort tek ajo që tashmë e dini”?

Një mënyrë se si të “mos … largo[he]ni nga besimi që keni fituar tashmë” dhe “mbah[e]ni fort tek ajo që tashmë e dini” është t’i mbash mend dhe të mbështetesh te përvojat e mëparshme që e kanë forcuar besimin tënd. Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i përshkroi këto përvoja:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Bashkë me udhëzimin plot paqe që marrim nga Fryma e Shenjtë, herë pas here, Perëndia e siguron fuqimisht dhe shumë personalisht secilin prej nesh, se Ai na njeh dhe na do dhe se Ai po na bekon në veçanti dhe haptas. …

… Kur vështirësia vetjake, dyshimi, ose shkurajimi na e errësojnë shtegun, … [këto] kujtime që na përcaktojnë shpirtërisht … janë si gurë të shndritshëm që ndihmojnë të na e ndriçojnë udhën para nesh, duke na siguruar se Perëndia na njeh, na do dhe ka dërguar Birin e Tij, Jezu Krishtin për të na ndihmuar që të kthehemi në shtëpi.”

(Nil L. Andersen, “Kujtime që të Përcaktojnë Shpirtërisht,” Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 19, 21.)

Color Handouts Icon 1. Plotësoje veprimtarinë vijuese dhe përgjigju për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit për t’ia treguar mësuesit tënd.

Në ditarin tënd të studimit ose në një fletë letre, vijëzo konturin e njërës nga duart e tua. Në mes të këtij vijëzimi, shkruaj frazën “Unë besoj, o Zot” për të përfaqësuar mbajtjen pas asaj që di tashmë. Përreth kësaj fraze, rendit me pak hollësi arsyet pse ti e di ose e beson që “Perëndia [të] njeh, [të] do dhe ka dërguar Birin e Tij, Jezu Krishtin për të [të] ndihmuar që të kthehe[sh] në shtëpi”.

  • Si mund të të ndihmojë mbajtja mend e përvojave dhe mësimeve që Perëndia të ka dhënë tashmë, që të forcohesh në kohë të vështira?

Përsiat se çfarë do të bësh ose do të vazhdosh të bësh, për të ftuar përvoja që të ndihmojnë ta dish se Perëndia të njeh dhe të do.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Marku 9:29 Çfarë nënkuptonte Shpëtimtari kur tha: “Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim”?

Agjërimi dhe lutja mund të ftojnë fuqi më të madhe shpirtërore nga Zoti. Disa sfida, si ajo kur Apostujt u orvatën ta dëbonin frymën e papastër, mund të kërkojnë atë fuqi më të madhe. Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Fuqia e ëmbël e lutjes mund të shtohet me anë të agjërimit … kur i përshtatet një nevoje të veçantë” (“Sweet Power of Prayer”, Ensign ose Liahona, maj 2003, f. 7).

Ku mund të mësoj më shumë rreth besimit dhe dyshimit?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim të vërteta shtesë rreth forcimit të besimit dhe përballjes me dyshimet. Për t’i dëgjuar disa nga këto të vërteta shtesë, merr parasysh të shikosh materialin filmik “Unë Besoj, o Zot” nga kodi kohor 5:57 deri në 10:28.