Kapitulli 18Jezusi Zgjedh Apostujt e TijNjë ditë Jezusi i mësoi njerëzit nga një barkë në bregun e detit të Galilesë. Barka ishte e një burri që quhej Pjetër.Lluka 5:1-3Pjetri dhe miqtë e tij kishin peshkuar gjithë natën pa zënë asnjë peshk. Pasi e mbaroi mësimin, Jezusi i tha Pjetrit ta çonte barkën në thellësi. Pastaj Ai i tha Pjetrit dhe miqve të tij t’i hidhnin rrjetat e tyre në ujë.Lluka 5:4-5Ata zunë aq shumë peshk saqë rrjetat filluan të çaheshin.Lluka 5:6Pjetri thirri miqtë e tij në një barkë tjetër të vinin për t’i ndihmuar. Peshku i mbushi të dyja barkat aq shumë saqë ato filluan të zhyteshin.Lluka 5:7Pjetri dhe miqtë e tij u mahnitën. Ata e dinin se Jezu Krishti kishte bërë që kjo të ndodhte.Lluka 5:8-9Pjetri u gjunjëzua te këmbët e Shpëtimtarit. Ai tha se ai nuk ishte i denjë të qëndronte pranë Jezusit. Jezusi i tha Pjetrit të mos kishte frikë.Lluka 5:8-10Dy nga miqtë e Pjetrit, Jakobi dhe Gjoni, ishin vëllezër. Jezusi i tha Pjetrit që Jakobi dhe Gjoni ta ndiqnin Atë dhe të bëheshin “peshkatarë njerëzish”. Burrat lanë çdo gjë që kishin dhe shkuan me Jezusin. Shpëtimtari kërkoi gjithashtu njerëz të tjerë që ta ndiqnin Atë.Mateu 4:18-22; 9:9; Lluka 5:10-11; Gjoni 1:35-51Jezusi zgjodhi dymbëdhjetë Apostuj të udhëhiqnin Kishën e Tij. Ai u lut gjithë natën në mënyrë që Ai të mund të zgjidhte njerëzit e duhur. Mëngjesin tjetër Ai zgjodhi dhe shuguroi dymbëdhjetë burra, duke u dhënë atyre priftërinë dhe autoritetin të ishin Apostuj.Marku 3:14; Lluka 6:12-16; Gjoni 15:16Apostujt udhëtuan nëpër shumë qytete. Ata u mësuan njerëzve ungjillin dhe i shëruan. Ata u kthyen përsëri që t’i tregonin Jezusit se çfarë kishin bërë.Marku 6:30; Lluka 9:1-6