Kapitulli 15Gruaja te PusiJezusi u nis nga Jeruzalemi për në Galile. Ai udhëtoi nëpër Samari dhe shkoi te një pus.Gjoni 4:3-6Ai ishte i lodhur dhe pushoi te pusi. Një grua samaritane erdhi për të mbushur ujë. Jezusi i kërkoi që t’i jepte për të pirë.Gjoni 4:6-7Ngaqë hebrenjtë zakonisht nuk u flisnin samaritanëve, gruaja u befasua.Gjoni 4:9Jezusi i tha gruas se mund t’i jepte asaj një lloj uji që do ta bënte atë të mos kishte kurrë më etje. Ai i shpjegoi se ishte Shpëtimtari. Uji që mund t’i jepte asaj ishte “ujë i gjallë” i jetës së përjetshme.Gjoni 4:10, 13-15, 25-26Gruaja shkoi në qytet dhe u tregoi njerëzve për Jezusin. Ata shkuan te pusi dhe e dëgjuan vetë Jezusin. Shumë prej tyre i besuan fjalët e Tij.Gjoni 4:28-30, 39-42